“Tirana, në alarm”/ Alimehmeti: Më 14 maj, ta pastrojmë ajrin nga ndotësi më i madh, Erion Veliaj
Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir ...

Hapi i parë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, “Evropa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete”, thoshte Robert Schuman, një nga baballarët e Evropës së Bashkuar.
Në ditën e Evropës, Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në një intervistë për “Zërin” në Kosovë, jep detajet e para të njërës prej arritjeve konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.
Prej 1 tetorit të gjithë do të paguajmë 1/3 më pak me telefonat tanë në roaming në Evropë.
"Zëri": Javën e kaluar u shpall lajmi se çmimet e roamingut ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të ulen, duke nisur nga muaji tetor. Çfarë do të thotë ky lajm dhe sa do të ulen saktësisht këto çmime?
Majlinda Bregu: Ne kemi kohë që po e komunikojmë lajmin se nga 1 tetori i këtij viti presim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian (BE), ku përfshihen edhe miliona qytetarë të Diasporës, të përfitojnë uljen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP).
Por më lejoni të kthehem një hap pas në kohë, për ta shpjeguar më mirë këtë proces të ndërlikuar negociatash, që është ende në proces.
Që prej hyrjes në fuqi në korrikun e 2021-shit, të Marrëveshjes Rajonale të Roamingut në Ballkanin Perëndimor, që mundësoi në rajonin tonë roaming me tarifa 0, “Fol si n’shpi”, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) nisi të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, me operatorët e Bashkimin Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, për reduktimin e roamingut edhe mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Pas negociatash të gjata mundësuam më në fund që gjatë punimeve të Samitit BE-Ballkan Perendimor, i mbajtur në dhjetorin e 2022-shit në Tiranë, nënshkrimin, mes operatorëve të telefonisë celulare në BE e BP, të deklaratës së dakordësisë për nisjen e uljes së çmimeve të roaming-ut, brenda vitit 2023, mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perendimor.
Janë 38 operatorë telekomunikacioni pjesë e kësaj nisme dhe siç e kemi theksuar që në krye të herës, mirëpriten edhe operatorë të tjerë të bëhen pjesë e saj në çdo kohë.
Lajmi i javës së kaluar kishte të bënte me njoftimin se operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për vendosjen e kufirit maksimal: sa do të kushtojë një Gigabajt (GB) në roaming, duke filluar nga tetori 2023.
38 operatorët e telekomunikacionit, duke respektuar planet e tyre të biznesit, por edhe duke iu përgjigjur thirrjes politike, kanë rënë dakord për të pasur një kufi maksimal të unifikuar të çmimit, prej 18 euro për një GB. Dhe e them me kënaqësi të plotë se kjo është është një arritje e madhe.
Aktualisht, ka një larmishmëri paketash të çmimeve të roaming, disa më të ulëta, të tjera më të larta. Kemi raste në BE, ku kostoja për përdorimin e internetit në roaming shkon edhe në 500 euro për GB, ndërsa çmimet standarde shkojnë edhe më lart, deri në 21.000 euro për GB. Sigurisht, disa operatorë do të duhet të reduktojnë çmimet më shumë se të tjerët, pasi paketat e çmimeve nga njëri operator te tjetri, ndryshojnë. Për të dhënë një shembull më konkret, në Kosovë çmimet e paketave për përdorimin e internetit variojnë ndërmjet 13 dhe 30 euro për GB në paketat që ata ofrojnë.
Por ajo çfarë është e rëndësishme për ne sot është fakti se me kufirin maksimal që operatorët janë dakordësuar, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, përmes paketave të ndryshme, shtesave (add-ons) etj, ndërsa do të përdorin internetin celular kur janë në roaming në vendet e BE-së.
Zëri: Pra, e gjithë kjo do të thotë se një gigabajt yni do të kushtojë 18 euro?
Bregu: Jo, kjo do të thotë vetëm se kufiri i çmimit, pra çmimi maksimal për një GB në ofertat e operatorëve, nuk do të jetë më shumë se 18 euro duke filluar që nga ky tetor. Më pas, në vitin 2026, kufiri i çmimit do të ulet sërish deri në 14 euro, ndërsa në 2028-ën deri në 9 euro. Më duhet ta theksoj se kufiri maksimal nuk do të thotë që ky do të jetë çmimi real që do të paguajnë qytetarët. Patjetër që do të jetë më e ulët, pasi siç e thashë më sipër ne presim një ulje me një të tretën e çmimit mesatar për qytetarët e rajonit tonë.
