Trafiqet e paligjshme, krimet kufitare dhe kibernetike/ Rrumbullaku takim me ambasadorin e ri të OSBE-së
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...

“Bright Sky”, platforma e krijuar dhe e lançuar një vit më parë për t’u ardhur në ndihmë vajzave dhe grave, do të kalojë në një tjetër fazë: atë të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese, për gjithçka ofron aplikacioni dhe website-i “Bright Sky, në qytetet kryesore të vendit si Vlora, Korça, Tirana, Dibra, Gjirokastra, Durrësi, Elbasani, etj.
Në serinë e takimeve që do të zhvillohen, do të marrin pjesë përfaqësues në nivel kombëtar dhe politikëbërje, si Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale dhe të tjerë në nivel lokal e zbatues, si drejtoritë e Policisë Vendore, përgjegjësit për Njësinë e posaçme Kundër Dhunës në Familje, ekipi Teknik Ndërdisiplinar dhe Koordinatori Vendor, si pjesë e Mekanizmit Referues (61 të tillë të ngritur në çdo bashki të vendit) për çështjet e dhunës në familje.

Takimi i parë nisi më 14 shkurt, në Shkodër, me përfaqësues të shoqërisë civile, aktivistë në luftën kundër dhunës në familje, përfaqësues të Zyrës Vendore Arsimore të qytetit të Shkodrës, Drejtoreshës së Përgjithshme të Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtorit të Policisë Shkodër, Ervin Hodaj, përfaqësueses së Ministrisë së Brendshme, përfaqësueses së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe përfaqësueses së UN Women, Blegina Hados.
Në këtë takim u bë një prezantim i shkurtër e profesional i “Bright Sky”, një aplikacion falas që ofron mbështetje dhe informacion për këdo që mund të jetë në një marrëdhënie abuzive ose ata që shqetësohen për dikë që njohin. Aplikacioni është krijuar gjithashtu për t’u përdorur nga praktikues specialistë dhe jo-specialistë, si dhe për këdo që kërkon informacion rreth çështjeve të dhunës në familje apo sigurisë në internet, ndjekjes, ngacmimit dhe dhënies së pëlqimit seksual. Aplikacioni “Bright Sky” mund të shkarkohet falas si në Apple Store ashtu edhe në Google Play.

“Vodafone Albania ka investuar mbi 14 milionë euro në Kontratën Sociale të Shqipërisë, pjesë e së cilës është edhe “Bright Sky”, i vetmi aplikacion në vend për informimin se çfarë është dhuna me bazë gjinore e dhuna në familje dhe këshillimin se si viktimat mund të marrin ndihmën dhe asistencën e duhur. Bashkëpunimi i institucioneve partnere ka mundësuar një aplikacion që ofron këshillim dhe mbështetje virtuale për këdo”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki.
Kurse Ervin Hodaj, drejtori i Policisë Shkodër, shtoi: “Kam besim që me lançimin e aplikacionit “Bright Sky” nga kompania Vodafone, do të marrim më shumë sinjalizime për dhunën në familje, duke parandaluar kështu dhunën dhe duke shpëtuar jetë.”

E ftuar në këtë takim, përfaqësuesja e UN Women, Blegina Hado, u shpreh se “Bright Sky” është një nismë e partneritet i vyer midis Vodafone Albania Foundation, institucioneve qeveritare dhe organizatave të mëdha që punojnë me të drejtat e grave.
“Është e rëndësishme t’u japim informacione të kësaj natyre kujtdo, përfshirë këtu edhe viktimave të dhunës në familje, që ato të mos ndihen të vetmuara e të marrin informacion për mundësitë që ofrohen për mbrojtjen dhe përkrahjen e tyre”, theksoi ajo.

Në Shqipëri, deri tani “Bright Sky” ka mbi 18 mijë shkarkime si aplikacion, që nga momenti i lançimit të tij rreth një vit më parë, që do të thotë se shumë vajza dhe gra kanë gjetur aty ndihmën dhe mbështetjen e duhur. Qëllimi i këtij turi takimesh është përfshirja dhe angazhimi i mëtejshëm në mbrojtje të kësaj kauze të madhe për vajzat dhe gratë në Shqipëri./ CNA.al
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet...
Lulzim Basha, i cili prej kohësh i shmanget debatit po...
Teksa Kosova sot festoi 15-vjetorin e pavarësisë, një surpri...
Kosova feston sot 15-vjetorin e pavarësisë, ku nuk kanë mu...
SPAK-u ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan d...
Irfan Hysenbelliu, pronari i disa mediave, tashmë ka gjetu...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrat Niko Peleshi...
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka reaguar lidhur me in...
Një ditë më parë është publikuar lajmin për marrjen e një ...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka reaguar lidhur me bllokim...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në 15-vjetorin e sh...
Qeveria ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare për pro...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka uruar Pavarësin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mediave që t...
Zëvendeskryeministrja Belinda Balluku, ka vëzhguar nga afë...
Nga Prekazi historik, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tir...
Jeton Lami ka folur në lidhje misterin Ervis Martinaj. Kë...
Presidenti Bajram Begaj, nga seanca solemne në Parlamentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka uruar Pavarësinë e Kosovës ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...