web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi i Këlliçit: Veliaj do t’i bashkohet Klodian Zotos në arrati

13 Shkurt 2023, 14:39, Aktualitet CNA
Paralajmërimi i Këlliçit: Veliaj do t’i bashkohet Klodian
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi

Pas denoncimit të skandalit për pallatin 7-katësh pa leje, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka paralajmëruar se kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, me 14 maj do të marrë valixhet dhe do t’i bashkohet Klodian Zotos së inceneratorëve në arrati.

Këlliçi shkruan në rrjetet sociale se Veliaj ka firmosur një marrëveshje për të ngritur edhe një kullë tjetër ngjitur me këtë të fundit.

“Kulla pas meje ka 7 kate pa leje. Kryebashkiaku e sheh nga dritarja e zyrës së tij në Sheshin Skënderbej.

Makinën tuaj nuk e sheh por gjobën e ka gati. Tezgën e shitësit ambulant nuk e sheh vijëdrejtë por gjobën e ka gati. Kompanisë që ndërtoi këtë kullë, jo vetëm i lejoi t'i shtonte katet pa leje një e nga një, por ngjitur saj tashmë ka firmosur marrëveshjen për të ngritur një kullë tjetër.

E kuptoni cilin ka për kryebashkiak Tirana? Kandidimi i tij për herë të tretë bëhet për këto kulla.

Një qendër rinore kishte Tirana. "Kryeqyteti Europian i Rinisë" prish të vetmen qendër rinore për të ngritur kullë.

Pastaj na ngrihen bilbilët e ekraneve dhe thonë pa iu dridhur qerpiku se nuk mundet Veliaj, se ka shumë lekë.

Më 14 maj Veliaj merr valixhet dhe i bashkohet Klodian Zotos në arrati”, shkruan Këlliçi./ CNA.al

Paralajmërimi i Këlliçit: Veliaj do t’i bashkohet Klodian

 

 





Lajmet e fundit nga