Ushtarët e FSK-së ngatërruan rrugën dhe u futën gabimisht në Mitrovicën e Veriut/ Reagon KFOR-i
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëp...

Një person është arrestuar në Prizren, pasi ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij dhe vajzën e mitur. Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës.
Pas njoftimit të rastit, policia ka mbërritur në vendgjarje dhe ka gjetur gruan në rrugë të plagosur. Pas gruas, në katin e fundit të ndërtesës ku jetonte familja është gjetur dhe vajza e plagosur. Të dyja të plagosurat ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
I arrestuari akuzohet për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Prokuroria bën me dije se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prizren, 17 Tetor 2025 - Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20 min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë - thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.
Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /CNA
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se mirëp...
John Bolton, i cili shërbeu si këshilltar i sigurisë k...
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, është...
Rusia duhet t'i paguajë Gjeorgjisë më shumë se 253 milionë...
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...
Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme...
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ...
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të e...
Ditën e sotme presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me anë të një postimi n...
Administrata amerikane, e udhëhequr nga presidenti Donald ...
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi po ankohen te ndërmjetësuesit...
Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian e ka miratuar të enj...
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesët...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në ...
Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroz...
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...