Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Marrëzia nuk ka fund. Përkundrazi, tani është shndërruar në një garë se kush rend më shumë pas saj. Nisi me 20-katësha, që më vonë u bënë 30. Pastaj miratuan leje për kulla me 40 kate duke u justifikuar se Shqipëria duhet të kishte rrokaqiellin e parë. Tani nuk kanë më kufi.
Ky në foto është përbindëshi i ri i betonit që po ngulet në zemër të Tiranës. Një kullë me 58 kate, e cila do të ndërtohet te rruga e "Kavajës", aty ku sot është "Volkswagen"-i. Ndërtuesi? Agron Papuli, një biznesmen të cilin opozita e cilëson mikun e ngushtë të kryeministrit Edi Rama.
Një ditë më parë, "MCN" publikoi ekskluzivisht vendimet e fshehta të KKT në korrik për miratimin e lejeve për 12 kulla të reja në Tiranë, një pjesë e të cilave në zonën më të dendur të saj, në ish-Bllok. Për këto kulla lejet tashmë janë të zbardhura. Por me sa duket ka dhe të tjera në proces. Dhe kulla te rruga e "Kavajës", është një prej tyre.
Gara për kullat në Tiranë është aq e ethshme, saqë rekordi i lartësisë thyhet thuajse çdo vit. Donwtown One, kulla 40-katëshe e kompanisë Kastrati e gëzoi rekordin si ndërtesa më e lartë në Tiranë dhe Shqipëri, më pak se 1 vit. Tashmë kulla më e lartë do të jetë 58-katëshi te rruga e "Kavajës". Por edhe kjo me gjasa do të rrëzohet shumë shpejt nga podiumi, pasi pak javë më parë u prezantua projekti për një tjetër shumëkatësh tek gropa e Hajdin Sejdisë.
Zakonisht garat sjellin zhvillim. Mirëqenia e përgjithshme e popullsisë rritet kur bizneset garojnë në treg se kush ofron produktin më të mirë me koston më të lirë. Kapitali human zgjerohet kur shkollat garojnë me njëra-tjetrën për studentët më të mirë, e kështu më radhë. Por kjo e kullave është një garë që sjell shkatërrim.
Aktualisht Tirana urbane është një nga qytetet më dendësinë më të lartë të popullsisë në Europë. Në zona të caktuara të qytetit dendësia e popullsisë shkon, sipas INSTAT, deri në 35 mijë banorë për kilometër katrorë. Përbindëshat e betonit që miratohen në seri vetëm do të shtojnë më shumë përqëndrimin e popullsisë në një qytet, i cili nuk ka parqe, nuk ka ka infrastrukturë, ka ndotjen më të madhe në Europë dhe është i zënë në kaps nga trafiku.
Ky paska qenë fundi tragjik i Tiranës, një qyteti të cilit identitetin ja kanë shkatërruar me kohë. Tani po i shkatërrojnë gjithçka tjetër, duke e shndërruar në një fjetore të madhe betoni, ku nuk mund të jetohet më. Dhe kur nesër Tirana të jetë shndërruar në një fantazëm urbane, ndoshta koha do të shkruajë edhe epitafin. “Ky qytet u vra nga vizioni i mbrapshtë i një udhëheqësi, grykësia e fitimeve te shpejta dhe paratë e krimit.”
Ditën e sotme është emëruar drejtori i ri i Postës Shq...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë me dije se në 12 n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi iu kthye bri...
Pedagogia e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Mimoza...
Deputetja Jorida Tabaku është shprehur se buxheti i sh...
Prokuroria e Posaçme, SPAK, në Tiranë, përfaqësuar nga Z. ...
Grupi përçarës i Enkelejd Alibeajt, ka bërë publik emr...
Mitropoliti i Korçës, Hirësi Joani, ka përcjellë mesaz...
SPAK-u ka dalë në një konferencë të përbashkët me autorite...
Sonila Qato, ish-drejtoresha e ARRSH-së, është thirrur sot...
Mbështetësit e Ilir Metës, të kreut të Partisë së Lirisë d...
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është paraqitur s...
Hapja e dosjesve, ish-sigurimsat vijojnë te jenë tema disk...
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-F...
Protesta e pedagogëve do të vijojë edhe sot. Ata do të mbl...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Në fushatën zgjedhore, kryeministrja e re Giorgia Meloni, ...
Teologu Miron Çako thotë se njeriu u krijua që të ishte i ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, është pyetur...
Avokati Spartak Ngjela ka ngritur aludimet se ligji i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...