Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka përgatitur një projektligj të ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, që do të përafrojë plotësisht legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian (BE).
Ligji i ri do të sjellë ndryshime shumë të rëndësishme, por megjithatë shumica e tyre do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit të plotë në BE.
Projektligji parashikon rritjen, në mënyrë thelbësore, të limitit të përgjegjësisë ose vlerën limit që kompanitë duhet paguajnë për ngjarje sigurimi dhe person të dëmtuar.
Kufiri minimal i përgjegjësisë, që do të mbulohet nga kontrata e sigurimit nuk mund të jetë më i ulët se 6.45 milionë euro (ose vlera ekuivalente në Lek), për çdo aksident, pavarësisht numrit të palëve të dëmtuara ose 1.3 milionë euro (ose vlera ekuivalente në Lek), për çdo person të dëmtuar.
Kjo do të shënojë një rritje shumë të madhe në raport me limitet që përcakton ligji aktual.
Sipas ligjit në fuqi, limiti aktual i përgjegjësisë është përkatësisht 150 milionë lekë për autobusët dhe kamionët, 200 milionë lekë për mjetet që transportojnë lëndë të rrezikshme dhe 55 milionë lekë për të gjitha mjetet e tjera. Ndërsa, kufiri i përgjegjësisë për çdo person të dëmtuar në një ngjarje sigurimi është 22 milionë lekë.
Megjithëse limitet përfundimtare që parashikon ligji i ri do të hyjnë në fuqi vetëm pas anëtarësimit në BE, pritet që, duke filluar nga viti 2027, të aplikohen gjithsesi rritje mbi nivelet aktuale të limiteve të përgjegjësive, për ta bërë më gradual përafrimin me nivelet e Bashkimit Europian. Limitet e ndërmjetme të përgjegjësive priten të përcaktohen në përfundim të procesit të konsultimit të projektligjit.
Projektligji përcakton gjithashtu se kontrata e sigurimit të përgjegjësisë së përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti duhet të mbulojë, mbi bazën e një primi të vetëm dhe gjatë gjithë afatit të kontratës, të gjithë territorin e Bashkimit Europian, përfshirë çdo periudhë gjatë së cilës mjeti qëndron në shtete të tjera anëtare dhe të garantojë, mbi bazën e primit të vetëm, në çdo shtet anëtar, mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i tij ose mbulimin e kërkuar nga legjislacioni i shtetit anëtar ku mjeti ka vendqëndrimin e zakonshëm, kur ky mbulim është më i lartë.
Rritja e limiteve të përgjegjësive dhe zgjerimi i zonës së mbulimit në rast dëmi do të sjellin kuptueshëm një rritje të fortë të primit të sigurimit të detyrueshëm të mjeteve, sepse ai do mbulojë edhe përgjegjësitë për dëmet që mund të shkaktohen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Polica e sigurimit TPL do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet që kryen sot kontrata e Kartonit Jeshil. Edhe ky ndryshim do të hyjë në fuqi në momentin e anëtarësimit të plotë në BE.
Projektligji përcakton se shoqëria e sigurimit mund të përdorë sisteme elektronike për lidhjen e kontratave të sigurimit me konsumatorët, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës.
Lidhja e kontratës së sigurimit me mjete elektronike do të konsiderohet njëlloj e vlefshme me lidhjen me shkrim, nëse konsumatori ka konfirmuar kuptimin e të gjithë informacionit dhe ka pranuar kontratën e sigurimit. Ky ndryshim parashikohet të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit të ligjit dhe nuk do të jetë i kushtëzuar nga hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. /Monitor
Avokati i Erion Veliajt i marrë i pandehur nga GJKKO, Plar...
Gazetari Blendi Fevziu komentoi sot qëndrimin dhe deklarat...
Qyteti i Vlorës përballet sërish me kufizime në furnizimin...
Artisti i njohur, Tedi Papavami, e cilësoi si një vlerësim...
Në Gjykatën e Sarandës është zhvilluar ditën e sotme seanc...
Ish-deputetja, Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas pë...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, u shp...
Avokati i ish-presidentit Ilir Meta tha sot se në procesin...
Gjykata e Posaçme në seancën e zhvilluar ditën e sotme për...
Biznesmeni Endri Meksi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë...
Anëtari i Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka folur...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, i...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka hedhur për diskutim ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për d...
Spitali Rajonal i Korçës ka reaguar në lidhje me rastin e ...
Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka kanosur me ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur sot n...
Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot në një konferencë...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim pas incidentit gja...
Në GJKKO ka nisur seanca e radhës e gjyqit në themel për k...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...