web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Parlamenti Europian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025

5 Maj 2026, 11:29, Aktualitet CNA

Komisioni për Punët e Jashtme në Parlamentin Evropian ka miratuar raportin e progresit për Shqipërinë për vitin 2025, duke konfirmuar ecurinë pozitive të vendit drejt integrimit. Me një shumicë prej 58 votash pro, 7 kundër dhe 7 abstenime, eurodeputetët kanë vulosur dokumentin që e rendit Shqipërinë si një nga dy vendet lidere në procesin e zgjerimit.

Gjatë mbledhjes së drejtuar nga David McAllister, raportuesi Andreas Schieder vuri në dukje se ky vlerësim vjen edhe nga Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, e cila e konsideron Shqipërinë si një nga dy vendet kryesuese sa i përket zgjerimit.

"Dua të nënvizoj se Shqipëria konsiderohet edhe nga Komisionerja jonë, Marta Kos, si një nga dy vendet kryesuese sa i përket zgjerimit. Këtë po përpiqemi ta trajtojmë edhe në këtë raport. Kjo do të thotë që reformat duhet të mbërrijnë edhe në jetën e përditshme të njerëzve dhe veçanërisht jemi përpjekur të fokusohemi edhe në situatën sociale në Shqipëri", tha Schieder.

Schieder theksoi se fokusi i këtij raporti shkon përtej procedurave teknike, duke kërkuar që reformat të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve dhe në përmirësimin e situatës sociale në vend. Ky votim në Bruksel rikonfirmon mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për rrugëtimin e Shqipërisë.





Lajmet e fundit nga