Shpërthimi i dhunës dhe protestave/ Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Perusë
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...

Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, bëri thirrje, që Europa ta përmbushë më me energji rolin e saj si "fuqi e paqes".
"Europa duhet t'i shfrytëzojë më me vendosmëri dhe më me unanimitet mundësitë e saj dhe ta vërë në veprim fuqinë e saj për të formësuar një botë më të mirë", kërkoi Merz në deklaratën qeveritare në Bundestag lidhur me takimin e nivelit të lartë. Marrëveshja e paqes për Gazën tregoi se veprimi politik bën dallimin. Njëkohësisht Europa edhe ushtarakisht duhet të bëhet më e fortë, theksoi kancelari.
Merz: Pasuritë ruse të përdoren për ushtrinë ukrainase
Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të BE-së javën e ardhëshme të enjten dhe të premten (23.10 – 24.10. 2025) do të takohen në Bruksel në samitin e tyre të vjeshtës. Eshtë e zakonshme që në prag të takimeve të tilla jepen deklarata qeveritare. Një projekt qendror i kancelarit në këtë takim do të jetë kërkesa, që të përdoren pasuritë ruse të ngrira në valën e sanksioneve. Edhe në samitin e Kopenhagës në fillim të tetorit Merz e vuri në dukje këtë çështje dhe pret tani që në Bruksel të ketë vendime konkrete.
Merzsynon që pasuritë e Bankës Qendrore ruse për kredi në vlerën e 140 miliardë eurove të përdoren për ta armatosur Ukrainën që të forcojë luftën mbrojtëse kundrejt Rusisë sulmuese.
Plan aksioni kundër kërcënimeve hibride nga Rusia
Ndaj kërcënimeve nga Rusia qeveria gjermane do të reagojë me një plan aksioni të zgjeruar për mbrojtjen nga rreziqet hibride. Këshilli kombëtar i sigurisë brenda pak ditësh në mbledhjen konstituuese të tij do të konsultohet për këtë, tha kancelari. Ai akuzoi Rusinë, se do të destabilizojë Gjermaninë dhe Europën – me sabotime dhe vrasje, me sulme kibernetike dhe disinformim të qëllimshëm.
"T'u jepet fund ekzgjarimeve me rregullore"
Merz në samitin e BE-së do të këmbënguli edhe për përparim drejt forcimit të aftësisë së konkurrencës së ekonomisë së Bashkimit Europian. "Europa do të bëhet më produktive, nëse ndryshon rrënjësisht", tha ai. Kjo do të thotë: "T'u jepet fund ekzagjerimeve me rregullore, procedura më të shpejta, tregje të hapura, më shumë inovacion, më shumë vepra konkrete në vend të ngurrimeve."
Kreu i partisë kristiandemokrate i bëri thirrje Komisionit të BE-së, që të paraqesë propozime konkrete të mëtejshme për reduktimin e burokracisë. Me hapat e deritanishëm, që parashikojnë lehtësimin e sipërmarrjeve nga një barrë prej rreth tetë milionë eurosh, Komisioni është në rrugën e duhur. "Por kjo nuk mjafton", tha Merz. "Ne na duhet një verifikim sistematik i marrëveshjeve të BE-së."
Merz theksoi njëkohësisht, se kjo nuk bie në kundërshtim me pohimin e qartë, që të arrihen objketivat për mbrojtjen e klimës deri në vitin 2045 si dhe objektivat e ndërmjetme deri më 2040. Kancelari theksoi, se nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë. Kjo është pjesë organike e politikës për mjedisin dhe asaj ekonomike. "E kjo arrihet jo me rregullore, as me ndalime, por me teknologji të hapura, me inovacion, me aftësi konkurrence pikërisht edhe në teknologjitë, që e bëjnë të mundur mbrojtjen e mjedisit."/DW
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ...
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të e...
Ditën e sotme presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me anë të një postimi n...
Administrata amerikane, e udhëhequr nga presidenti Donald ...
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi po ankohen te ndërmjetësuesit...
Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian e ka miratuar të enj...
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesët...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në ...
Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroz...
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në ...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet se Hamasi po shkel ma...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...