“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Prokuroria Vlorë sekuestron pasuri me vlerë 8 mln euro në Himarë, Dhërmi dhe Gjilekë, 24 masa sigurimi për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve”.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar kryesisht, procedimin penal nr.414/2021 për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve” nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë, të parashikuara nga nenet 248 e 190/2/3 të Kodit Penal.
Gjatë veprimeve hetimore të kryera në funksion të këtij procedimi penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka marrë të dhëna se prej punonjësve të Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë vitit 2020 e në vijim janë nxjerrë nga arkivat e kadastrës së Këshillit të Qarkut Vlorë dokumente origjinale si Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi, Akte të Marrjes së Tokës në Përdorim, Formularë nr.6 etj, dokumente të cila janë riprodhuar duke hequr origjinalet e ndara sipas ligjit.7501 “Për ndarjen e tokave bujqësore" duke i zëvendësuar ato me dokumente të riprodhuara dhe të falsifikuara, duke shtuar në to sipërfaqe fiktive të tokës në bregdet.
Tjetërsimi me dokumente të falsifikuara
Dokumentat e falsifikuara janë rifutur në arkivën e D.A.M.T-së pranë Këshillit të Qarkut Vlorë si dokumente origjinale dhe nga ana e personave të interesuar është kërkuar kopje e njehsuar e tyre në rrugë zyrtare me kërkesë në Kadastrën e Qarkut Vlorë. Në vijim kopja e njehsuar e këtyre dokumenteve pronësorë me shkresë përcjellëse u dërgohej personave të interesuar, Bashkisë Himarë ose Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë, me qëllim për t`u përdorur më pas për dhënien e akteve të reja të pronësisë dhe hipotekimin e tyre pranë A.SH.K.Vlorë.
Gjatë hetimeve të kryera deri në këtë fazë të hetimit, mbi bazën e akteve të administruara si dhe akteve të ekspertimit tekniko-grafik të kryera nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar e provuar se dokumentacioni i disa prej praktikave të sekuestruara që bëjnë fjalë për pasuri të regjistruara në zonën e Himarës dhe të Dhërmiut, ka rezultuar i falsifikuar.
Për sa më sipër, nga aktet e administruara deri më tani, bazuar në aktet shkresore të administruara, kqyrjet e dokumentacionit të përdorur për fitimin dhe më tej regjistrimin e pasurive të mësipërme; si dhe konkluzionet shkencore të akteve të ekspertimit tekniko-grafik të realizuar mbi dokumentet objekt ekspertimi, krijohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se në rastin konkret ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”; parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal “Falsifikimi i dokumentave”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186, paragrafi i 2 i Kodit Penal; si dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, parashikuar nga neni 190, paragrafi i 2 i Kodit Penal.
Nga ana objektive, është konstatuar gjatë hetimeve të deritanishme se veprat penale të mësipërme janë kryer si më poshtë:
Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa, fshirje; etj) të dukshme në formularë nr.6 dhe A.M.T.P;
Nëpërmjet Falsifikimit të nënshkrimeve të përfaqësuesve të Komisionit të Ndarjes së Tokës në Fshat si dhe Përfaqësuesit të Rrethit të asaj kohe;
Nëpërmjet falsifikimit të vulave të institucioneve të ndodhura në dokumentat A.M.T.P dhe Formularë nr.6;
Nëpërmjet ndërhyrjeve mekanike (Korrigjime; shtesa; fshirje; etj) të kryera në dokumentin bazë për verifikimin e titullit të pronësisë; ”Regjistri i Korrespondencës/Libër i fermerëve , fshati Himarë”;
Përdorimit të 2 ose 3 AMTP-ve dhe Formularëve nr.6, të ndryshëm mes tyre për të njëjtën pasuri, në të njëjtat praktika; me qëllim regjistrimin e akteve që përmbanin sipërfaqe më të madhe toke (shtuar sipërfaqja nëpërmjet falsifikimit dhe ndërhyrjes në shifrat e dokumenteve);
Ekzistencë e 2 ose më shumë A.M.T.P-ve të ndryshme për të njëjtën pronë, në të njëjtat praktika;
Mospërputhje e parcelave si dhe sipërfaqeve totale të përftuara, të pasqyruara në formularin 6 me ato të pasqyruara në A.M.T.P.; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral);
Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të Formularit 6 me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasin, tek Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në këto dokumenta nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve, ngastrave; vendodhjes së tyre dhe zërit kadastral);
Mospërputhje e parcelave të pasqyruara në A.M.T.P. formularin 6 si dhe sipërfaqen tërësore të A.M.T.P. me sipërfaqen që pasqyrohet për shtetasit te Libri i Fermerëve; (për shkak të ndërhyrjes në librin e fermerit nëpërmjet falsifikimit të sipërfaqeve të pasqyruara në këtë dokument).
