Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Këtë të premte u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-kryeministri dhe ish-kryesocialisti Fatos Nano.
Jeta dhe familja
Fatos Nano u lind në Tiranë më 16 shtator 1952. I biri i Thanas Nanos, një ish-drejtor i Radio Televizionit Shqiptar dhe Maria Nano (Shuteriqi) një nëpunëse civile. Nano u rrit në lagjen pranë rrugës “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Shkollimi
Nano mbaroi gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Ekonomisë. Në vitin 1975 kreu specializimin në Ekonomi Politike.
Në vitin 1983 mori titullin "Doktor i Shkencave" ne fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" në fushën e ekonomisë.

Vitet e para në profesion
Pas diplomimit në vitin 1978, Nano punoi në drejtimin e fabrikave metalurgjike të Elbasanit deri në vitin 1981. Nga viti 1981 deri në vitin 1984, Nano shërbeu si ekonomist në Fermën Bujqësore të Priskës në Tiranë. Në vitin 1984, ai u emërua si studiues i problemeve socio-ekonomike dhe reformave të ekonomive të tregut të vendeve të Bllokut Lindor në Institutin e Studimeve Marksiste-Leniniste në Tiranë, ku punoi deri në vitin 1990.

Angazhimi në politikë
Nano e filloi karrierën e tij politike në dhjetor të vitit 1990, ku u emërua për herë të parë si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Në janar të vitit 1991, ai u ngrit në detyrë në pozicionin e Zëvendëskryeministrit, në qeverinë e Adil Çarçanit. Kongresi i 10-të i Partisë së Punës u mbajt në qershor 1991 dhe më pas zgjodhi Nanon si udhëheqësin e ri të Partisë Socialiste më 13 qershor 1991. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste.

Detyra si kryeministër
Në fund të shkurtit 1991, Nano emërohet si Kryeministër të qeverisë kalimtare me qëllim organizimin e zgjedhjeve të para demokratike post-komuniste në vend. Nano shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, nga viti 1997 deri në vitin 1998 dhe nga viti 2002 deri në vitin 2005.

Dënimi
Pasi Partia Demokratike e Shqipërisë fitoi zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992, Parlamenti ngriti një komision në fillim të vitit 1993 për të hetuar aktivitetin e Fatos Nanos për korrupsion dhe abuzim të dyshuar me menaxhimin e ndihmës humanitare të dhënë nga shteti italian gjatë krizës ekonomike që zgjati nga viti 1990 deri në fillim të vitit 1992.

Më 3 prill 1994, Nano u dënua me dymbëdhjetë vjet burg. Nano u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Tiranë për abuzim të dyshuar me pushtetin dhe korrupsion në vitin 1999.

Nano u lirua nga burgu në mars të vitit 1997.

Jeta personale
Nano kishte dy fëmijë nga martesa e parë me Rexhina Nanon, djalin Sokol dhe vajzën Eda. Më 9 nëntor 2002 lidhi martesë me Xhoana Nanon./CNA
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastuk...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka ndarë para pak m...
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë në moshën 73-...
Bashkia e Kamzës ka vendosur në mbledhjen e Këshillit Bash...
Përfaqësuesi i Presidentit në Gjykatën Kushtetuese Ilir Ru...
Përfaqësuesi i Presidentit, Ilir Rusmali, në Gjykatën Kush...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletët e votim...
Lëvizje të reja janë raportuar në komisariatet e vendit. S...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme n...
Në deklaratën e tij para anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese...
Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri, ka bërë një reagim në r...
Votimi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komision...
Në Universitetin “Fan Noli” të Korçës u zhvillua një takim...
Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, doli nga...
Avokatët e Erion Veliajt kanë gënjyer para trupës së Gjyka...
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i ...
Erion Veliaj mbron veten në Gjykatë Kushtetuese duke u vik...
Erion Veliaj ka vijuar me viktimizimin në fjalimin e tij p...
Erion Veliaj ka mashtruar para anëtarëve të Gjykatës Kusht...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...