Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...

Rusia duhet t'i paguajë Gjeorgjisë më shumë se 253 milionë euro kompensim për dëmet gjatë Luftës së Kaukazit. Megjithatë nuk dihet nëse Moska do ta zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut për Drejtat e Njeriut.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg e dënoi Rusinë duke vendosur që ajo t'i paguajë Gjeorgjisëmë shumë se 253 milionë euro kompensim. Gjykata deklaroi se dënimi lidhet me veprimet e Rusisë në vijat kufitare midis territoreve të kontrolluara nga Gjeorgjia dhe rajoneve të Abkhazisë dhe të Osetisë së Jugut, të cilat u mbështetën nga Rusia pas Luftës së Kaukazit të vitit 2008.
Pas luftës Moska i njohu ato rajone si shtete të pavarura dhe vendosi mijëra trupa atje. GJEDNJ deklaroi se ekzistonte një sistem shkeljesh të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera përdorimi i tepërt i forcës, burgosjet e paligjshme dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes. Më shumë se 29.000 vetë kanë vuajtuar si rezultat i vendosjes së vijave kufitare.
Vendimi ishte marrë vjet - e re është shuma e kompensimit
Gjyqtarët e Strasburgut kishin arritur në konstatimin për shkeljet e të drejtave të njeriutnë një vendim të vitit të kaluar. Ata tani përcaktuan shumën e pagesës së kompensimit. Vendimi nuk ka marrë ende formë përfundimtare dhe palët në proces mund ta apelojnë vendimin brenda tre muajsh.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg e kishte dënuar edhe më parë Rusinë në lidhje me konfliktin në Kaukazin e Jugut. Gjykata ia ka lënë në dorë qeverisë gjeorgjiane që të krijojë një mekanizëm shpërndarjejen e kompensimeve tek viktimat. Megjithatë nuk ka gjasa që Gjeorgjia të marrë ndonjë kompensim nga Rusia, sepse ajo nuk i njeh vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Për shkak të luftës së agresionit kundër Ukrainës, Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës në vitin 2022 dhe nuk është më anëtare e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Megjithatë Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila kujdeset për respektimin e Konventës, mund të vazhdojë të vendosë për ngjarje që kanë ndodhur deri në gjashtë muaj pas përjashtimit të Rusisë. Këshilli i Evropës, Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata janë të pavarura nga BE-ja./ DW
Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërk...
Në prag të samtit të BE-së, që zhvillohet javën e ardhshme...
Qeveria e re në Peru ka njoftuar shpalljen e gjendjes së j...
Një sasi ekplozivi ka shpërthyer makinën e parkuar të gaze...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me ...
Kryeministri i Francës, Sebastien Lecornu, u mbijetoi të e...
Ditën e sotme presidentët e SHBA dhe Rusisë, Donald Trump ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump me anë të një postimi n...
Administrata amerikane, e udhëhequr nga presidenti Donald ...
Si Izraeli ashtu edhe Hamasi po ankohen te ndërmjetësuesit...
Organi ekzekutiv i Bashkimit Europian e ka miratuar të enj...
Forca e Sigurisë e Kosovës e konfirmoi të enjten se pjesët...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se ...
Më 16 tetor, Lista Serbe sërish ka dorëzuar një ankesë në ...
Që pas krizës financiare Greqia me një sërë masash rigoroz...
NATO po forcon masat mbrojtëse kundër Rusisë: Sipas minist...
Lëvizja Vetëvendosje, partia me drejtues kryeministrin në ...
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter është...
Presidenti Donald Trump ka thënë se kryeministri indian Na...
Senati i Uruguait ka miratuar të mërkurën një ligj që lejo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...