Policë të droguar dhe përgjakja e komisariatit nr. 3/ Gledis Nano mbledh drejtuesit e lartë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i thirrur në një interpelancë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcës Detare deklaroi se pas vitit 2013 janë privatizuar 50% më pak prona të Forcave të Armatosura sesa para këtij viti.
Duke i cilësuar spekulative të gjitha deklaratat e deputetit të PD-së Ferdinand Xhaferraj, Ministri i Mbrojtjes iu përgjigj interesit për bazën ushtarake të Kuçovës:
“Është shumë pozitive për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që ka ndryshuar skenën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë në rajon, jemi krenarë sepse është një arritje e kohës, e kësaj qeverie e cila ka ditur të punojë me strukturat euroatlantike me NATO-n dhe po e bëjmë realitet. Ne nuk i vendosim mbiemra politikë këtyre zhvillimeve as me një mandat qeverisjeje, por kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe më vjen keq që po spekuloni. FA trashëgojnë asete të një ushtrie të para vitit '90. Realiteti ka ndryshuar, por nuk është kollaj të ndryshojë me pronat e ushtrisë. Sot që flasim kemi 1372 prona në emër të FA. Një pjesë e tyre janë vënë në dispozicion të zhvillimit. Sepse nuk janë në mundësitë tona për t’u përhapur në një numër të tillë pronash. Jemi në një kohë tjetër. Jemi pjesë e NATO-s. Na duhet që këtë numër të madh pronash ta vëmë me eficiencë, jo ta vëmë thjesht në vëzhgim. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të investitorëve nuk është mëkat, por detyrë që na e cakton ligji".
Në shpjegimin e tij, Ministri i Mbrojtjes tha se para 2013-ës janë privatizuar prona brenda bazave të FA. “Prona e dhënë me qira në 2014-ën në Urën Vajgurore nuk ka qenë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Një kompani ka shprehur interesin për ta marrë me qira. Nuk janë prona që jep ministri apo kryeministri. Në atë tokë nuk ka ndodhur investimi. Komando e forcës ajrore ka bërë kontrollin dhe i ka kërkuar ministrisë së Ekonomisë të prishë kontratën. Ministria e Ekonomisë e çmon vetë nëse është në kushte të prishjes së kontratës. Sugjerimin e kemi bërë pasi investimi nuk ka filluar", sqaroi ministri Peleshi.
Ndërsa sa i përket bazës së Shëngjinit, Peleshi tha se atje ka pasur abuzime me pronat. “Një pjesë e territorit të Bazës së Shëngjinit i është regjistruar privatit në 2009-ën. 5 kallëzime në gjykatë për veprimet e ish-zyrtarëve të PD-së, vetëm drejtësia e re reagoi. Kemi çuar në SPAK bazën e Shëngjinit, i cili ka sekuestruar ndërtimin. Ndërtimi në bazën e Shëngjinit me leje të kryetarit të bashkisë së Lezhës në kohën në PD. Dhënia me qira e Gjirit të Limionit është bërë sipas ligjit. Nëpërmjet qiradhënies, Forca Detare do të përfitojë një investim të ri, modern, pa kosto financiare. Baza në Sarandë mbetet brenda planit të përhapjes së FA. Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës, ministri Peleshi tha se PD-ja e ka nxjerrë godinën e SHQUP nga plani i përhapjes së FA brenda 24 orëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur me ...
Në datat 31 maj dhe 1 qershor, federata Shqiptare e Çi...
Nuk janë thjesht bëma, janë edhe gjëma të një kamikazi të ...
Kryetari i PD-së Sali Berisha, ka deklaruar se Kukësi është ...
Ambasada e SHBA-së ka bërë njoftimin e rëndësishëm për...
Sot Kuvendi i Shqipërisë do të nderojë me një minutë heshtje...
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i ka kërkuar SPA...
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka justifikuar dështimet e raund...
Një efektiv i Policisë së Burgjeve ka humbur jetën në ambi...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një ...
Siç u paralajmërua më herët, ka dështuar edhe raundi i tre...
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja për Punët e Jashtm...
I dashuri i përfolur i Vjollca Hoxhës, pronares së "Top Me...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet s...
Autoriteti europian i policisë, Europol, është i shqetësua...
Vera po vjen dhe me të edhe dëshira për udhëtime e pushime...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër pas djeg...
Një tjetër udhëtim i kompanisë "Wizz Air" është shtyrë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...