Gjykata Administrative jep vendimin/ Rrëzohet “Prindi 1” dhe “Prindi 2”
Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionerit ...

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, roli i tyre shtetformues, sfidat e fqinjit tonë dhe forcimi i trekëndëshit Tiranë- Prishtinë-Shkup, janë disa nga temat për të cilët Ditmir Bushati ka diskutuar me Bujar Osmanin në podacastin e radhës.
Osmani është Ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, shqiptari i parë që drejton këtë institucion dhe gjithashtu është kryetar i radhës i OSBE.
Bushati dhe Osmani diksutuan mbi përfaqësimin në rritje dhe kontributin shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrit Osmani, “Maqedonia e Veriut në këto 20 vitet e fundit, pas Marrëveshjes së Ohrit, është transformuar nga një shoqëri e ndarë në të cilin komunitetet jetonin jetë paralele”.
Por, ndërsa sot në qeverinë maqedonase, përpos kreut të diplomacisë, kemi një ministër financash dhe kryetarin e parlamentit shqiptar, duket se ende nuk mund të flasim se kemi arritur në pikën e moskthimit pas.

“… Ky proces është më shumë nga lart-poshtë. Po të ishte nga poshtë-lart do ishte krijuar mirëbesimi te njerëzit, toleranca, eliminimi i paragjykimeve për fenomene të tilla, por unë mendoj që është i imponuar nga lart me marrëveshje ndërkombëtare, me marrëveshje politike dhe duhet kohë deri sa të preken të gjitha shtresat e shoqërisë”, pohon Osmani.
Sfidat e bashkëjetesës ndëretnike dhe raporti me fqinjët
Një tjetër çështje e rëndësishme për të cilën u ndalën dy bashkëbiseduesit ka të bëjë me sfidat e bashkëjetesës ndëretnike dhe raporti me fqinjët.
Ai shton se në cilësinë e Ministrit të Jashtëm i është dashur që të menaxhojË një temë e cila është puro etnike e komunitetit maqedonas, por me implikime shtetërore, që përcakton të ardhmen euro-atlantike të vendit.
“Ajo ishte çështja me Bullgarinë, rreth gjuhës, rreth historisë, çështja e të drejtave të komunitetit bullgar. Ishte vërtetë e vështirë që një ministër shqiptar të menaxhonte një proces, i cili shihej si proces etnik. Kështu që duhej krijuar mirëbesimi tek komuniteti maqedonas, të ruhej mirëbesimi e kredibiliteti te komuniteti shqiptar” nënvizon ai.
Ministri u pyet se si mund të forcohet trekëndëshi Tiranë-Prishtinë-Shkup.
“Si shqiptar, mendoj që po jetojmë pesë minutat më të mira të historisë tonë kombëtare, të faktorizimit të plotë ndërkombëtar dhe rajonal dhe kujtoj që nëpërmjet bashkëpunimit, nëpërmjet ngritjes ekonomike, arsimore, përfaqësimit ndërkombëtar, ky pozicion do të jetë edhe më i fuqishëm por krejt kjo, përsëri, në interes të pajtimit të përgjithshëm në rajon”, beson Osmani.
Ndërsa, në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ai thotë se Maqedonia e Veriut po luan një rol shumë konstruktiv.
Pozicioni i Maqedonisë së Veriut për sa i takon Kosovës dhe dialogut me Serbinë, Bujar Osmani shprehet se “mbështesim këtë dialog për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse që në qendër ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja shteteve”.
Bushati dhe Osmani ndanë bindjen se sfidat janë të shumta që nga çështja e demografisë, migrimit deri të sfidat e ideologjive të ndryshme, të cilat kanë ndikimin e vet jo pozitiv.
Osmani sjell në vëmendje dhe ndikimet e mundshme malinje ndaj të cilave duhet të jemi të kujdeshshëm, gjithsesi ai shton se populli shqiptar në rajon është më rezistues sa i takon ndikimit rus./ CNA.al
Gjykata Administrative ka rrëzuar vendimin e Komisionerit ...
Gazment Bardhi ka "mbërthyer" kreun e SPAK-ut, Altin Duman...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, teksa raportoi në Komisi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me denoncimet për ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, po raporton në Komisionin e ...
Deputetja Jorida Tabaku i ka bërë thirrje parlamentit ...
Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur shq...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në k...
Një tjetër debat është regjistruar mbrëmjen e sotme pë...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë mb...
Një kasaphanë rrezikon të ndodhë në Qafë-Thanë, ku një...
97 deputetë miratuan sot në Kuvend rritjen e pagave të...
Avokati Spartak Ngjela ka folur rreth mandatimit të Fredi ...
Në Kuvend sapo është miratuar projektligji për pagat dhe s...
Drejtuesja e seancës së sotme, nënkryetarja e Kuvendit, Er...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka këshilluar kryedemok...
Operatorët ekonomikë që marrin pjesë në garat me fonde ...
Ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri i Ekonomisë, Arben Ah...
Gazetarja Anila Basha, dikur një bashkëpunëtore e Carl...
Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë ankimuar vendim...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...