web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kushtetuesja shqyrton padinë e PD-së për komisionet hetimore/ Përfaqësuesi i opozitës: Kërkesa, e bazuar në dokumente

5 Maj 2026, 10:39, Aktualitet CNA

Kushtetuesja shqyrton padinë e PD-së për komisionet hetimore/

Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për shqyrtimin e ankimit të opozitës në lidhje me mosngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 11 majit dhe rastin “McGonigal”.

Avokati Marash Logu paraqiti pretendimet e opozitës në lidhje me rastin “McGonigal”.

Logu tha se pretendimi i mazhorancës se objekti i hetimit për këtë rast ka qenë i paplotë është një pretendim i pavërtetë, pasi padia nuk ka qenë e lidhur me objektin e hetimit.

Më tej, referuar pretendimeve të mazhorancës se kërkesa bazohet vetëm në pretendime politke, Logu tha se kërkesa e PD-së është e bazuar në dokumente të drejtësisë shqiptare, asaj amerikane, si dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Përfaqësuesi i opozitës tha se në padinë e bërë nuk është kërkuar vërtetimi i ligjshmërisë për shtetas amerikanë, por për shtetasit shqiptarë.

 

Për çështjen 'McGonigal' përfaqësuesi i mazhorancës ka cituar se kemi qenë dakord se objekti ka qenë i paplotë. Pretendim ky i pavërtetë, pasi nuk ka pasur të bëjë me objektin e hetimit.

Detyrimi për formulimin e një vlerësimi alternativ nuk është detyrim i kërkuesve, por i atyre që ngrejnë pretendim, pra i shumicës parlamentare. Nuk ka pasur asnjë përpjekje të vetme për të ofruar një alternativë për vlerësimin.

Sipas përfaqësuesit të shumicës kërkesa bazohet vetëm në pretendime politike. Në fakt është totalisht e pavërtetë dhe lehtësisht e verifikueshme pasi kërkesa është e bazuar në dokumente të drejtësisë shqiptare, amerikane dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Është ngritur pretendim se nuk ka akuzë ndaj ndonjë zyrtari shqiptar. Në fakt është e vërtetuar që në dokumentet amerikane përmendet kryeministri Rama dhe zyrtarë të tjerë.

Në përmbajtje të kërkesës sonë është kërkuar të verifikohet zbatimi i ligjeve nga zyrtarët shqiptarë. Nuk kemi kërkuar ligjshmërinë e veprimeve të shtetasve amerikanë”, tha Logu.  





Lajmet e fundit nga