Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, u prezantua projekti i Polit të jugut në Korçë, në një takim ku merrte pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
Për kryebashkiakun Sotiraq Filo, ky megaprojekt përmban në vetvete disa projekte që do të jenë në shërbim të gjithë komunitetit dhe mbi të gjitha të fermerëve të zonës.
Sotiraq Filo u shpreh se: “Poli i Jugut është një projekt që synon të japë kontribut në zhvillimin e sektorëve prioritarë të rajonit, duke filluar me zhvillimin bujqësor dhe blegtoral.
Është bërë një punë e jashtëzakonshme me projekte madhore në ndihmë të bujqësisë. Sfida jonë e radhës është se si t’i bëjmë fermerët të marrin maksimumin nga puna e tyre.
Ky megaprojekt ka disa projekte që fillojnë me ndërtimin e qendrës së inovacionit për bujqësinë dhe blegtorinë, si edhe ndërtimin e një ferme të madhe për mollët. Pjesë e këtij investimi do të jetë edhe investimi në akademi të teknologjisë. Ndërtimi i qendrës më të madhe të eventeve dhe jetës së natës në Shqipëri është edhe projekti i radhës, pjesë e megaprojektit Poli i Jugut”.
Në fjalën e tij, drejtuesi politik i qarkut Korçë, Niko Peleshi, theksoi se ky investim strategjik pritet që ta çojë fermën, por edhe ekonominë familjare të zonës në një tjetër nivel.
“Për herë të parë në gjithë Shqipërinë, 4 bashki bëhen bashkë, dhe investojnë në një projekt i cili do të sjellë në tjetër nivel fermerin e kësaj zone, ekonominë, qytetet dhe fshatrat tona. Me teknologjinë pranë duke shfrytëzuar projektet dhe të rejat e fundit, duke ndërtuar laboratore, qendra ekselence, që transferojnë teknologjinë te fermeri ne mund t’i çojmë shpejt fermat tona në një nivel tjetër”, tha Peleshi.
Ministrja Krifca, pasi mbështeti projektin e ideuar nga kryebashkiaku Filo për këtë zonë, tregoi se si ka ndikuar rritja e vëmendjes ndaj fermerit dhe pritshmëritë përmes këtyre investimeve sipas saj janë tejet të mëdha.
“Vij në Korçë pasi Korça është një qark i rëndësishëm bujqësor edhe për prodhimin edhe për dinamikën e përçimit të energjive. Ky projekt, që ju e keni quajtur Pol Rajonal, e ka mundësinë të trajtojë projekte të ushqimit të kafshëve për rritje rendimentesh dhe për krijimin e një ferme model, në një nivel tjetër në ndihmë të fermerit”, tha Krifca./ CNA.al
Një vit më parë, në ditën e drejtësisë, Zyra e Inspekt...
Zëdhënësja e fushatës e kandidatit Belind Këlliçi, Sil...
Gjykata e Apelit ka publikuar sot vendimin e zbardhur ...
Policia e Korçës, ka vënë në pranga 40-vjeçarin me inicial...
Policia e Korçës ka vënë në pranga 35-vjeçarin me iniciale...
Paraditen e sotme rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve ...
Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 28-vjeçar me inic...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Has, Beqir Mulaj, ka deklar...
Prokuroria e Posaçme dhe BKH kanë kryer kontrolle në ba...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një me...
Editori i "BIRN", Besar Likmetaj, ka folur për aferën e sh...
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetasin serb me in...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, është shpre...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, gjatë fjalës së...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, sot në ...
Pas denoncimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, se dis...
Sot pritej të jepej pretenca për ish-ministrin e Mbroj...
Zamira Durda ka depozituar një tjetër kërkesë për të qenë ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Hapi i parë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të pa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...