Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

CRCA/ECPAT në Shqipëri ka publikuar gjetjet e raportit pas një vëzhgimi të detajuar mbi qëndrimet, pranueshmërinë dhe reagimin e komunitetit përkundrejt dhunës ndaj fëmijëve.
Gjetjet paraprake të studimit paraqesin realitetin e vështirë ku jetojnë dhe rriten fëmijët, i cili është larg të qenit i sigurt, mbrojtës dhe reagues.
Të rriturit kanë pranuar se thuajse gjysma e tyre ndikohen në ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre prej bashkëshortit/bashkëshortes, ndërsa 33% e prindërve ndikohen nga mësuesit/et kur kërkojnë të godasin fëmijët e tyre.
Për sa i përket dhunës seksuale ndaj fëmijëve, CRCA/ECPAT bën të ditur se vetëm 44% e qytetarëve, do ta denonconin rastin në polici.
Gjetjet e raportit:
Studimi në të dhënat paraprake të tij përcjell realitet shqetësues për sa i përket qëndrimit të prindërve dhe të gjithë komunitetit kundrejt dhunës ndaj fëmijëve.
• Pothuaj 60% e të anketuarve mendojnë se është e pranueshme goditja e fëmijës në të ndenjura, me shpullë në fytyrë ose në trup.
• Më shumë se 50% e të anketuarve e pranojnë kur prindërit i bërtasin ose i ulërijnë fëmijës ose e thërrasin fëmijën me fjalë ofenduese.
• Të paktën 20% pranojnë nga prindërit rrahjen e fëmijës me rrip, shkop ose ndonjë send tjetër të fortë.
• Rreth 40% e qytetarëve janë indiferentë përballë dhunës së çfarëdolloj forme ndaj fëmijëve.
• Thuajse 25% e qytetarëve nuk do ta denonconin një rast dhune ndaj fëmijëve tek autoritetet.
Të rriturit pranojnë se thuajse gjysma e tyre ndikohen në ushtrimin e dhunës ndaj fëmijëve të tyre prej bashkëshortit/bashkëshortes, ndërsa 33% e prindërve ndikohen nga mësuesit/et kur kërkojnë të godasin fëmijët e tyre. Ndërsa për sa i përket dhunës seksuale ndaj fëmijëve, vetëm 44% e qytetarëve, do ta denonconin rastin në polici.
Qëllimi kryesor i raportit, i përgatitur nga ekspertët e CRCA/ECPAT Shqipëri, është të evidentojë dhe paraqesë në detaje qëndrimet e prindërve, fëmijëve, dhe komuniteti përballë dhunës dhe abuzimit fizik, psikologjik, seksual, neglizhencës, prindërimin pozitiv dhe denoncimin në organet përkatëse.
Studimi u krye në një periudhë disamujore me një kampion prej 274 të rritur: 89% gra dhe 11% burra. Mosha e tyre u shtri nga 18 vjeç deri në 65+, por shumica e të anketuarve përbëhej nga mosha 18-44 vjeç. Të anketuarit i përkasin në 63.7 % të tyre jetesës në qytetet të mëdha, ndërsa pjesa tjetër në periferi, fshat apo edhe qytete të vogla.
Abuzimi fizik
Për sa i përket dhunës fizike, vihet re se të paktën 52% e të anketuarve mendojnë se njerëz të tjerë do ta injoronin goditjen me shuplakë në vithe ose në pjesë të tjera të trupit, duke e konsideruar këtë si çështje që ka të bëjë thjesht me prindin dhe fëmijën, ndërsa vetëm 33% besojnë se kjo do të konsiderohej si veprim pa vend dhe do të dënohej.
Abuzimi psikologjik
44% e të anketuarve mendojnë se nuk do të kishte ndonjë reagim nëse një prind do t’i bërtiste një fëmije apo do t’i fliste me fjalë ofenduese, ndërsa gati 38% e tyre mendojnë se njerëzit do ta dënonin si sjellje të papërshtatshme. Të bën përshtypje fakti se 15 % e të anketuarve mendojnë se njerëzit përreth do ta kuptonin sjelljen agresive të prindit dhe do të mendonin se kjo është sjellje normale prind-fëmijë, pra as do ta dënonin dhe as do ta denonconin.