Masat e sigurisë
Mbi bazën e akteve të administruara deri më tani, nga ana e Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, janë paraqitur pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, kërkesat për caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese gjthsej 24 masa nga të cilat, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, për shtetasit:
V.M.; A.V.; S.DH.; J.Z.; I.GJ.; S.J.; D.K.; P.L.; A.D.;
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, për shtetasit: A.GJ.; I.R.; S.L.; DH.L.; N.L.; A.DH.; A.GJ.; J.M.;
Caktimin e masës së sigurimit personal shtrënguese “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, për shtetasit: P.X; E.B; S.B; A.L; A.A; J.Z; M.R; GJ.A.
Me vendimin me nr.442 datë 19/10/2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sipas objektit të mësipërm.
Po kështu në funksion të këtij procedimi penal, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”, lidhur me një numër të konsiderueshëm pasurish, të cilat janë regjistruar pranë ASHK Vlorë mbi bazën e përdorimit të dokumenteve të falsifikuara në periudhën 2019-2022, pasuri të paluajtshmë me një sipërfaqe totale prej 59.889 m², të ndodhura në zonën e Himarës; Dhërmiut; Gjilekës, Qarku Vlorë.
Me vendimin me nr.444 datë 19/10/2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka pranuar kërkesën e paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, duke vendosur masën e sigurimit pasuror të sekuestros preventive për pasuritë e cituara në kërkesën e paraqitur nga Prokurorisë Vlorë.
Gjithashtu mbi bazën e kërkesës së paraqitur nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Gjykata me vendimin me nr.443 datë 19/10/2021, ka vendosur të lejojë kontrollin e banesave të shtetasve nën hetim J.M; A.D; A.DH.
Vlera e pasurive të sekuestruara sipas përllogaritjeve bazuar mbi çmimet e tregut, kap shifrën prej 8.000.000 eurosh.
Lidhur me këtë procedim penal, hetimet vijojnë, për pasuritë e ndodhura në zonën e Dhërmiut; Gjilekës; Jalit dhe të Livadhit, per evidentimin e rasteve të tjera të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe për veprimet e nëpunësve shtetërore, të cilët kanë kryer veprime lidhur me regjistrimin e këtyre pasurive./CNA.al
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, ka shpërndarë një deklara...
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, thot...
Pas një viti hetimesh për tjetërsim pronash në bregdetin e...
Gazetarja Edlira Qefalia, gjatë një interviste është s...
Kuvendi në seancën plenare pritet të diskutojë sot për 4 o...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me humbje...
Çështje të sigurisë së brendshme dhe të migracionit të pal...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar në Tir...
Pedagogët do të mbajnë sot protestë kombëtare në orën 11.0...
Një emigrant shqiptar ka treguar për mediat peripecitë...
Një i ri shqiptar që punon në një “shtëpi bari”, ka tr...
I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimo...
Gazetari Eni Ferhati ka zbuluar numrin e “shtëpive të ...
Aktori me famë botërore dhe origjinë shqiptare, Jim Be...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur në pë...
Ish deputeti i PD-së, Muslim Murrizi, ka deklaruar se ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë avoka...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë pak më...
Kryeministri Edi Rama, i është përgjigjur kreut të sin...
Pas raportimit të CNA.al për çmimin stratosferik të dr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...