Kultura nën drejtimin e Gonxhes/ Nënfinancimi dhe pasojat në tregun e punës
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...
Raporti më i fundit i INSTAT për vitin 2025 zbulon një rea...

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.
Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e një lokali në pedonale, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.
Ndërkohë, Bashkia e Korçës ka nisur zyrtarisht aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna nga bizneset, si pjesë e një nisme kombëtare që synon kthimin e rendit urban në zonat më të frekuentuara të qytetit. Kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, ka zhvilluar një takim me përfaqësues biznesesh, veçanërisht të atyre që ushtrojnë aktivitet në zonën e pedonales. Ai i ka informuar mbi standardet e reja për trajtimin e hapësirës publike.
“Bashkia e Korçës ka nisur aksionin e lirimit të hapësirave publike në qytet, në vijim edhe të aksionit kombëtar. Ky aksion do të prekë hapësirat publike që janë zënë nga bizneset, hapësirat publike që rrethojnë pallatet. Dje kam pasur një takim me bizneset të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e pedonales, e cila preket nga ky projekt, ku i kam informuar për standardet e reja të trajtimit të hapësirës publike. Aspekti i parë janë elementët e mobilimit urban që do të lejohet të vendosen në këtë hapësirë publike, që do të jenë vetëm çadra, karrige e tavolina duke hequr të gjithë elementët e tjerë që janë pedanat, ndarjet anësore apo vazo rreth e rrotull bizneseve. Elementi i dytë është madhësia e hapësirës publike që do të vihet në dispozicion të bizneseve, për të respektuar raportin 25% për bizneset dhe 75% në dispozicion të kalimtarëve.”
Sipas rregullave të reja, bizneset do të lejohen të përdorin vetëm çadra, karrige dhe tavolina, duke hequr të gjitha strukturat e tjera shtesë si pedana, ndarje anësore apo vazo rreth e rrotull. Hapësira e përdorur nga subjektet private do të jetë në raport 25% me 75% të lënë në dispozicion të kalimtarëve.
Afati i vendosur për zbatimin e këtyre masave është data 17 gusht, që përkon me përfundimin e Festës së Birrës. Deri atëherë, bizneset mund të mbajnë tendat ekzistuese, por duhet të largojnë menjëherë çdo element tjetër që nuk përputhet me udhëzimet.
Brenda ditës së sotme, bashkia do t’u vërë në dispozicion bizneseve hapësirën që mund të përdorin sipas rregullores, si dhe do të komunikohen detaje të mobilimit urban, përfshirë ngjyrën dhe llojin e çadrave të lejuara.
“Diskutimi i djeshëm me bizneset u trajtua nga ana ime si diskutim konstruktiv, ku kam qenë i hapur të dëgjoj e të pranoj deri në masë të caktuar shqetësimet reale të bizneseve. Shqetësimi ka qenë që nuk arrijmë dot të prodhojmë çadrat për të kaluar nga tendat e kioskat. Ju është dhënë ky afat nga ana ime deri në 17 gusht që përkon me mbylljen e festës së birrës, por ndërkohë u është kërkuar që t'i heqin të gjithë elementët e tjerë, pedanat, vazot, dhe mund të qëndrojnë tendat deri në 17 gusht, e më pas të zëvendësohen.”
“Brenda ditës së sotme do t'u vihet në dispozicion hapësira që ata do të mund të përdorin, duke respektuar raportin që thamë, si edhe u janë dhënë elementët e reja të mobilimit urban, ngjyra e çadrës, lloji.”
Kryebashkiaku Filo kujton se ky aks ka kaluar më parë nga një rrugë makinash në një zonë pedonale, me synimin për të rritur cilësinë e jetës urbane dhe estetikën e qytetit. Sipas tij, strukturat që janë shndërruar në kioska janë një pasojë e tolerimit për shkak të ndalimit të pirjes së duhanit brenda lokaleve, por kurrë nuk janë inkurajuar nga institucionet. Ai thekson se është treguar i hapur ndaj shqetësimeve të arsyeshme të bizneseve, si koha fizike për prodhimin e çadrave të reja, por për rastet ku ka pasur abuzim me hapësirën publike, nuk do të ketë më mirëkuptim.
"Kam bërë një kronologji të ecurisë të zonës pedonale që nga momenti kur ky investim është bërë nga bashkia. Ky aks është transformuar nga një rrugë kalimi për makinat në një zonë pedonale. Situata atje ka qenë që fillimisht bizneset që u hapën të parat dhe operonin si bar kafe, kanë qenë pikërisht në situatën që po kërkojmë tani. Pra, kanë pasur çadra dhe karrige, tavolina dhe sidomos ajo pika kritike ka qenë fillimi i zbatimit të ligjit për ndalimin e pirjes së duhanit brenda lokaleve, filloi krijimi i këtyre strukturave jashtë lokalit që morën pamjen e kioskave. E vërteta është që unë si kryetar bashkie dhe këtë besoj duhet ta dëshmojnë pjesa më e madhe e bizneseve, nuk i kam inkurajuar asnjëherë që ta bëjnë këtë lloj ndërhyrjeje, madje ka një periudhë disavjeçare kohe që i kam informuar që janë në një drejtim jo të duhur dhe këtu do të duhet të bëhet një projekt për ta rikthyer zonën pedonale ashtu si ka qenë më parë. Një pjesë e bizneseve nuk janë lejuar t'i vendosin këto struktura, por kanë vazhduar me çadra, karrige e tavolina, një pjesë tjetër janë lejuar por gjithnjë kanë thënë vetë që në momentin që do të ketë një projekt nga ana e bashkisë, ne jemi të gatshëm që t'i heqim vullnetarisht këto struktura. Kjo është një hapësirë publike, e cila administrohet nga bashkia dhe rregullat e shfrytëzimit të kësaj hapësire i vendos bashkia. Kam qenë dhe jam i gatshëm, dje kam diskutuar dhe kam qenë i mirëkuptuar për ato pika që ishin shqetësim si afati i ndërrimit të çadrave që do një kohë fizike për t'u prodhuar çadrat, por për pikat që janë abuzive, nuk kam qenë e nuk jam fare mirëkuptues.”
Ndërsa bizneset shprehin shqetësimin për kohën dhe mënyrën e ndërhyrjes, autoritetet vendore janë të vendosura të zbatojnë rregullat për mbrojtjen e hapësirës publike./ CNA
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka folur për situat...
Gjykata ka vendosur masën "Arrest në burg" për 31-vjeçarin...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka marrë masat dh...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim informal me...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur mbi draftin e Kodit...
Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako, Andi ...
Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëhe...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë Azgan Mërnicën....
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Zambak Gjonit dhe Ar...
CNA, në muajin Qershor, publikoi materiale, të dhëna të re...
Bizneset e qendrës së qytetit të Korçës dhe ato të zonës p...
Mediat që shërbejnë si vegël e pushtetit dhe lëpirës të nj...
Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të sh...
Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, ka nisur nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për shk...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e nes...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një intervistë ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...