Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Jonida Proga, motra e Egli Progës, të riut që u vra në Pogradec ka reaguar në rrjetet e saj sociale kundër Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Ky i fundit tha se ngjarja e Pogradecit u fry nga një “dallgë” dizinformimi.
Megjithatë, motra e Progës thekson se policia e udhëhequr nga Hoxha po fsheh provat për të zbardhur të vërtetën ndërsa shtoi se kjo vrajse implikon edhe Ministrin e Brendshëm.
“Dy fjalë për Ministrin e Brendshëm
Ti, Ervin Hoxha, që përdhos “ngjarjen e Pogradecit” bashkë me vëllanë tim, lexo dy fjalë nga motra e Egli Progës, që vajton çdo ditë për të. Që kërkon drejtësi! Ti, Ervin Hoxha, ministër me ofiqe shteti s’mund të tallesh me vëllanë tim nën dhe, sikur ai nuk u vra nga një bandë kriminelësh, sikur Egli nuk u masakrua nga një bandë gjobëvënësish, nga një bandë me lidhje në polici, nga disa banditë me lidhje në drejtësi, me njerëz deri lart në qeveri.
Policia jote dhe e Rrumbullakut përdhosi kujtimin e vëllait tim në gusht, kur shtrembëroi dhe fshehu faktet. Ti, me paturpësi të pajustifikueshme, shkruan dhe e bën përsëri sot. Policia jote nuk i kapi kriminelët Denis Meçe, Arjan Manellari, Leonidha Guçe dhe Voltan Shkulaku kur masakruan vëllanë tim. I la të lirë të iknin.
Policia jote nuk izoloi vendin e ngjarjes, por i la që provat të pastroheshin dhe zhdukeshin bashkë me to edhe autorët deri pas mesnate, kur u dorëzuan vetë me negociatorë ‘nga lart’. Policia jote nuk e gjeti maskarain Denis Meçe derisa atij i doli gjumi dhe e dorëzoi në polici daja i tij, maskarai tjetër me lidhje politike. Valter Gora quhet, a e njeh?
Policia jote (të paktën njëri inspektor policie) e Pogradecit është e akuzuar nga prokuroria për atë që ti e quan “dallgë e madhe dezinformimi”. Unë do akuzoj më shumë se një polic, shumë shpejt. Policia jote dështoi në mënyrë të turpshme për kapjen në flagrancë të kriminelëve kur kjo u pa live në TV (si iku me makinën e krimit në sy të policëve Arjan Manellari?), ndërsa ti tentove atëherë dhe vazhdon sot të njëjtin avaz mashtrimi.
A mos po tenton të ushtrosh ndikim të paligjshëm me këtë deklaratë ndaj atyre që po bëjnë hetimin ti, Ervin Hoxha? Një vrasje që ndodhi në sy të Policisë që ti mbron, është një vrasje që të implikon ty nëse nuk bën kthesë ligjore për të bashkëpunuar me prokurorinë dhe nuk bën kthesë publike për t’I kërkuar falje të gjithëve për këtë dezinformim të poshtër.
Ata ishin një bandë gjobëvënësish që pogradecarët kanë frikë të tregojnë vetëm se ti dhe shokët e tu i mbroni me këto deklarata të ngrohta për ata.
Ty dhe Rrumbullakut që mendon se shpëtoi nga deklarata e datës 14 gusht, duke ikur fare nga Policia, ju siguroj se të gjithë ata që vranë vëllanë tim, katër janë në burg dhe të gjithë të tjerët që ndihmuan në vrasjen e tij me fshehjen e provave dhe që e dhunuan kujtimin e tij pas vdekjes, nuk do kenë paqe për sa kohë unë jam e gjallë.
Në fund, kam një pyetje për ty si njeri e jo si ministër. Nëse një njeri shumë i dashur, do të masakrohej në një lokal nga katër banditë, çfarë do bëje, nëse ata nuk do kapeshin nga Policia, por do liheshin të iknin live nga vendi i krimit?
Nëse t’i nuk vendos të përgjigjesh, do të përgjigjem unë pa vonesë ligjërisht”, mbyllet reagimi i motrës së Egli Progës./CNA
Ervin Bushati, Ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashku...
Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Shërbimet e K...
Spitali i Tepelenës po përballet ditët e fundit me një mbi...
Sistemi i kanalizimeve në Shëngjin këtë fundjavë është jas...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zbardhur të vërtetë...
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo është interesuar për ...
Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bash...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge Jr...
Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 30-vjeçare ësh...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës i ...
Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur që rrjeti social i shu...
Zjarr në një banesë në largjen “11 nëntori” pranë konvikti...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur auditimin për hidroce...
Adriatik Llapaj, në një dalje televizive në “A2CNN” në...
Sot, përkujtojmë 557-vjetorin e humbjes së Heroit Kombëtar...
Në video shihet momenti i shpërthimit të hidrocentralit të...
Rreth 136 abonentë kanë pasur ndërprerje të energjisë elek...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspoz...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...