Automjeti përplaset me motorin në Vlorë/ Ndërron jetë një person
Një aksident i rëndë është shënuar në Vlorë, specifikisht ...

Familja e efektivit, i cili u hodh nga lartësia pak ditë më parë, ka reaguar për herë të parë pas lajmeve në media për shkaqet e ndërmarrjes së këtij akti të rëndë.
Në njoftim thuhet se gjendja e efektivit të Policisë Rrugore, Azbi Spahiu është duke u përmirësuar.
Lidhur me shkaqet që çuan efektivin të ndërmerrte aktin e vetëflijimit, familjarët shprehen se ishin arsye personale që nuk lidhen me presionet nga eprorët apo dikush tjetër. Të afërmit kërkojnë respektimin e privatësisë.
"Në përgjigje të interesimit të mediave, ne, familja Spahiu, ndjejmë detyrimin të sqarojmë situatën e të afërmit tonë, Azbiut.
Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të sinqerta për të gjithë ata që, në këto ditë të vështira, na kanë qëndruar pranë. Në radhë të parë, falënderojmë miqtë, të afërmit, kolegët e punës dhe çdo person tjetër që ka treguar solidaritet, qoftë edhe pa pasur njohje të mëparshme me ne.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e të dashurit tonë po përmirësohet dhe mezi presim që ai të rikthehet sa më parë në jetën dhe punën e përditshme.
Ne si familje kemi qenë gjithnjë të thjeshtë dhe larg qendrës së vëmendjes së medias apo opinionit publik. Situata aktuale ka krijuar shqetësim, jo vetëm për Azbiun, por edhe për ne si familje, miqtë dhe të afërmit tanë. Kjo vëmendje e tepërt dhe aludimet e pavërteta nuk ndihmojnë, përkundrazi, na e rëndojnë situatën. Për këtë arsye, ju lutemi të gjithëve që ta respektojnë privatësinë tonë dhe të mos merren me spekulime me çështjet personale, që as i di njeri e as ka pse t’i dijë.
Siç na kanë këshilluar edhe mjekët, ajo që i duhet më shumë tani Azbiut është qetësia. E vlerësojmë shumë interesimin dhe mbështetjen e gjithkujt, por kërkojmë mirëkuptim që asnjë veprim të mos ndërmerret në emrin tonë, sepse nuk na ndihmon.
Për të gjithë ata që janë shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e Azbiut, dëshirojmë të konfirmojmë se kjo është një situatë personale dhe nuk lidhet aspak me ndonjë presion për shkak të detyrës nga eprorë, kolegë, qytetarë apo biznesmenë, siç është aluduar në disa raste.
E falënderojmë secilin prej jush që ka treguar mbështetje të sinqertë. Jemi mirënjohës për punën e palodhur të mjekëve të Spitalit të Traumës, të cilët po ndihmojnë në rikuperimin e shpejtë të Azbiut. Me ndihmën e tyre dhe mbështetjen e gjithë miqve tanë, jemi të bindur që gjithçka do të kthehet në normalitet.
Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj, thuhet në njoftimin e familjarëve"./CNA
Një aksident i rëndë është shënuar në Vlorë, specifikisht ...
Jonida Proga, motra e Egli Progës, të riut që u vra në Pog...
Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashku...
Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Shërbimet e K...
Spitali i Tepelenës po përballet ditët e fundit me një mbi...
Sistemi i kanalizimeve në Shëngjin këtë fundjavë është jas...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbardhur të vërtetë...
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo është interesuar për ...
Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bash...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 30-vjeçare ësh...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës i ...
Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur që rrjeti social i shu...
Zjarr në një banesë në largjen “11 nëntori” pranë konvikti...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin për hidroce...
Adriatik Llapaj, në një dalje televizive në “A2CNN” në...
Sot, përkujtojmë 557-vjetorin e humbjes së Heroit Kombëtar...
Në video shihet momenti i shpërthimit të hidrocentralit të...
Rreth 136 abonentë kanë pasur ndërprerje të energjisë elek...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...