Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

Në prezantimin e Raportit Publik të Maturës 2024, ku u shënua përqindja më e lartë e kaluashmërisë në vitet e fundit dhe rritje e notës mesatare vjetore të Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit dhe Sportit foli edhe për planin e masave për testin PISA 2025, ku synohet rritja e performancës në rezultatet e nxënësve.
Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore prezantuan sot raportin e detajuar mbi Maturën Shtetërore 2024, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtues të shkollave dhe koordinues të Maturës Shtetërore nga Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar, Drejtoritë Rajonale, Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky raport ofron një analizë të thelluar të rezultateve dhe ecurisë së procesit të maturës, duke vlerësuar jo vetëm performancën e nxënësve, por edhe cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies në shkallë kombëtare.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi se Matura Shtetërore 2024 është konsideruar një proces pozitiv në të gjitha aspektet, nga administrimi i saj deri tek transparenca dhe meritokracia.
“Në Maturën Shtetërore kanë marrë pjesë rreth 27 mijë nxënës nga shkollat e mesme publike dhe jo publike me një kalueshmëri prej 99.42%, që në fakt është një përqindje më e lartë kalueshmërie se ajo e një viti më parë, dhe në trend disa vjeçar është më e larta në këtë 5 vjeçar”, tha Manastirliu.
Duke bërë një analizë më të detajuar të notës mesatare vjetore dhe të Maturës Shtetërore 2024, Ministrja Manastirliu tha se ka një progres të rëndësishëm në arritjet e maturantëve.
“Nota Mesatare Vjetore e Maturës Shtetërore 2024 ka shënuar rritje krahasuar me një vit më parë. Ajo vlerësohet 7.58, krahasuar me 2023-shin, ku nota mesatare vjetore e Maturës Shtetërore rezultoi 7.3.
Ndërsa nota mesatare e provimeve të maturës 2024 qëndron thuajse në të njëjtat nivele krahasuar me maturën 2023. Vlerësohet se ka një rritje në notën vjetore të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës në krahasim me 2023-shin nga 6.72 që vlerësohet mesatarja e notës vjetore në Matematikë në këtë vit, pra në 2024 që është bërë kjo analizë rezulton në 7.79. Rritje është shënuar gjithashtu edhe në notën mesatare të provimit të Maturës Shtetërore në Matematikë në këtë vit, krahasuar me një vit më parë.”, deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manstirliu.
Ministrja ndau edhe disa të dhëna me rëndësi për shkollat dhe zyrat arsimore që kanë një rezultat më të mirë se nota mesatare në nivel kombëtar.
“Sa i përket Notës Mesatare të Maturës Shtetërore për lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, rezultojnë 18 zyra vendore arsimore të cilat mesataren në nivel kombëtar e kanë më të lartë se 7.23 dhe këtu përfshihen: Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri, Vlora, Korça, Berati, Lushnja, Pogradeci, Mati, Devolli, Mallakastër, Përmet, Këlcyra, Has, Rrogozhinë, Kolonjë dhe Puka, Fushë Arrëz. Përsa i përket Matematikës, nota mesatare në nivel kombëtar e Maturës Shtetërore është 6.8 dhe janë 21 zyra vendore arsimore të cilat rezultojnë me mesatare mbi 6.8 duke përfshirë këtu: Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Lushnjë, Lezhë, Krujë, Kukës, Vorë, Mat, Roskovec, Devoll, Mirditë, Tropojë, Përmet, Peqin, Pukë, Poliçan, Has dhe Finiq.
Është një panoramë e punës së madhe që bëhet nga strukturat tona të arsimit, pra mësuesit tanë dhe del shumë qartë se lidhja mes mësimdhënies dhe mësimnxënies në qytete të mëdha, por dhe në qytete më të vogla, shkon në të njëjtin trend”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu duke shtuar se do të ketë një plan specifik masash për shkollat e tjera mesatarja e të cilave është më e ulët se ajo në nivel kombëtar, një plan i targetuar për të mbështetur mësuesit nëpërmjet trajnimeve për metodat më efektive të mësimdhënies, për të mbështetur nxënësit me kurse jashtëshkollore me mësuesit e lëndëve, duke krijuar kështu modele që mbështesin edhe më shumë arritjet e nxënësve dhe rritjen e performancës së shkollave.
Duke folur për planin 1-vjeçar të masave për PISA 2025, Ministrja Manastirliu u shpreh:
“Plani i masave që kemi ndërmarrë besoj se do të na japë një rezultat të përmirësuar përsa i përket vlerësimeve që do të realizojë PISA 2025 dhe në këtë aspekt do doja të përmendja që gjatë këtij viti janë trajnuar më shumë se 3 mijë mësues të lëndëve të leximit, të matematikës, të shkencave. Janë përfshirë në testimin e provës rreth 600 nxënës, nga 32 shkolla. Nga ana tjetër është realizuar përgatitja e testit provë në letër për mësuesit, janë grumbulluar dhe administruar të dhënat dhe gjithashtu është përgatitur databasa për shkollat pjesëmarrëse në PISA 2025 dhe presim që të kryejmë dhe testimin e realizimit të pyetjeve me simulim nga nxënësit në të tre fushat. Sigurisht përmes gjithë kësaj pune që kemi bërë, synojmë jo thjesht rritjen e performancës dhe rezultateve të këtij vlerësimi, por mbi të gjitha synojmë rritjen e standardeve, rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe mësimnxënies në sistemin tonë arsimor”, tha Manastirliu, duke nënvizuar se në një tjetër vlerësim ndërkombëtar për arritjet e nxënësve në klasën e 4-t, TIMS 2024, Shqipëria për herë të parë u rendit mbi mesataren ndërkombëtare në matematikë dhe në listën e 14 shteteve me rezultate në rritje në këtë lëndë, dhe gjithashtu në listën e 15 shteteve me rezultate në rritje në shkenca./ CNA
Të martave dhe të mërkurave mbrëma ka vetëm një vendtakim,...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën Siri Kodra dhe që...
Sipërmarrësi Gjergj Luca nëpërmjet një postimi në rrjetet ...
Zjarr në një banesë në lagjen Allias të Tiranës. Mësohet s...
Familja e efektivit, i cili u hodh nga lartësia pak ditë m...
Një aksident i rëndë është shënuar në Vlorë, specifikisht ...
Jonida Proga, motra e Egli Progës, të riut që u vra në Pog...
Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashku...
Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Shërbimet e K...
Spitali i Tepelenës po përballet ditët e fundit me një mbi...
Sistemi i kanalizimeve në Shëngjin këtë fundjavë është jas...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbardhur të vërtetë...
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo është interesuar për ...
Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bash...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 30-vjeçare ësh...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës i ...
Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur që rrjeti social i shu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...