15 milionë euro për Bosnje e Hercegovinën dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Në një moment kur siguria europiane po përballet me sfida ...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj kryenegociatores Majlinda Dhuka duke deklaruar se ka mashtruar Parlamentin dhe opinionin publik gjatë raportimit të saj mbi procesin e integrimit dhe reformën në drejtësi.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se zyrtarja e qeverisë është kapur në flagrancë duke paraqitur, sipas tij, shifra që bien ndesh me statistikat e institucioneve zyrtare shqiptare.
“Një raportim paraprak që kam nga raporti i saj, ajo është kapur në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të shpërfytyruar Parlamentin dhe opinionin publik. Ajo ka dhënë shifra të cilat janë të kundërta nga ato që kanë dhënë institucionet zyrtare të Shqipërisë. Imagjinoni si e mashtrojnë këta BE-në, se çfarë mashtruese është kjo.
Në qoftë se ILD apo KLGJ-ja deklarojnë se për shqyrtimin e një dosjeje- dhe në raportin e fundit- për shqyrtimin e një dosje duhen 16 vite, mashtruesja e Edi Ramës, ky tregues thoshte se është më i mirë se para reformës. Imagjinoni se ç’person i papërgjegjshëm është ky.
Ndërkohë që para reformës, dhe jo para vitit 2013, por në vitin 2014, 2015, 2016, statistika tregon se duheshin jo kurrë më shumë se 3 gjer në 4 vite. Apo 2 gjer në 4 vite.
Kurse tani 16 vite. E fundit fare. Apo thotë se stoku i dosjeve është ulur në një kohë kur statistikat e institucioneve zyrtare të drejtësisë, thotë se është rritur me 4 mijë dosje të tjera. Ishte 143 mijë thotë statistika e tyre, që edhe e fshehin, por tani është 147 mijë.
A e kuptoni ju se si këta me mashtrime duan të ecin, duke u dërguar statistika mashtrimi dhe përpiqen të gjejnë dëshmitarë të rremë për të certifikuar mashtrimet e tyre? Por opozita është këtu për të thënë të vërtetën. Dhe ky është vetëm një fragment i mashtrimeve të saj. Se unë një informacion të pjesshëm mora mbi raportimin që bëri. Por ajo do të mbahet përgjegjëse për mashtrimet që bën para shqiptarëve dhe partnerëve tanë europianë.
Lidhur me COELA-n, gjatë gjithë këtyre kohëve, ne kemi denoncuar publikisht praktikën okulte, mafioze, sekrete që qeveria shqiptare ndjek në procesin e integrimit duke mos informuar as Parlamentin, as opozitën, as dhe publikun. As shoqërinë civile.
Ne e kemi denoncuar me forcën më të madhe. Raporti i ndërmjetëm, se nuk është përfundimtar, për themeloret, për të drejtat, për drejtësinë, për luftën kundër korrupsionin, dhe për këtë nuk thoshte asnjë fjalë kjo Dhuka. Asnjë fjalë për dosjen 'Balluku' nuk e përmendte. Nuk e përmend se po të përmendë dosjen 'Balluku' e pëson si Ogerta apo Elisa.
Pra, vijmë te COELA. COELA është një forum në Bruksel i përfaqësuesve të vendeve të BE-së, në të cilin kur diskutohet për Shqipërinë, ftohet edhe qeveria shqiptare. Kur diskutohet për Serbinë, ftohet përfaqësuesi i qeverisë serbe.
Ku është dallimi? Serbia, pas çdo mbledhjeje që bëhet, njofton popullin e vet, opozitën e vet, se u bë mbledhja, u shtruan këto probleme, u paraqitën këto kërkesa dhe u lanë këto rekomandime.
Kurse ka pesë muaj, nuk e di për sot, ka pesë muaj që qeveria shqiptare nuk thotë një fjalë të vetme, ndonëse aty falë njoftimeve të shtypit të Brukselit, por edhe të miqve tanë, është marrë vesh se ndonëse raportin për Malin e Zi e votuan me unanimitet, raportin për Shqipërinë nuk e votuan. Jo, thanë, nuk jemi dakord, Shqipëria ka probleme.
Dhe janë mbledhur gjer tani shumë e shumë herë. Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që raporti është përmbysur. Presidenca ka paraqitur raport tjetër. E ndryshoi mbi bazën e ndërhyrjeve të 9 vendeve sepse nuk binin dakord. Ishte parashikuar të mbahej konferenca ndërqeveritare me datën, mos gaboj, 18 ose 20 prill. Po e sigurt që një nga këto dy data.
Nuk u mbajt. Jo, nuk u thirr. Sepse raporti përsëri nuk ishte votuar, nuk votohej. Nuk japin asnjë të dhënë. Nuk japin asnjë sqarim. Edi Rama e mban në pronësi, e ka pronësuar procesin. Po i bën një dëm të jashtëzakonshëm. Pse? Sepse sot është i damkosur ai.
Atje juve mund t'ju duket çudi, po ai identifikohet me Lubinjën më shumë se ç'e identifikoj unë atë. Se janë mësuar. A e keni marrë vesh ju? Ajo vendos çdo gjë, ajo është zv/kryeministrja në hije. Kjo tjetra që ka shkuar aty, kjo nuk firmos. Edhe e përgëzoj.
Kjo, siç më thonë, ka deklaruar që unë firmos vetëm në përputhje me ligjin, atëherë kur më lejon ligji. Çka, pavarësisht se është emëruar nga Lubia, po ndoshta kanë filluar t'i vijnë mendtë. Çfarë bën ajo? Ajo gjithë ditën vjen në zyra, te kjo, te Karakaçi, te këto.
Ajo është hija e zezë e Këshillit të Ministrave. Zëvendëskryeministre në hije. Dhe mendon ky se nuk e dinë, nuk po e shohin të tjerët, të gjithë e shohin. Të gjithë e kanë marrë vesh që pushtetin e ka Lubia. Ne kemi bërë, kemi ngritur zërin.
Dhe në qoftë se ju keni lexuar raportin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti në mënyrën më të vendosur shtron rolin e Parlamentit dhe të opozitës në procesin e integrimit. Që janë, i ka përjashtuar ky. Por raporti i shtron. I shtron.
Ka një zhvillim tjetër shumë pozitiv. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, zoti McAllister, pikërisht për këtë çështje, në përgjigje të një letre që zonja Tabaku i drejton për këto probleme, për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, i drejton një letër shumë të rëndësishme komisioneres për zgjerimin, zonjës Marta Kos.
Pra, janë këto momente, kurse lidhur me debatin e sotshëm apo mbledhjen e sotme të Koelios, nuk kam asnjë informacion. Do përpiqem të siguroj informacion dhe natyrisht do t'i informoj shqiptarët sipas mundësisë që kam”, tha Berisha.
Në një moment kur siguria europiane po përballet me sfida ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka akuzuar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se përjashtimi i ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në Komi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar k...
Biznesmeni Endri Meksi u paraqit ditën e djeshme në Prokur...
Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Enno Bozdo, ka krit...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, në Kasharaj të Lushnjës...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Pas më shumë se një ore në GJKKO, kryebashkiaku i Vaut të ...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në firmosjen e mar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Biznesmeni Bashkim Ulaj është paraqitur këtë të martë në G...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar mensën ushqimor...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, është par...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u prezantua Fjalori ...
Deputetja e PD-së dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për E...
Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë d...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...