Kodi i Ri Penal/ Avokati: 900 nene të përkthyera si me Google Translate
Avokati Bledar Meminaj ka komentuar draftin e Kodit të Ri ...

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër persona, të akuzuar për korrupsion në zgjedhje.
Hetimet janë mbyllur për Ndoc Gurin, Arben Kolajn, Ndrekë Lerën dhe Ilir Sokolin.
Nga hetimet u konstatua një skemë korrupsioni gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Persona të lidhur me një forcë politike u kanë ofruar shuma parash personave të caktuar në këmbim të votës.
Njoftimi i SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes për gjykim, të procedimit penal nr.117 të vitit 2021 me marrëveshje fajësie në ngarkim të katër të pandehurve, të akuzuar për veprat penale si më poshtë:
Ndoc Guri dhe Arben Kolaj, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal;
Ndrekë Lera dhe Ilir Sokoli, të akuzuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal.
Nga analiza e provave të grumbulluara në kuadër të këtij hetimi rezulton se gjatë zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill 2021, është konstatuar një skemë e qartë e korrupsionit zgjedhor, e cila përfshinte ofrimin e shpërblimeve monetare në këmbim të votës.
Skema korruptive konsiston në një model të organizuar të blerjes së votës, ku individë të lidhur me një forcë politike kanë ofruar shuma të caktuara parash (rreth 5 000 lekë për votë) për qytetarë të ndryshëm, me qëllim sigurimin e mbështetjes elektorale. Kjo është realizuar ose përmes dhënies së drejtpërdrejtë të parave për votën e vet, ose përmes angazhimit të personave të tretë për të ndikuar te zgjedhës të tjerë.
Gjatë hetimeve, janë përdorur mjete të posaçme të hetimit, përfshirë përgjime telefonike, të cilat kanë evidentuar se shtetasi Ndrekë Lera ka pasur një rol qendror në këtë aktivitet kriminal, duke u përfshirë drejtpërdrejt në biseda që lidhen me premtimin dhe organizimin e pagesave për vota në favor të një subjekti politik.
Për sa më lart, nga tërësia e hetimeve të kryera, bazuar në provat e marra gjatë hetimeve paraprake, transkriptimeve të përgjimeve telefonike, deklarimet e shtetasve të dyshuar si dhe pas studimit të dokumentacionit të administruar, rezulton se shtetasit Ndreke Lera dhe Ilir Sokoli, me veprimet e tyre, kane konsumuar elementë të veprës penale penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 328 dhe 25 i Kodit Penal. Gjithashtu të pandehurit Ndoc Guri dhe Arben Kolaj kanë konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsoni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal./ CNA
Avokati Bledar Meminaj ka komentuar draftin e Kodit të Ri ...
Edhe sot, si shumë herë të tjera, rrugët e Tiranës janë pë...
Monika Kryemadhi është njoftuar sot nga SPAK-u për mbyllje...
Pas goditjes ndaj fabrikës, SPAK-u ka sekuestruar aksionet...
Më 29 korrik 2025, ambasadori i Republikës së Shqipërisë n...
Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, ...
SPAK ka mbyllur hetimet për kreun e PL-së, Ilir Meta. U ra...
Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka ngritur a...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacional...
Situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë dhe nuk rapor...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shtyrjen e afatit të njohj...
Grupi BALFIN ka blerë një pronë historike në zemër të Vjen...
Vatra e zjarrit në bashkitë e Himarës dhe Delvinës janë vë...
SPAK ka njoftuar se ka përfunduar faza e intervistës për k...
Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Vlorë pasditen ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka përkujtuar 103-vjetorin e ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur të kalojë për gjykim dosjen ...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e dy personav...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar Agjencinë Kombëta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...