“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...
Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çësht...

Numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri i përdoruesve aktivë të këtyre shërbimeve arriti në 2.43 milionë, në rënie me 2.3% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 1.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rënia madje shënon edhe numri i përdoruesve të internetit me brez të gjerë nga rrjetet celulare. Numri i përdoruesve të internetit zbriti në 2.02 milionë, me një rënie prej 3.4% nga fillimi i vitit, por me një rritje të lehtë prej 0.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me më shumë se 28%.
Kjo mund të shpjegohet me faktorë të brendshëm të tregut, por ndoshta edhe me faktorë demografikë.
Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.
Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.
Megjithatë, në periudha të veçanta rritja e fortë e turizmit hyrës e kompenson përkohësisht ndikimin e faktorëve të mësipërm. Turistët e huaj jashtë zonës së Ballkanit Perëndimor në përgjithësi përdorin karta SIM shqiptare gjatë periudhës së qëndrimit të tyre në Shqipëri.
Gjatë tremujorit III 2024 numri i përdoruesve aktivë të shërbimeve celulare shënoi një rritje të fortë nga 2.52 milionë në 2.81 milionë. Por, në tremujorin IV 2024 numri i abonentëve aktivë shënoi menjëherë një rënie të fortë në 2.49 milionë, çka lë të kuptohet se turizmi ka një impakt të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve aktivë të telefonisë celulare.
Nga ana tjetër, shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.
Për tremujorin e parë të vitit, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.
Nga ana tjetër, totali i thirrjeve telefonike dalëse ra me 3.3%, ndërsa numri i mesazheve të shkruara u tkurr me 4.8%. Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë te aplikacionet OTT, të bazuara te interneti./ Monitor
Gazetarja dhe moderatorja ikonë e A2 CNN, Alba Alishani ka...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokrat...
Së fundmi opinioni publik është njohur me shkresën që KAS ...
Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korç...
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka folur për situat...
Gjykata ka vendosur masën "Arrest në burg" për 31-vjeçarin...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka marrë masat dh...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në një takim informal me...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur mbi draftin e Kodit...
Katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, Frida Pashako, Andi ...
Katër nënkryetarë të Bashkisë së Tiranës kanë dhënë dorëhe...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emis...
Gjykata e Fierit ka dënuar me burg përjetë Azgan Mërnicën....
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Zambak Gjonit dhe Ar...
CNA, në muajin Qershor, publikoi materiale, të dhëna të re...
Bizneset e qendrës së qytetit të Korçës dhe ato të zonës p...
Mediat që shërbejnë si vegël e pushtetit dhe lëpirës të nj...
Gjatë 24 orëve të fundit, për shkak edhe të reshjeve të sh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...