Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Dhjetëra mijëra vetë u bënë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. A mund të kishin qenë më pak, nëse do të ishte paralajmëruar tërmeti i frikshëm? Pse nuk është i mundur parashikimi i saktë i tërmeteve?
A mund të ishte parandaluar katastrofa me kaq shumë viktima në Turqi dhe Siri nëse do të ishte bërë një paralajmërim në kohën e duhur? Pse nuk bëhen dot prognoza dhe cila është gjendja aktuale e shkencës në këtë drejtim?
Shumica e tërmeteve krijohen përmes zhvendosjes së pllakave tokësore, që janë rregullisht në lëvizje, përplasen apo largohen nga njëra-tjetra. Nëse presioni mes dy pllakave bëhet shumë i madh, kjo tendosje shkarkohet duke krijuar tërmetin. Për të bërë një parashikim të saktë për këtë zhvillim, duhet të dihet vendi, magnituda dhe koha e tërmetit. "Vendin dhe magnitudën ne e njohim shumë mirë", thotë Oliver Heidbach nga Qendra e Studimeve Gjeodezike në Potsdam për televizionin gjerman, "ZDF". "Por ajo që nuk njohim aspak është koha kur kjo ndodh."
Pse nuk mund të dallohet koha e një tërmeti?
Një tërmet është një "proces shumë kompleks që ndodh papritur", shpjegon Heidbach. "Merrni një tas dhe shtypeni fort e më fort. Nuk dihet se në cilën pikë kohore ky tas do të thyhet, por kur çahet kjo ndodh fuqishëm dhe papritur." Një tërmet është ndyshe nga një uragan, ai është një proces "jolinear". Te një uragan mund të vëzhgosh se si krijohet, si fiton gjithnjë e më shumë fuqi dhe mund të bësh prognozë edhe për rrugën që përshkon. Kurse një tërmet vjen gjithmonë pa paralajmërim, thekson Prof. Oliver Heidbach.
Tërmetet me shumë ballë përveç kësaj krijohen në thellësi 7 deri në 8 kilometra ose edhe më thellë. "Aty nuk mund të vendosim instrumente matëse, për këtë arsye nuk i njohim cilësitë fizike dhe gjendjen shkëmbore në këtë thellësi. Nuk e kemi mundësinë e qasjes së drejtpërdrejtë." Nëse do të bëje shpime në këto thellësi kjo mund të ishte vetë shkaktar i një tërmeti, sipas ekspertit.
Çfarë do të thotë kjo për rajonet sizmike të forta?
Nëse do të mendosh për masa evakuimi, kjo nuk mund të bëhet pa e ditur kohën e tërmetit, sqaron Heidbach. Ajo që bëhet është zhvillimi i normave të caktuara në ndërtim për të përballuar tërmetet. "Ne studiuesit e gjeodezisë ofrojmë për këtë informacione, se me cilat lëvizje të tokës mund të llogaritet në të ardhmen". "Në rajonet e rrezikuara nga tërmeti, si për shembull në Gjermani në rajonin e Oberrheingraben duhet që në ndërtime të respektohen masa të caktuara, që e mbrojnë më mirë substancën e ndërtimit nga valët sizmike."
Problematike është, kur në shumë pjesë të një qyteti ke një subtancë të vjetër ndërtimi. Në Itali për shembull, shpesh të prekur nga tërmetet, nuk është e mundur të stabilizosh të gjitha ndërtesat e vjetra. Edhe në zonat e tërmetit në Turqi dhe Siri shpesh janë "injoruar rregullat e ndërtimit" dhe kjo i ka bërë ndërtesat "të pasigurta", ka thënë studiuesi i rreziqeve, Jens Skapski, për televizionin "ZDF".
Një mënyrë për të kufizuar katastrofën janë sistemet e hershme të paralajmërimit. Sisteme të tilla janë në përdorim në Japoni dhe Meksikë. Nëse ky sistem regjistron një tërmet, atëherë të gjithë njoftohen përmes celularit, TV apo radios. "Në këtë rast ke 20, 30 ose në rastin më të mirë 60 sekonda kohë për të vënë një helmetë në kokë apo për të kërkuar një vend nën tavolinë", thotë eksperti Oliver Heidbach.
Në Japoni njerëzit kanë shumë përvojë me këtë dhe e dinë në momentin e paralajmërimit, se ç'duhet bërë. Ky sistem nuk funksionon njësoj me efektivitet në të gjitha rajonet. Sipas Heidbach, te një paralajmërim për zonën e Stambollit, ku përmes zhvendosjes së pllakave pritet prej kohësh një tërmet i fortë, për shkak të afërsisë me zhvendosjen tektonike "do të mbeteshin vetëm pak sekonda kohë".
A mund të paralajmërohen në të ardhmen tërmetet?
Një paralajmërimi të saktë shkenca mund t'i ofrohet vetëm hap pas hapi, thotë studiuesi Heidbach. Një faktor i rëndësishëm për të vlerësuar më mirë tërmetin paraprakisht është drejtimi nga shkon lëvizja tektonike në një tërmet. Nëse ne do ta dinim ku fillojnë tërmetet, dhe se për ku po shkon lëvizja tektonike, kjo është diçka komplet tjetër për parandalimin e dëmit, konstaton Heidbach. Në rastin e Stambollit mund të thuhet të paktën, nëse krisja do të shkonte në drejtim të qytetit apo larg tij. Kjo bën një dallim të madh për dëmin e pritshëm. "Këtu po punojmë tani, dhe shohim hapin tjetër, për të përcaktuar më saktë mënyrën e zhvillimit të tërmetit", thotë Heidbach. "Të paktën në një rast të tillë do të mund merren masa përgatitore për katastrofën, që ne as nuk mund ta ndalojmë dot dhe as nuk mund ta parashikojmë."/ DW
Pas protestës së një dite më parë, kreu i Partisë së L...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlli...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigles Muç...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, paralajmëroi një ditë më p...
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë protestës së opozitë...
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri...
Bosi britanik i krimit të organizuar, Richard Wakeling...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar në lidhje me ...
Gazetari Hysni Gurra ka reaguar pas protestës së zhvil...
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka njoftuar se kur do të...
Ndiq puthjen dhe zbulo ofertat më të mira! Ky është slogan...
Protesta e zhvilluar ditën e sotme nga opozita ndaj qe...
“Uashington Post” i ka bërë jehonë protestës së organi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca, ashtu si krye...
Policia ka shoqëruar tre qytetarë që zbritën sot në buleva...
Policia ka shoqëruar disa qytetarë pas mbylljes së protest...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së opoz...
Nga selia e PS-së, kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë t...
Marshimi i demokratëve u zhvendos nga Kryeministria, t...
Nga sheshi përpara kryeministrisë, protesta do të vijojë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...