Prindërimi pozitiv
Rezultatet e sondazhit tregojnë se shumica e të anketuarve, thuajse 72% e tyre, mendojnë se njerëzit në vend do të reagonin në mënyrë pozitive ndaj metodave disiplinore pozitive ndaj fëmijëve, por më shumë se shtatë për qind e tyre mendojnë se këto metoda do t'i konsideronin të papërshtatshme, ndërsa 11% janë të mendimit se njerëzit do t'i injoronin këto situata duke i konsideruar thjesht si çështje personale të prindërve.
Denoncimi i dhunës tek autoritetet
Ndërsa kur bëhet fjalë për reagimin e publikut në përballje me dhunën ndaj fëmijëve, vërejmë se pothuajse 50% e të anketuarve mendojnë se njerëzit përreth do ta denonconin rastin e dhunës tek autoritetet, por vetëm 27% e tyre do të ndërhynin për të ndaluar një prind që po disiplinon një fëmijë në mënyrë të dhunshme. Po kështu, 40% e njerëzve do ta gjykonin disiplinimin fizik si sjellje të papërshtatshme, ndërsa 23% e tyre do ta injoronin atë situatë. Pothuajse e njëjta përqindje e të anketuarve (24,5%) mendojnë se dëshmitarët e aktit të dhunës nuk do ta denonconin rastin tek autoritetet.
Nga ana tjetër, mbi 52% e të rriturve nuk dinë se si të veprojnë në rastet e denoncimit të dhunës ndaj fëmijëve. Të paktën 48% e tyre mendojnë se ndoshta nuk duan t’i pranojnë vetes se përreth tyre ka dhunë, të paktën 43% e të anketuarve ngurrojnë ngaqë nuk i dihet çfarë do të ndodhë me ta nëse bëjnë denoncim, ndërsa 56.6% stepen ngaqë mendojnë se mund ta kenë gabim. Një pjesë e të anketuarve mendojnë se njerëzit pengohen të bëjnë denoncim ngaqë ndoshta mendojnë se nuk është punë e tyre (43.6%), nuk duan të acarojnë prindërit (43%), ose nuk duan t'i shkaktojnë ndonjë problem fëmijës (47.4 %).
Raporti “Angazhimi i Komunitetit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna - SHQIPËRI”, përveç analizave të reagimeve komunitare në Shqipëri, sjell edhe hartimin e udhëzimeve mbi mënyrat se si komunitetet tona mund të punojnë së bashku për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë abuzimi dhe shfrytëzimi./ B.A. - CNA.al
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një denoncim të fortë, d...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila...
Ish-kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka kom...
Ish-deputeti socialist, Spartak Braho, ka folur për zg...
Edmond Panariti ka komentuar deklaratat e ministrit të...
Inxhinier Edlir Vokopola, ekspert për menaxhimin e mbe...
Policia shoqëroi pasditen e sotme në komisariat taksis...
Gazetari dhe editori i CNA.al ka sfiduar publikisht Ev...
Leze Qosaj, është viktima 37-vjeçare që u gjet pa shen...
Dhomat e paraburgimit në Shqipëri janë kthyer në ‘geto...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mb...
Nga nesër nuk do të ketë më në përdorim qese plastike....
Me nisjen e muajit qershor të tilla qese të holla njëpërdori...
Policia e Pogradecit nuk ndalet në luftën kundër “krim...
Gjykata e Posaçme ka shpallur sot vendimin për dënimin e i...
Lirohet nga burgu Ismail Morina, i njohur për shqiptar...
Artisti i mirënjohur Çun Lajçi është një nga mbështetë...
Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit...
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Avokatja e Populli...
Kompania "Cash Money" me numër identifikimi L71523025U...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...