Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u prezantua Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe 2026, një nga veprat më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që sipas studiuesve përfaqëson një arritje madhore për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Aktiviteti mblodhi përfaqësues të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, pedagogë, studiues dhe studentë, në një veprimtari të dedikuar rëndësisë së dokumentimit dhe pasurimit të gjuhës shqipe.
Duke çelur aktivitetin, moderatori i veprimtarisë, Dr. Olger Brame, e cilësoi këtë moment si një ngjarje me peshë të veçantë për kulturën kombëtare.
“Është një nder i veçantë dhe një privilegj që sot jemi mbledhur për një ngjarje që shënon një moment kthese në historinë e kulturës sonë kombëtare. Sot, në Universitetin e Korçës, do të paraqesim Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, një vepër madhore e leksikografisë shqiptare. Gjuha është atdheu ynë i parë dhe ky fjalor i madh siguron që ky atdhe të mbetet i pathyeshëm dhe i pasur për brezat që vijnë”, u shpreh Brame.
Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i Universitetit “Fan Noli”, Lorenc Ekonomi, e cilësoi fjalorin si një dëshmi të fuqisë shprehëse të gjuhës shqipe dhe një monument kulturor të kombit shqiptar. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës si një detyrë të përhershme kombëtare dhe akademike.
“Kam kënaqësinë dhe privilegjin e veçantë t’ju drejtohem në këtë aktivitet me rëndësi të spikatur akademike dhe kulturore. Gjuha është ndër simbolet më të fuqishme të identitetit të një kombi. Përmes saj ruhen kujtesa historike, trashëgimia shpirtërore, kultura dhe vetëdija jonë kombëtare. Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe përfaqëson jo vetëm një arritje shkencore të jashtëzakonshme, por edhe një dëshmi të përkushtimit të studiuesve shqiptarë për ta pasqyruar në mënyrë sa më të plotë pasurinë leksikore të shqipes”, tha Ekonomi.
Në emër të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, sekretarja shkencore, Anila Hoda, e cilësoi këtë vepër një vlerë kombëtare që u shërben shqiptarëve kudo në botë dhe studiuesve të gjuhës shqipe. Ajo vlerësoi punën shumëvjeçare të grupit të studiuesve dhe theksoi se sugjerimet profesionale do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të saj.
“Është kënaqësi e veçantë për mua sot që, në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave, të jem pjesë e këtij aktiviteti ku prezantohet një nga veprat më madhore: Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe. Mendoj që është një vlerë jo vetëm kombëtare, por një vlerë për të gjithë shqiptarët kudo që janë sot në botë dhe për të gjithë studiuesit e gjuhës shqipe. Është jo vetëm një vepër me vlerë shkencore, por edhe një monument kulture. Duhet të vlerësojmë punën e madhe dhe të përkushtuar të grupit të studiuesve që kanë kontribuuar në hartimin e saj”, tha Hoda.
Pjesëmarrësit e cilësuan këtë projekt si një pasuri të përbashkët kombëtare, ndërsa theksuan se hedhja e tij në platformë digjitale e bën më të aksesueshëm për studiuesit, pedagogët, studentët dhe të gjithë përdoruesit e gjuhës shqipe. Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe synon të shërbejë si instrument themelor për dokumentimin dhe pasqyrimin e pasurisë leksikore të shqipes bashkëkohore, duke mbetur një referencë e rëndësishme për brezat që do të vijnë. /CNA
Deputetja e PD-së dhe zëvendëskryetarja e Komisionit për E...
Komisioni për Punët e Jashtme po zhvillon sot një seancë d...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka...
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka po...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur nj...
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin dhe deklarat...
Qyteti i Vlorës përballet sërish me kufizime në furnizimin...
Artisti i njohur, Tedi Papavami, e cilësoi si një vlerësim...
Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar ditën e sotme seanc...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas pë...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shp...
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta tha sot se në procesin...
Gjykata e Posaçme në seancën e zhvilluar ditën e sotme për...
Biznesmeni Endri Meksi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë...
Anëtari i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka folur...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka hedhur për diskutim ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...