Kjo marrëveshje do të ndikojë në treg dhe do të nxisë konkurrencën mes operatorëve që janë pjesë e deklaratës, por edhe atyre që nuk janë ende pjesë e saj. Caktimi i këtij çmimi maksimal, do të ndikojë edhe operatorë që ofrojnë paketa me çmime të ulëta në këtë moment.
Për shkak të rregullave dhe legjislacionit të konkurrencës së ndershme, operatorët nuk mund të negociojnë haptazi e drejtpërdrejt çmimet e ofertave. Ajo që ne si KBR mund të bënim, së bashku me Komision Evropian (KE), ishte t’i mblidhnim operatorët, ta nisnim dhe ta lehtësonim këtë proces, ku të gjithë u përfshinë në mënyre vullnetare dhe na besuan rolin e drejtuesit në këto negociata. Nuk ishte arritje e vogël të bindje operatorët që të jepnin një Deklaratë Roaming dhe pastaj të negocionin uljen e kufirit maksimal të çmimeve midis dhjetëra kompanive që kanë qëllim kryesor fitimin.
Është një proces që ende nuk ka mbaruar. Nga tani e deri në tetor presim që operatorët, të cilët kanë sfidat e tyre të biznesit, të përshtasin dhe mundësojnë oferta më të favorshme me çmime dukshëm më të ulëta të roaming për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ne sigurisht, do të bëjmë më të mirën që të shtyjmë operatorët të përmbushim/zbatojnë thelbin e kësaj deklarate dhe pres që edhe qytetarët të bëjnë të njejtën gjë gjithashtu.
Zëri: Kuptoj se ky është rezultati i një deklarate që operatorët e telekomunikacionit nënshkruan në Samitin e Tiranës vitin e kaluar?
Bregu: Po, pas një viti negociata të vështira, kulminimi erdhi me nënshkrimin e Deklaratës së Roamingut të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë vitin e kaluar në prani të të gjithë kryeministrave, përfshirë rajonin tonë, dhe Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michelle.
Pas atij nënshkrimi filluam për muaj të tërë negociatat midis të gjithë operatorëve për të arritur në këtë çmim maksimal, lajm ky që shenjon hapin e dytë në këtë proces të vështirë.
Njoftimi i fundit për uljen e kufijve të çmimeve të roamingut të të dhënave përfaqëson hapin e dytë në këtë proces të vështirë.
Dhe tani po hyjmë në një fazë tjetër, më e rëndësishmja dhe më e ndjeshme, dhe ky është procesi i zbatimit të asaj që është rënë dakord, dhe konkretizimi i paketave për qytetarët.
Nuk kemi qenë vetëm në këtë rrugëtim, pasi jemi ndihmuar gjithnjë nga Komisioni Evropian.
Thelbi i misionit të Këshillit të Bashkëpunimit Evropian është të sjellë rajonin tonë më pranë BE-së. Nisma për roaming është pjesë e saj, kontributi ynë në evropianizimin e këtij rajoni. Siç ka thënë edhe një nga baballarët e BE-së: Evropa nuk do të bëhet menjëherë, apo sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete".
Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për projekte dhe i...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot një përfa...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtutaj, në Bulq...
Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë vendimin p...
Me qëllimin e përbashkët për të promovuar fuqimisht ed...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është paraq...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka lënë ambientet e SPAK-ut...
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK...
Sot është hapur tregu i ri publik i Farkës. Ministrja ...
Kreu aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë m...
Një javë na ndan nga zgjedhjet e 14 majit. Teksa të g...
Kreu i bashkisë, Erion Veliaj, vijon me “show”-n polit...
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, pritet të mbërrij...
Moderatorja Luana Vjollca i është shtuar listës së per...
Këngëtari Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito, gjatë spe...
Në Tiranë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë po feston 5-v...
Durrësi, një nga qarqet më të mëdha në vend, me një ko...
Pasditen e sotme është shpallur fituesi i konkursit ndërko...
Posteri provokues i kandidatit Belind Këlliçi shkaktoi rea...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...