Zelensky para takimit me Trump-in: Putin kupton vetëm nën presion
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
P

Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesëtarë të saj me disa automjete janë futur gabimisht në veri të vendit, pasi e kishin ngatërruar drejtimin e lëvizjes.
FSK – e cila duhet të marrë leje nga misioni i NATO-s në Kosovë për të lëvizur në këtë pjesë të vendit – tha se incidenti ndodhi rreth orës 10:30 të së enjtes, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë.
Më herët, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesëtarë të FSK-së “e humbën rrugën, navigacioni i GPS-it i çoi gabimisht në veri”.
Sipas tij, ata u larguan nga veriu pasi Policia e Kosovës i kishte vërejtur dhe kishte biseduar me ta.
Në rrjetet sociale u publikuan video ku shiheshin disa kamionë të FSK-së duke kaluar përgjatë një rruge në qytetin e Mitrovicës së Veriut - një nga katër komunat në veri që janë të banuara me shumicë serbe.
Elshani tha për Radion Evropa e Lirë se sipas informacioneve të policisë, automjetet e FSK-së u parkuan në një pikë karburanti për "pesë deri në dhjetë minuta". Më pas, të shoqëruar nga policia, FSK-ja u largua nga veriu përmes "rrugës më të shpejtë", duke kaluar pranë një stacioni të autobusëve në vendin e njohur si Shkëmbi i Dudës.
Serbia: Kjo është shkelje e garancive të NATO-s
Për këtë ngjarjeje, Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë, duke thënë se bëhet fjalë për “shkelje të drejtpërdrejtë të garancive të forta të NATO-s”.
Edhe pse Policia e Kosovës ka thënë se bëhet fjalë për një gabim, Zyra për Kosovën në qeverinë serbe pretendoi se autoritetet kosovare, të udhëhequra nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, “kanë dërguar dy kamionë dhe katër automjete ushtarake, Humvee të FSK-së” në veri, një ditë pas vizitës në Kosovë të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila kërkoi uljen e tensioneve në vend.
Ndërkaq, Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që e ka mbështetjen e Beogradit, tha se shkuarja e FSK-së në Mitrovicë të Veriut “ka shkaktuar shqetësim në mesin e popullit serb dhe ka rritur tensionet”.
“Ky veprim përbën një provokim të rrezikshëm dhe të qëllimshëm, të drejtuar drejt destabilizimit të situatës në terren dhe shkaktimit të frikës e pasigurisë te populli serb”, u tha në njoftim.
Lista Serbe i kërkoi KFOR-it një prani më të madhe në veri të Kosovës “për të parandaluar përpjekjet e reja për veprime të njëanshme dhe për të mbrojtur paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve”.
“Lista Serbe paralajmëron se veprime të tilla janë të papranueshme dhe mund të kenë pasoja serioze për stabilitetin e rajonit”, tha kjo parti.
Prania e FSK-së në veri të vendit është e mundur vetëm me pëlqimin paraprak të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, bazuar në zotimin e vitit 2013 nga qeveria e Kosovës ndaj NATO-s.
Ky angazhim, i dhënë përmes një letre nga ish-kryeministri Hashim Thaçi drejtuar sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, mbetet në fuqi edhe sot, pavarësisht ndryshimeve në mandatin e FSK-së.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar KFOR-it me pyetjet nëse është në dijeni që FSK-ja ka qëndruar në veri.
Ndryshe, për herë të fundit, me pëlqimin e KFOR-it, FSK-ja ishte në veri më 29 korrik të këtij viti, në një operacion kur gjeti trupin e pajetë të një personi që kishte kërcyer nga ura në liqenin e Ujmanit.
FSK-ja është në proces të transformimit të saj në ushtri, pas ndryshimeve ligjore të miratuara. Ky proces pritet të përmbyllet në 2028. /REL
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në ...
Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroz...
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në ...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet se Hamasi po shkel ma...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporte...
Arratisja e 20 anëtarëve të bandës së cilësuar jashtëzakon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se ka aut...
Hamasi ka kthyer tetë trupa gjatë kësaj faze të armëpushim...
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme k...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Luftës, Pete Hegseth bëri ...
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të mart...
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula vo...
Pritet që i vetmi kalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit t...
Një udhëheqës i lartë ushtarak amerikan përgjegjës për ope...
Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...