Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Gazetari Julian Hoxhaj ka denoncuar se ndërtimi i hidrovorit të ri në Durrës, i cili kushtoi 9.7 milionë euro, është bazuar mbi një projekt që nuk u hartua sipas standardeve inxhinierike.
Sipas Hoxhajt, Bashkia e Durrësit kishte marrë një fond prej 820 mijë eurosh nga qeveria për të hartuar studimin dhe projektin e hidrovorit, me një afat të parashikuar 12-mujor. Megjithatë, projekti u paraqit dhe u miratua nga Këshilli Bashkiak brenda vetëm 20 ditëve, duke lënë shenja dyshimi mbi seriozitetin e studimit.
Më pas, tre kompani të tjera fituan tenderin për ndërtimin e hidrovorit, duke përdorur projektin e përgatitur në mënyrë të dyshimtë. Rezultati, sipas Hoxhajt, është se ndërtimi i hidrovorit është në disnivel dhe nuk mund të tërheqë ujin siç duhet për qytetin e Durrësit.
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për këtë çështje, ndërsa eksperti inxhinierik do të duhet të verifikojë standardet e ndërtimit dhe përputhshmërinë e projektit me realitetin.
Ky rast ngre shqetësime serioze për menaxhimin e fondeve publike dhe për procedurat e tenderimit në qytetin bregdetar.
“Tërmeti u përdor nga Bashkia e Durrësit për të hapur një tender për projektimin e një hidrovori të ri që supozohej që do të spostohej disa qindra metra më larg hidrovorit që ndodhej në Porto Romano. Qeveria shqiptare miraton një fond prej rreth 820.000 euro. Ky fond i vihet në dispozicion Bashkisë së Durrësit dhe në qershor të vitit 2021, Bashkia e Durrësit pasi shpall tenderin, lidh edhe një kontratë disa kompani, që ishin tre kompani në rastin konkret, të cilat do të duhet të hartonin një projekt me për një afat prej rreth 12 muajsh, pra për një vit.
Do të duhej që këto tre kompani të bënin një studim të mirëfilltë, inxhinierik, dhe më pas t'ia paraqisnin bashkisë dhe t'i thonin që ky është studimi, ky është plani. Ne e kemi bërë studimin dhe kështu duhet të ndërtohet hidrovori i ri në mënyrë të tillë që Durrësi, 12 muaj pra. 12 muaj pra i gjithë projekti, analiza e niveleve, nga duhet të vijnë, sa duhet të thithi.
Studimi hidrologjik i mirëfilltë, sistemi i kanalizimeve, pjerrësia, pra, ishte një kohë e mjaftueshme që ekspertët gjeo po themi inxhinierë, po, duhet të merreshin për ta bërë këtë. Po çfarë ndodh? Se këtu është, domethënë, ë, si me thënë, këtyre po u kthehet çdo gjë mbrapsht. Pra, tashmë nuk nuk i lejon më as Zoti të vazhdojnë aferat e tyre apo pislliqet e tyre po ua nxjerrin në pah. Edhe Zoti, po futemi pak në teologji, por që e vërteta është kjo.
Vetëm pak ditë pasi bashkia kishte shpallur tenderin 820.000 euro për studimin dhe projektimin dhe hartimin e preventivit financiar për ndërtimin e hidrovori të ri, Bashkia e Durrësit mbledh Këshillin Bashkiak dhe paraqet një projekt së bashku me preventivin në muajin korrik pra, një, 20 ditë pasi ishte, ishte lidhur kontrata me tre kompanitë fituese, 20 ditë më vonë bashkia mbledh Këshillin Bashkiak dhe dorëzon projektin, thotë, ja ku e kemi projektin, brenda 20 ditëve, ishte bërë projekti, pra nga 12 muaj, u bë për 19 ditë, se ditën e 20 u mblodh Këshilli Bashkiak për ta miratuar.
Pra deri këtu e kupton se çfarë çmendurie ka ndodhur në Durrës dhe kjo është maja e ajsbergut, pra. I lihet tre kompanive, një vit kohë që të marrin të gjithë hapësirën që u nevojitet për të bërë studimin dhe në përfundim bashkia shkon dhe ekspertët e bashkisë thonë që ne e kemi bërë studimin, projekti është gati dhe tre muaj më vonë, në muajin tetor të vitit 2021, bashkia shpall edhe tenderin e famshëm që ne po e diskutojmë dhe që tashmë është publik, prej 9.7 milionë eurosh për ndërtimin e hidrovori.
E fitojnë gjithashtu tre kompani të tjera.
Tani, çfarë ndodh? E marrin projektin, supozohet që këto tre kompani marrin projektin që ishte bërë për 19 ditë gati nga tre kompani të tjera që merreshin me studim projektim. Dhe fillojnë zbatimin. Ka rezultuar deri më sot dhe tashmë mbetet për t'u verifikuar meqë prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet dhe do të duhet të shkojnë inxhinierët. Ka rezultuar që ndërtimi i hidrovorit është në disnivel në raport me nivelin që do të duhej të kishte për të tërhequr të gjithë ujin nga Durrësi", tha gazetari Julian Hoxhaj./ CNA
Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm pë...
Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar pas vendimit të SHBA për...
Gjykata Kushtetuese është shprehur për kërkesat e kreut të...
Pagesa e taksës së mjeteve tashmë është 100% digjitale në ...
Përmes denoncimeve dhe investigimeve, CNA ka zbuluar s...
Ish-ambasadori shqiptar në SHBA, Roland Bimo komentoi sot ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi këtë të enjte me shum...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te arratisja e bujshme ...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, ku ankimuese ...
Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pas takimit të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje lidhur me shty...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka komentuar ven...
Këtë të enjte është komanduar drejtori i ri i Burgut të Du...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Është shtyrë gjyqi për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengë...
Burime për CNA konfirmojnë se kryeministri Edi Rama ka emë...
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin 44, të datës 29 k...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë n...
Deputeti Agron Malaj ka humbur betejën ligjore me deputeti...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...