Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese është ndalur te vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Rama rikujtoi përplasjen me institucionin e presidencës ku u shpreh se veprimtaria e Gjykatës Kushtetuese është shpërdoruar nga tollovitja nga aktorë të tretë siç janë ato në politikë.
Sipas tij Gjykata eci në një lloj xhungle postkomuniste.
Ai ka thënë se politika nuk duhet të pretendojë që çdo konflikt mes asaj ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese:
Deklarata e kryeministrit:
Gjykata eci në një lloj xhungle postkomuniste. Sot përgjatë qenies së saj 30-vjeçare është një ngrehinë me dritë dhe hije. Me vula vendimesh të diskutueshme, me shkëlqime deri në të lavdishme dhe me njolla të pajustifikueshme.
Është krijuar një përshtypje e vrazhdë se gjithë aktiviteti i kësaj gjykate konsiston në një kalim pasash mes saj dhe Kuvendit. Dhe së fundmi deri para pak kohësh me presidentin, kthime, gjysmëkthime, vendime për rishkrime, ligje në fokus të debatit mes forcave politike, në pritje të një arbitrazhi që ndonëse me konture juridike, përqendrohet në arsyetime politike, apo ndonjëherë mjaftohet thjesht me balancime politike.
Këtu nuk është faji i Gjykatës Kushtetuese, por shpërdorimit të saj dhe tollovitjes nga aktorë të tretë, që u arratisen përgjegjësive të tyre duke mos gjetur konsensus as, rrugë të ndërmjetme për t'u marrë vesh, por thërrasin në ring, vend e pa vend Gjykatën Kushtetuese.
Shtrëngohet në debate që janë të penguara nga presioni politik, i drejtpërdrejtë ose indirekt, me vendime që ndonjëherë janë drobitëse për ata që i lexojnë deri në fund, duke mos arritur ekuilibrin e artë, që duhet të frymëzojë Gjykata Kushtetuese.
Nuk mund ta shmang dot një eveniment të ri dhe të ditëve të fundit, unik në tërësinë e veprimtarisë politike të këtij vendi, goditja në Gjykatë Kushtetues nga parti politike e një vendimi qeverie në zbatim të një ligji të kaluar të Kuvend, për të ndëshkuar abuzimet me lejet e ndërtimit nga ndërtues që në papërmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur mosndëshkimin përfundimtar.
Që një vendim qeverie të çohet në Gjykatë Kushtetuese është një akt që të lë pa fjalë, por që një vullnet politik të ngrihet kundër një vendimi qeverie për të marrë në mbrojtje këto shkelje haptazi të ligjit është kulminacion i ri.
Si mund të vetëdijësohemi që jo çdo konflikt duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, dhe si mundet që të evitojmë që duke iu adresuar asaj për shumë gjëra, të mos kontribuojmë dhe të mos e vëmë në pozitën për të kontribuar në tejzgjatjen e masijses së konflikteve.
Zbatimi i reformës në drejtësi po na dëshmon të gjithëve sa i leqendisur është një sistem që nuk arrin të ketë gjyqtarë të pavarur me integritet e profesionalizëm. Këto cilësi kërkohen te gjyqtarët e rinj që po zgjidhen, por të gjithë jemi të vetëdijshëm teksa ndjekim me jo pak shqetësim jetësimin e reformës. Se kur thotë populli kjo punë nuk është me inat, por me takat./CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ja...
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë fjalës së saj në ko...
Ditën e djeshme ambasadorja amerikane, Yuri Kim, zhvilloi ...
Laer Kurti, 32-vjeçari pas ndjekjes dhe shoqërimit në Komi...
Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në kuadër të 30-v...
Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 8 mln euro në ...
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka shpërndarë një deklara...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thot...
Pas një viti hetimesh për tjetërsim pronash në bregdetin e...
Gazetarja Edlira Qefalia, gjatë një interviste është s...
Kuvendi në seancën plenare pritet të diskutojë sot për 4 o...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me humbje...
Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të pal...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tir...
Pedagogët do të mbajnë sot protestë kombëtare në orën 11.0...
Një emigrant shqiptar ka treguar për mediat peripecitë...
Një i ri shqiptar që punon në një “shtëpi bari”, ka tr...
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimo...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar numrin e “shtëpive të ...
Aktori me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Jim Be...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...