Kantieri i aksit Korçë-Ersekë/ Balluku: Shkurtohet me 10 kilometra, punimet drejt përfundimit
Zëvendeskryeministrja Belinda Balluku, ka vëzhguar nga afë...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje mediave që të bojkotojnë Ramën, mos t’i japin hapësirë.
Ai ka paralajmëruar se do të ketë protesta në mediat që do të ftojnë Ramën.
“Nuk vjen në parlament për t’u ballafaquar, por shkon në studio.
U bëj thirrje gazetarëve, mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjin dhe Kushtetutën e vendit.
Mos e bëni studion në refugjio. Ju garantoj se do montohen protesta të fuqishme kudo që të shkojë në studio.
Unë nuk jam për të mos i dhënë të drejtën e fjalës, por të vijë të flasë në parlament, të kryesojë mbledhjet e qeverisë.
Kudo që të shkojë, kudo që të shkelë, ne do bëjmë protesta!
Nuk merret ky, është njëlloj si të merret në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë.
Thirrje medieve: asnjë hapësirë, bojkotojeni! Ky po bojkoton parlamentin, po bojkoton qeverinë.
Unë e kam me sinqeritet këtë thirrje, ne do protestojmë gjithë kohën që ai do jetë në studio.
Nga shkoi dje, nga 'ABC' u fut, nga mbrapa. Do marrim masa dhe nuk do futet dot”, është shprehur Berisha.
Më tej Berisha ka komentuar deklaratat e Ramës në emisionin "Opinion".
“U tha medieve amerikane që janë kazan si 'Nju Jork Post', por tha se serioze janë 'Uashington Post' dhe 'Nju Jork Tajms'.
Akuzën më të rëndë ndaj Edi Ramës e ka bërë gazeta më e madhe amerikane sot, 'Uashington Post'.
Kjo gazetë thotë: 'McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Edi Ramën'.
Gazeta vazhdon, se Charles McGonigal ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.
Ka ky sy për të lexuar? E mashtron Fuga. Është i shpërqendruar. Po jeton ditët e fundit në pushtet.
Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit, 'Stars and Stripes'.
Sikundër gazeta tjetër e madhe, 'Nju Jork Tajms', thotë se McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani, e ka fjalën për Edi Ramën”, ka thënë më tej kreu i PD-së.
Ndër të tjera, Berisha ka dënuar mbrojtjen që Rama i bëri mbrëmë McGonigal.
“Pyetjes së gazetarit se çfarë donte ai që të shtrohej me mish e pilaf në mejhanet e Tiranës, ai i përgjigjet se ajo është puna e tij në FBI.
Pra, mishi dhe pilafi i mejhaneve të Tiranës privatisht duke zhvatur gjobat. Pra, kundërshtoi në mënyrën më absurde gjobëvënien e tij.
Të gjitha mediat e botës e thonë, ia tha edhe gazetari.
Pra, për çfarë e përdori intervistën? Për të mbrojtur veten dhe McGonigal, që ka tradhtuar vendin e vet. Që ka përdorur agjencinë për qëllime private, që ka prerë gjoba.
Ndaj për të gjitha këto, komisioni është jetik. Ne do krijojmë komision dhe McGonigal është në burg, edhe Edi Rama do shkojë në burg.
McGonigal është në burg për çështjen e Shqipërisë, për atë tjetrën e kanë nxjerrë në lirim.
Edi Rama nuk mund të rrijë. Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të bashkohemi për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe sa më shpejt”, ka thënë Berisha./CNA.al
Zëvendeskryeministrja Belinda Balluku, ka vëzhguar nga afë...
Nga Prekazi historik, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tir...
Jeton Lami ka folur në lidhje misterin Ervis Martinaj. Kë...
Presidenti Bajram Begaj, nga seanca solemne në Parlamentin...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka uruar Pavarësinë e Kosovës ...
Ambasadori ukrainas në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, nga Ko...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në...
“Top Channel” apo Top-inceneratori, korrupsionin e sheh nd...
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryetares s...
Gazetari Arian Çani shfaqi shqetësimin lidhur me mungesën ...
Sot shpallet konkursi për muzeun “Besa”, i cili cilësohet ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka uruar 15-v...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje nga ud...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar 15-vjetorin ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se Ervis ...
Sizmiologu Rrapo Ormeni ka treguar një listë të zonave të ...
Analisti Andi Bushati thotë se kryeministri Edi Rama duhet...
Sot 15 vjet më parë Kosova u shpall e pavarur. Kosova sot...
Mohamed Alabbar ka rrëfyer copëza të jetës së tij dhe se s...
Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...