
Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur shpesh çështjen e inceneratorëve, edhe pse është cilësuar si mega afera e shekullit.
Pavarësisht se për këtë çështje ndodhen pas hekurave ish-ministri Lefter Koka, ish-zyrtarë, në kërkim ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, sërish për Ramën qëllimi e justifikon mjetin, pasi sot Shqipëria është më e pastër, sidomos kryeqyteti, edhe pse në Tiranë inceneratori i pretenduar nuk ekziston, pasi nuk ka incenerim mbetjesh.
Këtë fakt, Rama e ka ritheksuar në intervistën e fundit të dhënë për Opinion, në 19 shtator, ku shprehej se nëse investimi nuk do të kryhej, kryeqyteti do mbulohej me plehra. Ndërsa gazetari Blendi Fevziu i rikujton se nuk është kryer asnjë investim për inceneratorin e Tiranës.
Pjesë nga debati:
Rama: Tirana nëse nuk do të ishte bërë ai investim atje, do të ishte e mbytur me plehra.
Fevziu: Nuk ju kanë informuar, nuk është bërë investimi akoma.
Rama: Po tani kjo është çmenduri...
Fevziu: Po nuk ka incenerator…

Rama: Or Zotëri, edhe njëherë, unë po flas për pastrimin e Tiranës, nuk po flas…
Fevziu: Pastrimi i Tiranës është çështje e bashkisë, nuk është çështje…
Rama: Nuk është fare kështu siç thua ti, nuk është fare. Durrësi… a u mbyt Durrësi nga plehrat që u mbushën kronikat e televizioneve çdo ditë, çdo ditë e çdo ditë? Ku vajtën ato plehra? Ku vajtën? Vajtën atje pra, te ai investimi që është bërë aty, shkojnë atje. Plehrat e Rrogozhinës dhe Kavajës ku venë? Shkojnë atje.
Pamjet me dron tregojnë të vërtetat “lakuriqe”, por Rama nuk i pranon, teksa instrukton se çfarë duhet të shohin njerëzit në këto pamje, por kurrsesi syri i tyre nuk duhet të kapë mosekzistencën e inceneratorit.
Pjesë nga debati:
Fevziu: Kemi ngritur dronin, nuk ka investim. U mbyll, vetëm groposen plehrat. Është e njejta gjë që është bërë gjithmonë.
Rama: Është një banalitet shumë i madh ky.
Fevziu: Jo, nuk është banalitet ky, më vjen keq.
Rama: Dronin, kur ta ngresh dronin, merr edhe njerëz të të informojnë se çfarë duhet të shohësh atje, sepse nuk është që janë groposur plehrat sepse aty ishte një katastrofë humanitare po të them. Në Sharrë nuk kishte më kapacitete, aty është bërë një superinvestim se janë zgjeruar gjithë ato hapësira, janë vendosur gjithë ato shtresa, pse çfarë është ajo, shko mbulo aty?
Është e faktuar se në Sharrë nuk ka incenerator, por ka vetëm male me plehra, që rrezikojnë ta kthejnë zonën në një katasrofë ekologjike, një katastrofë që përveçse nuk inceneron plehra, mbetjet i vendos stok, i gropos dhe bashkë me mbetjet “gropos” edhe xhepat e shqiptarëve çdo ditë e më shumë, edhe pse deri më tani u ka rrëmbyer plot 110 milionë euro./ CNA TV
Një debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet gazetares ...
Një 20-vjeçar, banues në Prishtinë, Kosovë, ka rënë në...
Në rrjet është publikuar videoja e momentit të arrestimit ...
Jamarbër Malltezi, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-...
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e J...
Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë paraqitur në ambie...
Forca policie kanë shkuar mbrëmjen e kësaj të shtune pranë...
Në shtëpinë e të moshuarve, vështirë të dëgjosh dy histori...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar detaje nga hetimet e SPAK ...
Gjykata e Posaçme ka dhënë disa masa sigurie për personat ...
Sapo mbërriti në aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi, ...
Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Jamarbër Mallt...
Fatmir Bektashi, ndërtuesi në ish-kompleksin Partizani...
GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Mal...
Sot po sjellim një përmbledhje të tetë CV të garuesve për ...
Historiani Kastriot Dervishi ka publikuar foton e Arja...
Shefi i qarkullimit të policisë bashkiake, Gentjan Voc...
Ditën e sotme, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan 16...
6 vite më parë, në 31 gusht të 2017-ës, Ministria e Mjedis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...