web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Përballem me vështirësi jo të lehta"/ Hashim Thaçi flet për ditët e tij në burgun e Hagës

4 Maj 2026, 22:46, Aktualitet CNA

"Përballem me vështirësi jo të lehta"/ Hashim

Ish-presidenti i Kosovës ka dhënë një intervistë nga burgu i Hagës për emisionin Opinion, ku ka folur për procesin gjyqësor ndaj tij, i cili vijon prej 6 vitesh.

Thaçi ka treguar në intervistë se si i kalon ditët e izolimit ku ndodhet që nga vitit 2020. Ai është shprehur se çdo ditë e vitit në burgim duket e njëjtë.

Thaçi thotë se për gati 6 vite nuk ka pasur asnjëherë grip, përveçse kur ka kaluar Covid-19. Sipas tij kjo është vetëm për shkak të jetesës në Kosovë në ajër të pastër. Ndërkohë ka treguar se vijon njëjtë rutinën e tij me kafen në mëngjes.

Ish-presidenti shprehet më tej se edhe takimet dhe bisedat me familiarë nuk e kanë përjetimin apo ngrohtësinë emocionale normale. 

Përgjigja e Thaçit:

Aktualisht më është mbyllur goja për të folur dhe më janë lidhur duart për të shkruar atë që më do zemra e thotë plotësisht mendja. Serbia u mor e merret kohë të gjatë me mua. Më dënoi në mungesë me shumë vite burg. Në mënyrë të vazhdueshme (1993-97) bastisi shtëpinë, keqtrajtoi dhe arrestoi babanë, nënën, motrën dhe vëllezërit në shenjë hakmarrjeje ekzekutoi edhe vëllanë e Lumes, Hakiun, në masakrën në fshatin Studime të Vushtrrisë në maj 1999. Në qershor 1999, lufta përfundoi. I takoi botës së shqiptarëve të mbijetuar.

Sot “faji” im i vetëm është pse jam gjallë. Nuk i takoj kategorisë së njerëzve që thonë se burgu është për burra, kjo shprehje me duket bezdiëse. Rruga ime nuk ishte as fat e as rastësi, është gëllim që buron nga thellësia e botës sime, është e prekshme dhe transparente. Që herët e kisha vendosur gjithë qenien time në funksion të idesë së lirisë. Vetmia natyrshëm më jep zbrazëti dhe ofron kotësi. Mundohem t’i jap shpirt ambientit në qeli. 24 orët e ditës dhe 365 ditët e vitit janë të njëjta. Humb kuptimi kalendarik i jetës. Ditë-netët sikur kalojnë pa data. Kam reflektuar për Kosovën, për Shqipërinë dhe shqiptarët, për sjelljen e botës në fillim dhe fund të shek. 20 në raport me neve. Jo rrallë harrojmë sa të nëpërkëmbur kemi qenë, ndërsa sot sa lartë jemi në ngritie dhe proces konsolidimi si komb me mendim dhe status perëndimor.

Liria dhe burgu nuk ngjiten kurrë. Nuk i ndan vetëm muri fizik, por emocioni, të menduarit dhe mënyra se si e sheh, ndjen dhe jeton botën. Izolimi është zgafellë me mungesë horizontesh dhe ashensori. Të kalamend fizikisht e besa edhe mund të të verbojë. Jo për nga niveli i dioptrisë, por i ngatërrimit apo mënyrës se si i sheh gjërat. Koha dhe distanca e bëjnë të veten, tek çdo njeri sado rezistues të jetë. Por, falë Zotit dhe vetë kujdesit ende jam mirë. Për gati 6 vite nuk kam pasur grip, ethe, temperaturë, e as ftohjen më të vogël, përiashto COVID-19. Ndihem i bekuar që kam ecur luginave e shpatiiëve, kam shkelur lartësitë dhe teposhtëzat e bjeshkëve tona. Ende më mban ajri, fryma dhe energjia e atdheut. Kjo ka bërë që ta ndjej edhe më thellësisht dhe gjerësisht jetën. Vendlinden e ende shoh kthjellët, përjetoj në horizont të plotë. Për mua është shëndet, dashuri, besim dhe krenari. Por, jetës së shëndetshme i duhet përmbajtja, kjo tani më mungon. Vetminë nuk e trajtoj si skëterrë, ankth malkues, apo fundin tim. Përballem me vështirësi jo të lehta. Vizualizoj kujtesën e përjetuar të giërave të mira, paralel zhvilloj imagiinatën për të ardhmen më të mirë. Shumëllojshmëria e përvojës jetësore më ka regjur, duke dëgjuar e besuar me respekt, por edhe duke u gënjyer dhe duruar në heshtje. Shpresa në izolim ështe Zoti, gruaja dhe fëmija, nëna dhe babai, motra dhe vëllai, fqinji dhe miku. Është vetë jeta. Nuk arratisem nga vetvetja, e as nuk zhvendosem apo tjetërsohem në botën që të tjerët u përpogën të më hedhin. Megjithëse, edhe takimet dhe bisedat me familiarë nuk e kanë përietimin apo ngrohtësinë emocionale normale.

