Komisioni i Reformës Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë K...
Në atmosferën e festës së Pashkës, Mitropolia e Korçës u kthye në një qendër të rëndësishme pritjesh dhe urimesh, ku figura të larta politike dhe përfaqësues të komuniteteve fetare u mblodhën për të përcjellë mesazhe paqeje, shprese dhe bashkimi.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm në këto pritje, duke shprehur gëzimin për pjesëmarrjen në këtë ditë të shenjtë për besimtarët ortodoksë. Ai uroi që drita e Pashkës të ndriçojë zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe të sjellë më shumë mirësi, solidaritet dhe harmoni në shoqëri. Kreu i shtetit përcolli gjithashtu urimet e tij për një shërbesë të suksesshme për Mitropolitin e Korçës.

"Shumë faleminderit për mikpritjen. Jam sot shumë i gëzuar që gjendem në Korçë për të uruar nga Mitropolia e Korçës besimtarët ortodoksë, gëzuar Pashkën. Qoftë e bekuar për të gjithë besimtarët por edhe për të gjithë shqiptarët. Uroj që drita e qiririt e marrë mbrëmë në kishë të ndriçojë zemrat e çdo individi, çdo besimtari, të gjithë shoqërisë tonë dhe të bëhemi më të mirë me njëri tjetrin, më solidarë dhe më të mbarë për njëri tjetrin. Me këtë rast i uroj edhe hirësisë së tij Anastasit, që të ketë një shërbesë të mbarë, të suksesshme këtu në Mitropolinë e Korçës."
Mes të pranishmëve ishte edhe Niko Peleshi, i cili theksoi se Pashka është një ditë gëzimi dhe mirësie, duke uruar që këto vlera të përhapen tek të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit.

"Faleminderit që më krijuat mundësinë të bashkoj urimin tim mes mijëra e dhjetra mijëra urimeve të këtyre ditëve. Dita e Pashkës është një ditë e gëzuar, një ditë mirësie dhe do të uroja që mirësia e këtyre ditëve të përhapet në të gjithë qytetarët e Korçës, në të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Pashkë të mbara dhe ditë të paqta të pasojnë", tha kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Një mesazh domethënës bashkëjetese ndërfetare erdhi nga Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, i cili vuri në dukje elementët e përbashkët mes besimeve dhe rëndësinë e respektit reciprok. Ai theksoi se, pavarësisht dallimeve teologjike, kjo nuk pengon bashkimin në gëzime dhe urime mes komuniteteve fetare.

"Sapo uruam Mitropolinë e Shenjtë Korçë, besimtarët ortodoksë të zonës së Korçës dhe jo vetëm, festën e tyre të Pashkës. Janë disa elementë që janë në fenë islame, kemi të përbashkët figurën e Marias apo Merjemes siç i themi ne në fenë islame të Isait apo Jezu Krishtit të cilët ne i konsiderojmë profetë të zotit, të dërguarit e tij. Ungjillin e konsiderojmë si libër të zbritur nga zoti por për çështje të tjera teologjike normalisht kemi ato dallimet tona por kjo nuk na pengon që ne të vijmë të urojmë, të jemi në gëzime me njëri tjetrin. Me këtë rast, dua t’ju uroj të gjithë besimtarët ortodoksë të zonës së Korçës dhe jo vetëm, gëzuar për shumë vjet Pashkën", uroi Myftiu i Korçës.
Urime për besimtarët ortodoksë përcolli edhe deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, e cila nënvizoi simbolikën e Pashkës si triumf i dritës mbi errësirën dhe i së mirës mbi të keqen, duke uruar paqe, shëndet dhe mbarësi për të gjitha familjet shqiptare.

"Krishti u ngjall! Për të gjithë besimtarët ortodoksë kudo që ndodhen, por edhe për të gjithë shqiptarër që festojnë sot këtë ditë të shenjtë, uroj nga zemra paçi vetëm paqe, mbarësi dhe shëndet në familjet tuaja. Sot kjo ditë vjen me një mesazh shumë të rëndësishëm dhe drita gjithmonë fiton mbi errësirën, e mira mbi të keqen. Le të jetë kjo dritë që të sjellë vërtet mirësi, mbarësi dhe dritë në familjet tuaja."
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, u shpreh se kjo ditë përçon mesazhe të rëndësishme shprese dhe besimi për ditë më të mira, duke uruar shëndet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

"Sot është një ditë e veçantë, një ditë e gëzuar, një ditë feste për të gjithë besimtarët ortodoksë të bashkisë së Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Dita e Pashkës përcjell mesazhe të rëndësishme. Pashka lidhet jo vetëm më ngjalljen e një njeriu por me ngjalljen e shpresës dhe besimit për ditë më të mira. Dua të përcjell urimin për shëndet, mbarësi, për gjithë familjet e qytetit të Korçës, bashkisë së Korçës dhe të gjithë vendit. Gëzuar Pashkën."
Pritjet tradicionale të organizuara nga Mitropoliti Imzot Anastasi në Korçë, edhe këtë vit sollën së bashku përfaqësues të institucioneve dhe besimeve të ndryshme, duke dëshmuar edhe një herë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që karakterizon shoqërinë shqiptare./ CNA
Mitropoliti i Korçës, Anastasi ka përcjellë mesazhin e tij...
Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo ka uruar të gji...
Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi ka përcjellë një mesazh...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka uruar nga Korça besimt...
Pas meshës së Pashkës Orthodhokse, Kryepiskopi i Tiranës, ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka përcjellë mesazh urimi për be...
Mitropoliti i Elbasanit, Librazhdit dhe Shpatit, Imzot And...
Sot në katedralen Ngjallja e Krishtit në Tiranë po mbahet ...
Mijëra besimtarë ortodoksë u mblodhën në Katedralen “Ngjal...
Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët orthodhoksë për ...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, For...
Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, besimtarët ...
Drejtoria e Burgjeve ka njoftuar se ditën e sotme është zh...
Gazetarja Klodiana Lala në një dalje televizive ka folur p...
Sekretari i Berishës, Enri Çeno, është ankuar pasi PD nuk ...
Prej disa javësh, Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë,...
Gazetari Armand Rabi ka njoftuar kandidaturën për kryetar ...
Mediat e Veliajt kërkojnë të kthejnë në qesharake çështjen...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të shitje...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe i ka bërë kërk...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...