web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për evazion fiskal dhe lidhje me qeverinë/Luca i përgjigjet Sokos: Gojështhurur që shpif pa din e iman

19 Janar 2025, 21:57, Aktualitet CNA

Akuzat për evazion fiskal dhe lidhje me qeverinë/Luca i

Sipërmarrësi Gjergj Luca nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u është përgjigjur akuzave të ngritura nga anëtari i Nismës Thurje Pano Soko, ku ky i fundit ngriti akuza për evazion fiskal, shmangie të pagimit të taksave dhe përfitime të tjera për shkak se sipërmarrësit Luca dhe Samir Mane kanë lidhje me kryeministrin.

Akuzat për evazion fiskal dhe lidhje me qeverinë/Luca i

Ju nuk paguani taksa, taksat i paguan klienti sepse ja vendosni në çmim aty te fatura. Paguan klienti një më një, ju thjesht transportoni lekë taksash nga klienti që i paguan te shteti. Por, nuk janë lekët tuaja ato se nuk i merrni nga shtëpia, por jua jep klienti prandaj ju nuk paguani taksa. Kjo është e para, tani e dyta...

Paska pesë apo gjashtë mijë punëtorë zotëria, hall i madh e paska zënë. Po le t'i heqë se i bie të kursejë shumë nga lekët e pagave dhe e shohim nëse janë punëtorët ata që e mbajnë biznesmenin apo është biznesmeni që mban punëtorët se po nuk erdhi biznesmeni në punë nuk e ndjen fare biznesi, por nëse punëtorët nuk punojnë qoftë edhe një orë, i vë kyçin biznesit. Juve ju ka pjellë gjeli se e di unë çfarë biznesmenësh jeni ju.
Biznesmen është ai që i hypin në kurriz gjithë taksidarët e republikës lart e poshtë, majtas e djathtas dhe kur vjen puna ja del. Po ju? Juve edhe polici i rrugores nuk ju vendos dot një gjobë, ça biznemenësh jeni ju?
Ju që i lëpiheni kryeministrit dhe që nuk latë evazion kontrabandë pa bërë e tendera e koncesione, leje ndërtime, prona publike pa marrë dhe para droge pa futur në biznes. Në një shtet normal me rregulla dhe ligje dhe me garë të ndershme, as nuk do të isha fare duke ju parë. Dhe ju nuk do ishit duke ecur në tapetat e kuq ju siguroj për këtë, kushedi se ku do të ishit”, shprehej Soko në postimin e tij.

Akuzat për evazion fiskal dhe lidhje me qeverinë/Luca i

Themeluesi i " Rozafa Fish City"-t i është përgjigjur zë për zë pretendimeve të Sokos, që siç e quan Luca është ekonomist i ri, por i plakur, duke sqaruar me laps dhe letër akuzat e hedhura në drejtim të tij dhe biznesmenit Samir Mane, duke e sfiduar atë me përballje në SPAK.

"Repikë e detyruar me politikanin dhe ekonomistin e ri por të plakur Pano Soko, gojështhururi që shpif pa dina e pa iman në kurriz të punës sonë. Të sfidoj Pano, eja debatojmë publikisht për punët e mia para studentëve në universitet, para gazetarëve në media, para prokurorëve në SPAK!

E pashë që ju ka shqetësuar shumë kjo dalja ime me legjendën dhe me burrin më të madh të biznesit shqiptar, Samir Manen. Po pse jeni shqetësuar kaq shumë si duket nuk doni të na shihni ne të jemi aleatë me njëri-tjetrin ne të biznesit.

E para: Ne jo vetëm që paguajmë taksa, por me taksat e mia dhe me taksat tona është bërë Shqipëria.

Shqipëria ka qenë copë copë dhe ne me idetë tona, punën tonë, me përkushtimin tonë dhe me taksat tona kemi bërë këtë vend. Edhe pagën Pano e merr nga taksat tona.

Nuk të shkon ty një djalë i ri që të jesh kundër kapitalit. Ne paguajmë 15% tatim fitimi, paguajmë 7% dividend, paguajmë mbi 20% diferencën e blerjes dhe të shitjes, ndërsa ti flet për atë TVSH-në që është mall. E blejmë, e shkarkojmë në Doganë dhe e shkruajmë në faturë.

E dyta: 5000-6000 punëtorët si t’i heq? Do na çosh në komunizëm? Kemi zgjedhur të jemi në kapitalizëm.

Unë dhe Samiri që ju nuk e doni heqim punëtorët dhe paguaji ti me fjalë, me ajër. Pano do mërziten njerëzit me ty sepse je duke garuar dhe në zgjedhje.

E treta: Kryeministri na motivon ne  për të punuar, nuk i lëpihemi ne kryeministrit, është e kundërta, kryeministri vjen dhe na pyet ne a keni ndonjë ide dhe na hapni ndonjë vend pune.

Kryeminisri na kërkon të hapim vende pune që të bëhet ky vend. Unë kam vendosur t’i bashkëngjitem ëndrrës së kryeministrit, jo të krijoj partiçka. Të gjithë jemi në ndihmë të atij burri, sepse e shohin që është idealist dhe nuk flet përralla

E katërta: Nëse të gjitha këto janë për mua që unë kam bërë evazion fiskal, që unë kam bërë poshtërsira me PPP, që unë nuk e di ç’është PPP-ja, që unë qenkam investitor strategjik, këto janë rrena edhe që unë merrem me drogë.

Po të kisha familjen pa bukë dhe po mos kisha ide do merresha dhe me drogë dhe nuk do ta lija shtëpinë time të vuante, para gojës do zgjidhja të bëja punë të rrezikshme, por s’kam patur nevojë, sepse kam patur mundësira pafund.

Leje ndërtimi kisha marrë pafund, por nuk isha marrë me leje ndërtimi dhe tenderë dhe Samiri ndërtimin e ka profesionin e tij dhe dikush duhet ta ndërtojë këtë vend.

Samir Manes duhet t’i themi faleminderit se sot është bota e Samir Manes dhe Trumpit.

Bota po shkatërrohej sepse merrej me teoricienë si puna jote dhe harroi se luftuam për të hequr komunizmin dhe për të dalë në kapitalizëm ku individi duhet të jetë i fortë që te transformojë botën",shprehet sipërmarrësi në reagimin e tij./CNA

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga