web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këlliçi denoncon skandalin/ "Veliaj shpërblen me truall ndërtuesin e 7 kateve pa leje"

13 Shkurt 2023, 10:58, Aktualitet CNA
Këlliçi denoncon skandalin/ "Veliaj shpërblen me truall
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka denoncuar një tjetër skandal të Bashkisë së Tiranës.

Sipas Këlliçit, kryebashkiaku Erion Veliaj po shpërblen me truall një kompani që ka ndërtuar 7 kate pa leje në qendër të Tiranës.

Ai i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë rast, i cili tregon korrupsionin, që sipas Këlliçit tashmë ka plasur sheshit.

“Do të doja ta nisnim javën me një lajm pozitiv dhe me energji pozitive, me ndërtimin e një kopshti, të një çerdheje apo shkolle, parku a lulishteje po këto nuk janë prioritetet e Erion Veliajt.

Jemi në një moment kur kryeqyteti ka nevojë për ujë të pijshëm, parqe e lulishte, po vendimet e kryebashkiakut janë krejt të kundërta.

Vendimi i fundit është ai i denoncuar dje në media me marrëveshjen e fundit të nënshkruar nga Bashkia e Tiranës, nga kryetari i bashkisë, për ndërtimin e një kulle të re betoni ngjitur me kullën famëkeqe të Tiranës, që quhet 'Eye of Tirana', ku tashmë të gjithë qytetarët e Tiranës e kanë marrë vesh që janë ndërtuar 7 kate pa leje.

Muajin e kaluar, Bashkia e Tiranës ka firmosur një marrëveshje ku i jep një pjesë të truallit këtu në dijeninë time dhe sipas informacioneve paraprake, do t’i drejtoj një thirrje publike Prokurorisë së Posaçme  Antikorrupsion dhe SPAK-ut për ta hetuar këtë rast.

Kur kemi ende një çështje në gjykatë për shkak të kullave, Bashkia e Tiranës shpërblen ndërtuesin që ka ndërtuar 7 kate pa leje me një kullë të re. Kjo kullë që ju shihni është kulla e famshme, e cila është bërë lajm ndërkombëtar dhe për të cilën qeveria vetë e ka pranuar se janë dhënë shtatë kate pa leje. Në vend që kësaj kompanie, këtij ndërtuesi qeveria dhe bashkia mbi të gjitha t’i hiqnin licencën sepse është vepër penale, çfarë ndodh?! Ky ndërtues shpërblehet me një kullë të re ngjitur dhe duke rrafshuar të vetmen Qendër Rinore që ka pasur Tirana.

Në cilin kryeqytet një kryebashkiak ndërmerr një hap të tillë për të shpërblyer një ndërtues në paligjshmëri?!

Në vend që të kishte një konfiskim, sepse kjo këtu është zonë krimi, skenë krimi dhe kjo kompania duhet të mbante përgjegjësi, ka ardhur shpërblimi për një përbindësh tjetër betoni.

Lajmi i mirë është se vetëm 3 muaj na ndajnë nga dita e zgjedhjeve, nga 14 maji, dita kur të gjithë qytetarët kanë mundësi të votojnë për të ardhmen.

Prioritetet e këtij kryetari këto janë, mbushja e xhepit të tij dhe e bizneseve pranë tij. Në vend që qyteti të pastrohet me gjysmën e tarifës që ka qenë dikur, ne paguajmë dyfish për një incenerator që as i ndan as i djeg mbetjet. Ky është një rast skandaloz korrupsioni”, shprehet Këlliçi ndër të tjera./ CNA.al





Lajmet e fundit nga