CNA, në muajin Qershor, publikoi materiale, të dhëna të reja nga një tjetër investigim që të çonte në atë që mund të ishte një akuzë e re për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
CNA raportoi se pas akuzave të ngritura për katër nene të rëndësishme të Kodit Penal si kryerja e “Korrupsionit aktiv dhe pasiv i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Futja e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, Erion Veliaj ishte kapur nga një gjykatë tjetër në kushtet e shpërdorimit të detyrës dhe konfliktit të interesit.
Me një vendim të datës 27.03.2025 të gjyqtarit Gentian Hamiti, Erion Veliaj u kap në flagrancë nga Gjykata Administrative e Apelit, pasi ka shpërdoruar detyrën duke ndërhyrë në Planin e Përgjithshëm Vendor, i cili është kompetent për t’u miratuar nga KKT dhe në mënyrë abuzive me një Plan të Detajuar Vendor ka ndërhyrë për të ndërtuar një rrugë.
Sipas PDV-së së miratuar, Njësia Tr-7 kufizohet nga katër rrugë kryesore Rr. “Bardhyl”, Rr. “Derhemi”, Rr. “Hoxha Tahsim” dhe Rr.“Qemal Stafa” dhe e vetmja rrugë e brendshme që përshkon njësinë është Rr. “Faik Tërnova”.
Në PDV Tr-7, rezulton një rrugë inekzistente në brendësi të saj, e cila mbivendoset mbi prona private duke cenuar interesat pasurore të pronarëve të tjerë, anëtarë të shoqërisë.
Pra, kemi një vendim që e firmos kryebashkiaku në kundërshtim me ligjin për të ndërtuar një rrugë, që më tej zbuluam që të çonte në pronat e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila ia kishte kaluar kushërirt të saj Valmir Xoxa, i cili shëtiste me 140 mijë euro të futura në jastëqe nëpër Tiranë.
Investigimi i CNA me zbulimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për Veliajn gjendet edhe në vendimin e bërë nga SPAK për Ajola Xoxën dhe Erion Veliaj.
Në të pasqyrohet pikërisht vendimi i Gjykatës Administrative e Apelit e cila kapi në shpërdorim detyre Veliajn.
Sipas analizës së dokumenteve dhe provave të kqyrura nga SPAK, theksohet se:
“Gjithë argumentat sa më lart konfigurojnë Anën objektive të veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Veprimet konkrete objektive të shtetasit Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranëm, provohen të jenë kryer në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës. Subjekti i veprës penale të shpërdorimit të detyrës është i posaçëm, pra kryerja e veprës penale duhet të realizohet nga personi që ushtron funksione publike. Në këtë rast, shtetasi Erion Veliaj”

Më tej në vendim nënvizohet se arrihet në konkluzionin se Veliaj ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, të cilat kanë sjellë pasoja që lidhen si me përfitimin material të vetë zyrtarit të lartë vendor dhe familjarëve të tij ashtu si edhe me dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetasve dhe shtetit dhe të gjitha këto akte të çojnë në konsumimin e veprës penale Shpërdorim detyre.
“Për gjithë sa më lart, nga tërësia e veprimeve hetimore nga ku kanë dalë në pah veprimet objektive të shtetasit Erion Veliaj, e analizuar në raport me elementët e figurës së veprës penale, arrihet në konkluzionin se ky shtetas ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, të cilat kanë sjellë pasoja që lidhen si me përfitimin material të vetë zyrtarit të lartë vendor dhe familjarëve të tij ashtu si edhe me dëmtimin e interesave të ligjshëm të shtetasve dhe shtetit. Këto veprime konfigurojnë elementët e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës"”, thuhet në raportin e SPAK.

Kujtojmë këtu se, gjatë investigimit CNA zbuloi se i njëjti person që e ka paditur dhe e ka gjetur në shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyrës Erion Veliajn, Vilma Rakipi, është po ajo që e mbrojti në gjykatë pas arrestimit kryebashkiakun Erion Veliaj.
Ndërkohë po iu sjellim investigimin e CNA për rastin materiale të cilat do të mund t’i lexoni të plota me dokumente dhe prova në linqet e mëposhtme./ CNA
Bizneset e qendrës së qytetit të Korçës dhe ato të zonës p...
Mediat që shërbejnë si vegël e pushtetit dhe lëpirës të nj...
Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të sh...
Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, ka nisur nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për shk...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e nes...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një intervistë ka...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër...
Avokati Bledar Meminaj ka komentuar draftin e Kodit të Ri ...
Edhe sot, si shumë herë të tjera, rrugët e Tiranës janë pë...
Monika Kryemadhi është njoftuar sot nga SPAK-u për mbyllje...
Pas goditjes ndaj fabrikës, SPAK-u ka sekuestruar aksionet...
Më 29 korrik 2025, ambasadori i Republikës së Shqipërisë n...
Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, ...
SPAK ka mbyllur hetimet për kreun e PL-së, Ilir Meta. U ra...
Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka ngritur a...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacional...
Situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë dhe nuk rapor...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shtyrjen e afatit të njohj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...