Pas Felajt edhe motra Laze del nga sistemi, mbetet bashkëshorti i deputetes që nuk plotëson as ai kriteret
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për shk...

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, ka nisur një seri intervistash të quajtura “VIP-Very Interesting People”, "Njerëz shumë interesantë".
Intervistat synojnë të forcojë lidhjen midis Italisë dhe Shqipërisë duke shfaqur figura interesante nga bota e kulturës, institucioneve dhe sipërmarrjes, duke nxitur kështu bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.
Në intervistën më të fundit, ambasadori është ndalur në “Château Braha”, pjesë e grupit Alehandro, për të intervistuar themeluesen e grupit Erjola Braha, e cila ka sjellë biznesin e saj italian të verërave në Shqipëri.

Fillimisht Braha ka rrëfyer në bashkëbisedimin me Marco Albertin jetën e saj në një minutë. Ajo ka theksuar se e do punën që bën, botën e verës dhe të bujqësisë.
“Erjola është një grua kurioze, me këmbë në tokë, ëndërrimtare dhe e vendosur. Sipërmarrëse. E dua punën time, e dua këtë botë të mrekullueshme që është bota e verës dhe e bujqësisë, që është e ardhmja jonë dhe për të cilën kemi besuar në këtë projekt dhe në këtë zonë të mrekullueshme”, -tha Braha.
Çdo episod i “Very Interesting People” është një histori, çdo histori është rrëfimi i një jete të jetuar mes Shqipërisë dhe Italisë. Por çfarë përfaqëson Italia për Brahën?
“Italinë e mbaj në shpirt, ajo përfaqëson Erjolën, gruan e sotme. Më ka mësuar vlera të mëdha njerëzore, si dhe bukurinë e artit dhe traditës. Për mua, ajo është një botë më vete”, -tha Braha.

Ambasadori thekson se vera është art dhe “Château Braha” është e rrethuar nga arti. Për sipërmarrësen Braha çdo shishe vere ka një tregim, si një pikturë e madhe që mbart histori në vetvete. Për të vera dhe arti qëndrojnë në harmoni, pasi janë një urë lidhëse që bashkon njerëzimin.
“Vera është art, sepse në çdo shishe ka një tregim, si një pikturë e madhe që shpreh ndjenja, ka një histori. Mendoj se vera dhe arti qëndrojnë në harmoni dhe se vera dhe arti janë një urë lidhëse që bashkon njerëzimin”, -tha Braha.
Erjola Braha, përveçse një sipërmarrëse e suksesshme, është edhe një nënë e devotshme dhe këtë pjesë të rëndësishme të rrugëtimit të saj jetësor nuk kishte si të mos e ndante në bashkëbisedimin e saj me ambasadorin italian. Ajo ka zbuluar se grupi Alehandro mban emrin e djalit të saj të madh. Ai i është bashkuar kompanisë, pas përfundimit të studimeve, duke ndjekur të njëjtin pasion si të nënës së tij.
“Jam nënë dhe i kushtoj të njëjtin pasion dhe dashuri që i kushtoj punës. Kam tre fëmijë, djalin e madh Alehandro dhe binjakët Emanuel e Roel. Jam një nënë e dashur, pak dhe si shoqe. Nuk jam e rreptë dhe përpiqem t’u kushtoj kohë të vërtetë, thelbin e kohës sime. Emri 'Alehandro' është në nder të djalit, por kompania lindi para lindjes së Alehandros, me emrin ItAlba dhe kur u shndërrua në grup, e quajtëm 'Alehandro Group'. Djali i madh ka filluar tashmë pas studimeve të përfshihet në kompani dhe po fiton pak nga pak të njëjtin pasion si unë”, -tha Braha.

Braha është ndalur edhe te perspektivat për “Alehandro Group” dhe “Château Braha” në vitet e ardhshme. Synimi është rritja e kantinës "Braha", si dhe investimet në bujqësi.
“Jemi duke u përkushtuar shumë ndaj qëndrueshmërisë, natyrës, agroturizmit dhe prodhimit. Dëshirojmë të rritemi me kantinën "Braha", të investojmë, por në bujqësi”, -tha Braha.
Një bisedë e mirë shkon e shoqëruar me një gotë vere të mirë. Erjola Braha teksa bën gëzuar me ambasadorin Alberti, i tregon një nga produktet më të suksesshme të “Alehandro Group”.
“Këtu përballë kemi një burim uji ndaj e kemi quajtur verën Kroi i Bardhë, nga kantina 'Braha'. Përdorim dy varietete rrushi autoktone: debina e bardhë dhe sheshi i bardhë, së bashku me një varietet ndërkombëtar, Chardonnay, që i jep harmoninë dhe rrumbullakësinë e duhur. Një produkt shumë i sofistikuar, do të thoja që është suksesi i 'Alehandro Group'”, -tha Braha.

Në përfundim sipërmarrësja dha një këshillë për ambasadorin italian në Shqipëri, se si të përmirësohet dhe rritet prania e Italisë në vendin tonë.
“Të kesh një përfaqësues të Italisë kaq afër popullit dhe nesh, është më se e mjaftueshme”, tha Erjola Braha në bisedën me ambasadorin italian në “VIP”.
Erjola Braha njihet në rrethet e enologjisë si “gruaja e verës”. Ajo ka prezantuar teknologji të reja informacioni dhe sisteme të qëndrueshme për të përmirësuar shpërndarjen dhe promovimin e verërave, duke e bërë “Alehandro Group” një shembull inovacioni në këtë sektor.

“Alehandro Group” njihet si një nga kompanitë më të mëdha shqiptare të tregtimit të verërave, me seli në Tiranë, por e njohur ndërkombëtarisht, po sjell një vlerë të shtuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor./ CNA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli vendimin për shk...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë ditën e nes...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një intervistë ka...
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër...
Avokati Bledar Meminaj ka komentuar draftin e Kodit të Ri ...
Edhe sot, si shumë herë të tjera, rrugët e Tiranës janë pë...
Monika Kryemadhi është njoftuar sot nga SPAK-u për mbyllje...
Pas goditjes ndaj fabrikës, SPAK-u ka sekuestruar aksionet...
Më 29 korrik 2025, ambasadori i Republikës së Shqipërisë n...
Për herë të parë në Shqipëri, në Spitalin Amerikan 3, ...
SPAK ka mbyllur hetimet për kreun e PL-së, Ilir Meta. U ra...
Gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari ka ngritur a...
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacional...
Situata në të gjithë qarkun paraqitet e qetë dhe nuk rapor...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Avokatët e Veliajt kanë kërkuar shtyrjen e afatit të njohj...
Grupi BALFIN ka blerë një pronë historike në zemër të Vjen...
Vatra e zjarrit në bashkitë e Himarës dhe Delvinës janë vë...
SPAK ka njoftuar se ka përfunduar faza e intervistës për k...
Një tjetër vatër zjarri është raportuar në Vlorë pasditen ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...