Reshjet e shiut/ Problematika në rrugën Burrel-Milot, rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacional...

Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka ngritur alarmin duke thënë se prostitucioni në Shqipëri po shtrihet me ritme të larta në qytete si Tiranë, Elbasan, Durrës.
Ky aktivitet po maskohet pas Airbnb-ve, salloneve estetike dhe rrjeteve online, ndërsa rendit problematikat serioze shëndetësore që sjell ky aktivitet i paligjshëm.
“Prostitucioni në Shqipëri nuk është më një çështje e fshehtë. Ai po shtrihet me ritme alarmante në qytete si Tirana, Elbasani, Durrësi, duke u maskuar pas Airbnb-ve, salloneve estetike dhe rrjeteve online. Por kjo nuk është thjesht histori 'vajzash që e zgjedhin vetë'. Është një histori e institucioneve që nuk duan të shohin, nuk duan të kuptojnë dhe nuk duan të ndërhyjnë. Ndërkohë ne kemi disa probleme serioze shëndetësore dhe sociale në rritje:
1. Infeksionet seksualisht të transmetueshme po shtohen. Nuk ka kontroll mjekësor, nuk ka edukim seksual, nuk ka as protokoll për ndjekjen e rasteve të dyshimta.
2. Vajzat e shfrytëzuara nuk marrin asnjë ndihmë pas arrestimit. Ato procedohen penalisht dhe më pas braktisen shpeshherë pa dokumente.
3. Trafikimi i qenieve njerëzore po gjen terren të butë. Shumica e vajzave janë të huaja, të rekrutuara përmes premtimeve false dhe të dërguara në Shqipëri si destinacion transit drejt BE-së.
Institucionet? Ose janë të vonuara, ose janë të përfshira.
Po, arrestohen edhe burrat. Por ajo që nuk ndodh kurrë është ndërtimi i një politike të qartë për menaxhimin e fenomenit:
S’ka strategji për rehabilitimin e viktimave. S’ka sistem referimi midis policisë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale. S’ka databazë për ndjekjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. S’ka mbështetje psikologjike, ligjore apo sociale për gratë e shfrytëzuara”, shkruan Lekatari.
Nga ana tjetër, Lekatari thekson se kjo gjë po ndodh në të njëtën kohë që shteti po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal, jo vetëm dekriminalizimin e punës seksuale, por edhe legalizimin e saj, pa u konsultuar me viktimat, pa pasur politika sociale, pa sistem referimi institucional dhe ende pa debat publik të ndershëm.
“E gjithë kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur shteti shqiptar po përgatit një ndryshim të rrezikshëm në Kodin Penal: jo vetëm dekriminalizimin e punës seksuale (pozitiv), por edhe legalizimin e saj, pa u konsultuar me viktimat, pa pasur politika sociale, pa sistem referimi institucional dhe ende pa debat publik të ndershëm. Pyetja që duhet të bëjmë sot është: Kush ka kërkuar legalizimin e punës seksuale në Shqipëri? Gratë, punëtoret, viktimat apo burrat që blejnë seks?”, përfundon ajo./ CNA
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacional...
Situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë dhe nuk rapor...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shtyrjen e afatit të njohj...
Grupi BALFIN ka blerë një pronë historike në zemër të Vjen...
Vatra e zjarrit në bashkitë e Himarës dhe Delvinës janë vë...
SPAK ka njoftuar se ka përfunduar faza e intervistës për k...
Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Vlorë pasditen ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 103-vjetorin e ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e dy personav...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar Agjencinë Kombëta...
Një person është proceduar penalisht si shkaktar i një vat...
Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, është...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për çështjen "M...
Pas më shumë se një jave përpjekjesh intensive është arrit...
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim ...
Kanë mbërritur në gjykatën e Fierit shtetaset Emalinda Ram...
Ka vijuar edhe këtë fillim jave aksioni i Policisë Bashkia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...