Boçi: Dorëheqja e Ramës identifikohet me gjithë të keqen që ka ndodhur në Shqipëri
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha sot s...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, tha sot s...

Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroze ka rikuperuar financat e shtetit, por edhe imazhin duke u kthyer në model për korrektësi në shlyerjen e detyrimeve tatimore.
Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë.
Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim
Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal.
Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe klientët kanë një faturë blerjeje.
Disa rrugë më tutje punonjësja e administratës tatimore dhe kolegët e saj gjejnë diçka. Në një restorant ata kontrollojnë tavolinat. Aty duhet të jenë faturat e porosive. Ky është rregulli.
Kamerieri e gjen veten në vështirësi për t'u shpjeguar kur flet me ekipin hetimor tatimor:
Penny: Si është puna me këto tri cola-t?
Kamerieri: Nuk janë printuar ende.
Penny: Mirë, na lër të flasim për këto.
Kamerieri: Sigurisht që i kam regjistruar këto pjata, por nuk pata kohë për t'i printuar. Mund ta bëj menjëherë tani. U pengova nga një klient.
Penny: Ky nuk është justifikim. Klientët i kanë ngrënë mezet tashmë.
Aplikacion për qytetarët për të raportuar ankesat
Autoritetet e kanë forcuar mbikëqyrjen jo vetëm përmes hetuesve të fshehtë tatimorë si Penny. Por edhe me një aplikacion, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë faturat e munguara ose të falsifikuara.
Penny e regjistroi tani në mënyrë elektronike shkeljen e restorantit. Kamerieri duhet të nënshkruajë në emër të pronarit, të cilit do t'i vijë një gjobë prej së paku 500 eurosh. Ai nuk dëshiron të intervistohet.
Hetuesit tatimorë pasi dalin nga lokali veshin jelekët e tyre të shërbimit, sepse pjesa e hetimit në fshehtësi për këtë ditë ka përfunduar. Qoftë me ose pa jelek, Penny thotë se në punën e saj ajo ndihet gjithmonë e sigurt: "E di që vizitat tona nuk janë zbavitje për njerëzit e biznesit. Por varet nga mënyra se si flet me ta. Nëse i trajton me respekt, edhe ata të respektojnë. Për Penny-n dhe kolegët e saj besimi në etikën tatimore është i mirë. Por kontrolli është më i mirë.
Nga vend problematik në model
15 vjet më parë Greqia ishte në prag të falimentimit shtetëror. Vendi ishte i zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe u desh të shpëtohej nga BE-ja dhe huadhënësit ndërkombëtarë.
Sot Greqia e ka marrë përsëri veten ekonomikisht. Vendi ka mundur të shlyejë një pjesë të borxheve miliardëshe.
Edhe falë agjencisë tatimore të themeluar enkas. Ajo ka mundur të përgjysmojë humbjen e të ardhurave nga TVSH-ja në më pak se dhjetë vjet.
George Pitsilis, nga Autoriteti i Pavarur për të Ardhurat Publike, thotë se "kjo është një çështje, që shqetëson të gjithë shoqërinë greke. Nëse duam të arrijmë një fitim për të gjithë dhe drejtësi, atëherë duhet të kontribuojmë të gjithë dhe të kërkojmë gjithmonë një faturë, për shembull. Mendoj se mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar vitet e fundit. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të respektosh ligjet.” Sepse TVSH-ja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit. Në Greqi ajo është 24%, pak mbi mesataren e BE-së./ DW
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në ...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet se Hamasi po shkel ma...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporte...
Arratisja e 20 anëtarëve të bandës së cilësuar jashtëzakon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se ka aut...
Hamasi ka kthyer tetë trupa gjatë kësaj faze të armëpushim...
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme k...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Luftës, Pete Hegseth bëri ...
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të mart...
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula vo...
Pritet që i vetmi kalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit t...
Një udhëheqës i lartë ushtarak amerikan përgjegjës për ope...
Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një...
Artisti ikonik i posterave të filmave Drew Struzan, i cili...
Hamasit iu kërkua të kthente 48 pengjet e mbetura si pjesë...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nënshkroi sot një d...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...