Akuza për shpërdorim detyre/ GJKKO i heq arrestin shtëpiak Rexhë Byberit
GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për kryebashkiakun e Trop...

Kryeministri Edi Rama, pas prokurores Elsa Gjeli, ka një "shuplakë" edhe për gjyqtarin Habzi Balliu, i cili sipas Ramës ka vendosur pro ndërtuesve të paligjshëm, duke konsideruar si pronë legjitime një pallat pa leje të konfiskuar në mes të Tiranës.
Rama thekson se Balliu është vendosur në një llogore me prokuroren Gjeli, kundër shtetit dhe ligjit.
“Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e antiligjit e të antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre.
Fatkeqësisht as Gjeli, as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të antiligjit e të antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh.
Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së Gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?
Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë te ne për qëndrimet antiligj e antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë sesa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti.
Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën, qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak sesa drejtësi.
Drejtësia vonon po nuk harron, thotë populli. Për të gjithë”, tha Rama./ CNA
GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për kryebashkiakun e Trop...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rë...
Gazetarja dhe moderatorja ikonë e A2 CNN, Alba Alishani ka...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Së fundmi opinioni publik është njohur me shkresën që KAS ...
Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korç...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka folur për situat...
Gjykata ka vendosur masën "Arrest në burg" për 31-vjeçarin...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka marrë masat dh...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim informal me...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur mbi draftin e Kodit...
Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako, Andi ...
Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëhe...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë Azgan Mërnicën....
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Zambak Gjonit dhe Ar...
CNA, në muajin Qershor, publikoi materiale, të dhëna të re...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...