Forca e Sigurisë e Kosovës: Disa nga pjesëtarët tanë janë futur gabimisht me automjete në veri
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesët...

Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian e ka miratuar të enjten një plan pesëvjeçar për mbrojtjen, i cili përfshin ndërtimin e një “muri të dronëve” që pritet të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027.
“Qëllimi ynë është t’i forcojmë kapacitetet tona mbrojtëse për ta frenuar agresionin”, deklaroi komisionari i Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius, gjatë një konference në Bruksel.
Sipas planit të Komisionit Europian, Rusia dhe Bjellorusia përbëjnë “kërcënimin më të madh”, duke përmendur shkeljet e përsëritura të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së nga automjetet ajrore pa pilot (UAV), apo dronët.
“Ky ‘mur europian i dronëve’ duhet të ndërtohet mbi mësimet e nxjerra nga Ukraina për rëndësinë e madhe të krijimit të ekosistemeve inovative të dronëve dhe kundërdronëve, duke e lidhur zhvillimin e mbrojtjes me prodhimin, dhe duke u mbështetur në kapacitete të shkallëzuara prodhimi dhe zhvillimit të vazhdueshëm teknologjik,” thuhet në dokument.
Propozimet, që do t’iu paraqiten për miratim liderëve të BE-së javën e ardhshme, vijnë mes diskutimeve të ashpra mbi cenueshmërinë e Europës, të cilat u nxitën nga hyrja e 21 dronëve rusë në Poloni në fillim të shtatorit.
Ky incident, së bashku me fluturimet e dronëve rusë mbi Rumani dhe shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga avionë luftarakë rusë, çoi në nisjen e iniciativës “Roja Lindore” nga NATO-ja për forcimin e mbrojtjes ajrore.
Ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë, Dovile Shakaliene, i tha Shërbimit ukrainas të REL-it se këto shkelje ruse “kanë ndihmuar shumë” në krijimin e ndjenjës së urgjencës.
“Kur gjithnjë e më shumë aleatë të NATO-s shohin sa e rrezikshme është Rusia dhe sa e paparashikueshme po bëhet situata në qiellin tonë, kjo përshpejton proceset – si në financimin e mbrojtjes sonë, ashtu edhe në mbështetjen për Ukrainën”, tha ajo.
Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, tha për REL-in se incidentet ruse kanë qenë “një kambanë alarmi” për Europën.
“Duhet të mësojmë shumë nga pala ukrainase dhe do të ishim mirënjohës nëse mund të blinim edhe nga Ukraina në industrinë e mbrojtjes, pasi ata kanë qenë të jashtëzakonshëm në rritjen e prodhimit”, tha ai.
Nisma europiane për dronët është vetëm një pjesë e paketës së gjerë të quajtur “Ruajtja e Paqes – Plani i Gatishmërisë Mbrojtëse 2030”, e cila përfshin gjithashtu plane për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar rregullisht Ukrainën, hapa për përparimin e prokurimeve të përbashkëta ushtarake dhe një “paketë për mobilitet ushtarak” që synon ta lehtësojë lëvizjen më të shpejtë të trupave dhe pajisjeve nëpër Europë.
Kubilius tha se plani përfshin gjithashtu zhvillimin e kapaciteteve për goditje me raketa me rreze të gjatë veprimi.
“Në Evropë nuk po prodhojmë mjaftueshëm të tilla, prandaj duhet të zhvillojmë prodhimin e këtyre armëve. Ndërkohë, do të vazhdojmë t’i blejmë ato nga partnerët tanë transatlantikë”, shtoi ai.
Dokumenti nënvizon rolin qendror të NATO-s në mbrojtjen e Europës, por thekson edhe nevojën që kontinenti të zhvillojë kapacitete të pavarura në vitet e ardhshme.
“Deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë një pozicion mbrojtës mjaftueshëm të fortë për t’i frenuar kundërshtarët e saj”, thuhet në plan. “Për të qenë ‘gati për 2030-ten’, Europa duhet të veprojë tani”.
Megjithatë, disa zyrtarë mendojnë se ky afat kohor nuk është mjaftueshëm urgjent. Më 13 tetor, kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, Martin Jaeger, i tha një komisioni parlamentar në Berlin se “ne jemi tashmë duke u përballur me zjarr”.
“Nuk duhet të rrimë duarkryq duke supozuar se një sulm i mundshëm rus nuk do të ndodhë para vitit 2029”, paralajmëroi Jaeger.
“Në rastin më të mirë, aktualisht ekziston një paqe e ftohtë në Europë, e cila mund të kthehet në konfrontim të nxehtë në çdo moment”, shtoi ai.
Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, tha se Rusia do të mbetet kërcënim edhe nëse lufta në Ukrainë përfundon.
“Rreziku nuk do të zhduket edhe kur të mbarojë lufta në Ukrainë. Është e qartë se duhet të forcojmë mbrojtjen tonë ndaj Rusisë”, tha ajo./REL
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesët...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në ...
Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroz...
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në ...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
SHBA-ja ka hedhur poshtë pretendimet se Hamasi po shkel ma...
Kufizimet më të fundit të vendosura nga Kina ndaj eksporte...
Arratisja e 20 anëtarëve të bandës së cilësuar jashtëzakon...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi dje se ka aut...
Hamasi ka kthyer tetë trupa gjatë kësaj faze të armëpushim...
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme k...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Luftës, Pete Hegseth bëri ...
Të dhënat e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të mart...
Ditën e sotme presidentja e Komisionit Europian, Ursula vo...
Pritet që i vetmi kalim kufitar midis Gazës dhe Egjiptit t...
Një udhëheqës i lartë ushtarak amerikan përgjegjës për ope...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është ...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, di...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...