Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet "non grata" dhe të paditet për nxitje të gjenocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Prokuroria e Gjirokastrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtetasin A.B., që dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrim parash”.
Sipas njoftimit të prokurorisë, në kuadër të hetimeve, është vendosur sekuestro preventive ndaj disa pasurive që dyshohet se i përkasin shtetasit A.B.
Pasuritë përfshijnë një apartament me sipërfaqe 66.8 m² në rrugën “1 Maji”, Sarandë, një apartament me sipërfaqe 160.7 m² në të njëjtën zone si dhe një automjet “Mercedes Benz”.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria Gjirokastër dërgon në gjyq shtetasin A.B. për ‘pastrim parash’, sekuestrohen 2 apartamente dhe makinë, të dyshuara nga veprimtari të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.B., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga hetimet paraprake për procedimin penal nr.13, të vitit 2022, rezultoi se ky shtetas ka siguruar pasuri të paluajtshme nga të ardhurat nga veprimtaria e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
Nëpërmjet investimit në pasuri të paluajtshme në qytetin e Sarandës, si dhe blerjes së automjetit “Mercedes Benz” me të cilin ushtron aktivitetin e shërbimit “transport udhëtarësh”, ky shtetas rezultoi se ka kryer veprime financiare me qëllim shmangien nga raportimi sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave, arsye për të cilën po procedohet penalisht.
Në funksion të hetimit, me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, u caktua “Sekuestro preventive” mbi pasuritë që i përkasin shtetasit A.B. si më poshtë:
a. Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 66.8m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë;
b. Pasuria e llojit “Apartament” me sip. 160.7m2, vendodhje rruga “1 Maji”, Sarandë; dhe
c. Autoveturë “Mercedes Benz”.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, shpreh angazhimin e plotë për vijimin e hetimeve të grup-veprave që lidhen me pasurimin e paligjshëm nëpërmjet marrjes së masave për sekuestrimin dhe konfiskimin e tyre. /CNA
Sot në Gjykatën Penale të Tiranës ka shkuar në seancë gjyq...
Jamarbër Malltezi ka folur pas shtyrjes së seancës gjyqëso...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportin e Repo...
Plarent Ndreca, mbrojtësi ligjor i kryebashkiakut Erion Ve...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, tha sot pas daljes nga ...
Avokatja Adriana Kalaja ka folur nga Gjykata e Tiranës pas...
Një zhvillim i ri vjen sot në kuadër të dhjetëra padive që...
Gazetari Sokol Bregu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuari...
Ish-gjyqtari Ervin Metalla ka fituar betejën në Gjykatën E...
Gazetari Bled Marku ka denoncuar një rast të rëndë, të një...
Mediet dje raportuan se i burgosuri në qelitë e Durrësit, ...
Shqipëria po shfaq një progres të qëndrueshëm në përdorimi...
Ditën e sotme në Gjykatën e Durrësit është mbajtur seanca ...
Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka m...
5 Maji shënon Ditën e Dëshmorëve të atdheut. Në këtë ditë...
Ish-deputeti Lefter Maliqi është paraqitur paraditen e sot...
Këtë të martë, në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohen dy an...
Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ...
Këtë të martë është caktuar treshja e gjyqtarëve që do të ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, është para...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...