
Ditën e sotme studiot lobiste dhe mbrojtëse të Erion Veliajt, të paguara 220 mijë dollarë apo më tepër nga kryebashkiaku dhe vëllai i tij, kanë bërë një deklaratë.
Në 1-vjetorin e arrestimit të tij, studiot lobiste të Erion Veliajt thonë se s’mund të arrestohet kryetari i bashkisë se ka një vendim të Komisionit të Venecias.
Nuk çudit kjo lajthitje e radhës se kemi parë edhe të tjera më parë, mbase justifikojnë paratë që marrin me thasë e duhen edhe këto qëndrime sepse ndoshta mendojnë se drejtësia bëhet me lobime e propagandë apo edhe mashtrime, sulme dhe akuza.
Në deklaratën e bërë, mbrojtësit e Zdromsit të Tiranës marrin si shembull rastin e Stambollit, ku u arrestua kryebashkiaku Ekrem Imamoglu.
Por raporti i Komisionit të Venecias për paraburgimin e kryetarëve të bashkive në detyrë nuk lidhet me BE-në dhe vendet e Europës, por lidhet me Stambollin, lidhet me Turqinë, ku opozita pretendon se drejtësia kontrollohet nga partia në pushtet e Presidentit Erdogan, ndërsa në Shqipëri drejtësia nga opozita pretendohet se kontrollohet nga partia në pushtet e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.
“76 kryetarë bashkish dhe përfaqësues të ‘Rrjetit të Qyteteve Ballkanike B40’ – që vijnë nga parti dhe prejardhje politike të të gjithë spektrit ideologjik – lëshuan një letër të përbashkët që denoncon paraburgimin e kryebashkiakut Veliaj. Ata adoptuan një konstatim në Raportin e Komisionit të Venecias të Këshillit të Europës për vitin 2025 se ‘përdorimi i paraburgimit ndaj kryetarëve të bashkive në detyrë përbën një rrezik serioz për qeverisjen demokratike’, sepse i privon qytetarët nga e drejta për përfaqësim, duke hequr mënjanë, pa një proces të rregullt ligjor, përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre.
Paraburgimi i kryebashkiakut Veliaj duhet të përfundojë. Vazhdimi i mbajtjes së kryebashkiakut Veliaj në paraburgim dhe mohimi i të drejtave themelore të procesit të rregullt ligjor – si mundësia për të shqyrtuar provat kundër tij – tradhton premtimin demokratik të Shqipërisë, hedh dyshime serioze mbi përparimin e reformave të saj dhe mund të vërë në rrezik synimet e saj për anëtarësim në BE”, deklarojnë studiot lobiste të Veliajt.
Së pari, nuk është zgjedhur një vend perëndimor, një vend ku ne aspirojmë të shkojmë, pra në BE, në Perëndim. Asnjë rrezikim të rrugës drejt BE-së të Shqipërisë, përkundrazi e vërteta është e kundërta. Lufta ndaj korrupsionit dhe goditja në nivelet më të larta politike, ekzekutive dhe administrative janë autostrada e duhur për në BE.
Së dyti, raporti i Komisionit të Venecias në lidhje me Turqinë bëhet sepse personi që drejtonte Bashkinë e Stambollit, Ekrem Imamoglu, është opozitar, kurse Erion Veliaj nuk është i tillë, partia e Veliajt është në pushtet.
Erion Veliaj është ai që ka votuar reformën në drejtësi, Erion Veliaj ka bërë propagandë për reformën në drejtësi, partia e Erion Veliajt nëpërmjet përdorimit të propagandës duke u shfaqur si flamurtarë të reformës në drejtësi ka fituar disa palë zgjedhje.
Kujtojmë “b*let e hekurit që kishte dhe kontrollin mbi SPAK-un, deklarime gjatë zgjedhjeve për FSHF-në disa vite më parë.
Reformën e bëri vetë, e votoi vetë, partia e Veliaj, PS, e cila ka 12 vjet në pushtet. Reformën e votoi edhe opozita, kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili është nën akuzë nga SPAK-u dhe me masë sigurie, po ashtu edhe kreu i PL-së, Ilir Meta, (që solli socialistët dhe pretendon se bashkoi 140 votat për reformën në drejtësi është në burg me disa akuza).
Kur morën Saliun apo Metën nuk u shfaqën këto pretendime megjithëse as njëri dhe as tjetri nuk kishin çfarë provash të prishnin, ndërsa Veliaj ishte kapur në disa raste duke prishur provat, pa harruar edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Ndryshe nga Turqia dhe referenca e Venecias, në pushtet është partia e Veliajt, që e bëri kryetar bashkie dhe që pretendon se me këtë reformë që ka bërë në drejtësi ka fituar dhe mandat qeverisës.
Në rast se do të ishte pjesë e opozitës mund ta pretendonte si në rastin e kryebashkiakut të Stambollit, por jo, atë e pretendojnë Berisha dhe Meta, Veliaj s’ka se si.
Tani ose e kanë drejtësinë Saliu dhe Iliri që janë vetë nën akuzë e burg, ose e ka Edi Rama që burgos këta dhe Veliajn, ose nuk e ka askush nën kontroll, por mbështetet dhe monitorohet nga ndërkombëtarët dhe kjo e fundit duket të jetë e vërteta.
Ndoshta Erion Veliaj i lidh pretendimet e tij me kohën kur ka qenë me Sali Berishën për të rrëzuar Partinë Socialiste nga pushteti dhe ngatërron kohët.
Varet dhe se çfarë gënjeshtrash u ka thënë Erion Veliaj lobistëve me ato raportet mashtruese ku dilte dhe prokurori Ols Dado, sikur ishte aktivist i Partisë Demokratike. Ndërsa herën tjetër me kërkesën “e famshme” për leje ndërtimi dhe refuzimin nga Veliaj. Kërkesë dhe refuzim që nuk janë bërë publike ende edhe sot e kësaj dite...
Lobistët e mbrojtësit mirë janë t’i sqarojnë njëherë këto pastaj të na thonë broçkulla me kryebashkiakun e Stambollit që na i sjellin si paralelizëm me Erion Veliajn kur janë krejtësisht raste të kundërta, dhe më e thjeshta fare Imamoglu është opozitar i Erdoganit, ndërsa Veliaj thjesht një zar i Edi Ramës (ose Zdroms si të dojë)./ CNA
Sot opozita do të zhvillojë protestën e radhës në orën 17:...
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me te...
Mungesa e pagave prej shtatë muajsh dhe shkurtimi drastik ...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dërguar...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka bërë një njoftim në lidhje...
Këtë të martë në GJKKO ka vijuar procesi si pjesë e dosjes...
Të hënën e datës 10 shkurt 2025, ora 13.56, në mediat e pu...
Banorët e Durrësit kanë zhvilluar edhe ditën e sotme prote...
SPAK-u ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kr...
Një shqiptar ka dalë i përfshirë në dosjen e financierit a...
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një paralajmërim për...
Policia e Tiranës ka njoftuar masat, pasi përfaqësues të P...
Kosova është vlerësuar me 43 pikë në Indeksin e Perceptimi...
Ofruesit e shërbimit të internetit duhet të përcaktojnë në...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi është shpre...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar në lidhje me kërkesën...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për q...
Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla është vetëdorëz...
Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se mosmarrja e një v...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...