web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Integrimi në BE/ Dhuka vlerëson SPAK-un: Aktiviteti kundër korrupsionit është rritur

12 Maj 2026, 09:40, Aktualitet CNA

Integrimi në BE/ Dhuka vlerëson SPAK-un: Aktiviteti kundër

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka ka vlerësuar punën e SPAK-ut gjatë vitit 2025 që ka ndikuar në përmbushjen e kushteve në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Dhuka, në raportimin e saj, tha se SPAK-u ka bërë një punë të vlerësueshme dhe ka rritur aktivitetin e saj.

Po ashtu vlerësoi edhe punën e GJKKO-së.

“Janë regjistruar 878 hetime, janë ngritur 2136 aktakuza dhe janë marrë 287 vendime të formës së prerë nga gjykata. Është punuar në drejtim të parandalimit të korrupsionit.

Veçoj punën e SPAK-ut që ka bërë një punë të vlerësueshme, aktiviteti është rritur gjatë 2025, por njëherësh edhe GJKKO”, tha Dhuka./ CNA





Lajmet e fundit nga