Ketu buzëqeshja nuk buron nga thellësia e shpirtit, zemrës dhe haresë. Ushgimi që ha kafeja apo çaji që pi nuk e kanë shijen origjinale. Çdo gjë duket e përkohshme, artificiale, sipërfaqësore, por në realitet ka vite të tëra, thellësisht të shkëputura nga jeta e lirë. Bëj giumë të rehatshëm, por nuk më sjell mjaftueshëm sensin e rigjenerimit mendor e as fizik. Me të hapur sytë në mëngjes, dëgjoj muzikë pa tekst; ëndrrat eventuale të natës i zëvendësoj me leximin e ndonjë rrëfimi libri apo gazete nga bota e filmit, artit turizmit historik dhe kulturor, sportit etj. Cdo agim mëngjesor e trajtoi si mundësi të re. Pema e vendosur në hapësirat e paraburgimit për festat e fundvitit më jep ngrohtësi të brendshme. Vazhdoj me pirjen e kafesë, e cila më tepër më ka mbetur si gjest nga takimet gjatë punës në Prishtinë sesa nevojë kafeine. Gatimi i mëngjesit me jep kënaqësi dhe relakson, mundohem të përgatis gjëra sa më të shëndetshëme. Tashmë më është bërë ritual.

Këta rreshta nuk janë rrëfime të orëve të liga, janë ngjarje të përjetuara dhe reale. Nuk janë shënime nga zyrat e shtetit, kabinete katedrash, sallone komode shtëpiake, as produkt i zhurmës apo ndikimit nga rrjetet sociale, por ulur qetësisht mbi dërrasa me laps në fletore, në qeli i vetëm përballë hekurave të dritares. Përderisa jashtë mureve vazhdon reshja shiut, ambient i miegullt, i errët përcjellur me erë të fortë e tash në minutat e fundit u zëvendësua me reshje edhe të borës është mesnatë ndërmiet 6/7 janarit, bora dicka e rrallë në Hagë. Fakti që jam këtu nuk më bën të malkoj askënd e as nuk i lutem askujt. Borxh nuk i kam askujt në këtë botë. Vetmia nuk më ka ngrysur apo mbyllur brenda lëkurës sime. Jam arratisur, e thyei vetmin në lexim dhe shkrim. Nuk jam i zemëruar me askënd. Përkundrazi. Besimi në drejtësi më ndihmon më së shumti.

Por, edhe pse po kaloj vitin e giashtë në izolim, kam vendosur ndoshta të mbetem “naivi” i fundit në vendin tim – të besoj në vlera, humanizëm dhe drejtësi. Jam i pa kompromis-ndjek ndërgjegjen. Besimin në Kushtetutë dhe ligje të Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Dreitat e Njeriut. Qenia ime giithmonë kah anuar kah paqja. U bëra pjesë e rezistencës, sepse doja që populli i Kosov?s të jetoj i lirë e në paqe. Në Kosovë u ndesh ndërgjegija njerëzore përballë mizorisë çnjerëzore. Fitoi humanizmi dhe civilizimi në ballafagim me politiken e spastrimit etnik dhe gjenocidit. E kam të përjetuar edhe siellien “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike e cila mund të më lëkund besimin për qytetarët e Kosovës. E di, sot ndonjë zyrtar apo ish zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduar krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë. Ky proces meritueshëm tashmë ka marrë fund. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por per Republikën e Kosovës jam i bindur do të ketë progres. Serbia luftoi shumë ta pengoje lirinë dhe pavarësinë, ka dështuar ta arrijë këtë për mbi tri dekada. /CNA





Lajmet e fundit nga