Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Nga baret dhe palestrat te spitalet, shkollat dhe ujësjellësit, një numër i madh aktivitetesh do të jenë nën kontroll të rregullt sanitar gjatë këtij viti, me inspektime që variojnë nga një deri në tre herë në vit, në varësi të nivelit të riskut që paraqesin.
Plani publik i inspektimeve nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor vendos një regjim më të ashpër për sektorët kritikë për shëndetin publik, duke i dhënë përparësi spitaleve, institucioneve arsimore dhe furnizimit me ujë, ndërsa zgjeron monitorimin edhe mbi shërbime të përditshme si baret, qendrat mjekësore private, subjektet turistike dhe hapësirat kulturore e sportive.
Subjekte me risk të moderuar, një inspektim në vit
Në kategorinë e riskut të moderuar përfshihen një gamë e gjerë aktivitetesh shëndetësore, shërbimi dhe rekreative, të cilat do t’i nënshtrohen inspektimit sanitar një herë në vit. Këtu bëjnë pjesë kabinetet mjekësore jo publike, qendrat mjekësore jo publike, shërbimet laboratorike mjekësore si publike ashtu edhe private, si edhe kabinetet dentare dhe laboratorët dentarë, pavarësisht nëse janë publikë apo jopublikë.
Në të njëjtën kategori hyjnë edhe subjektet e akomodimit me fjetje, nga hotelet dhe resortet, te bujtinat, fshatrat turistike dhe kampingjet, si dhe pishinat. Po ashtu, një herë në vit do të kontrollohen subjektet social kulturore dhe sportive, përfshirë muzetë, teatrot, kinematë, bibliotekat, palestrat, sallat e kërcimit, parqet kombëtare dhe kampingjet ditore.
Lista përfshin edhe institucione me ndjeshmëri të veçantë, si burgjet, paraburgimet dhe komisariatet e policisë, si dhe subjektet që janë inspektuar për sigurinë në punë. Një inspektim vjetor parashikohet edhe për shërbimet ndërhyrëse higjieno sanitare, subjektet importuese të DDD dhe të produkteve zëvendësuese të qumështit të gjirit, si dhe për baret në të gjitha format e tyre, nga bar kafe dhe pub, te diskotekat dhe sallat e lojërave.
Subjekte me risk të lartë, dy inspektime në vit
Në nivelin e riskut të lartë, frekuenca e kontrolleve dyfishohet. Spitalet publike dhe jopublike, poliklinikat publike, si dhe qendrat shëndetësore dhe pikat ambulatore publike do të inspektohen dy herë në vit. E njëjta skemë zbatohet edhe për institucionet arsimore, që nga çerdhet dhe kopshtet, te shkollat fillore, 9 vjeçare, të mesme, universitetet dhe konviktet universitare.
Një trajtim i veçantë parashikohet për subjektet me veprimtari jonizuese, ku përdoren lëndë radioaktive ose pajisje rrezatuese. Këto aktivitete nuk kufizohen në një numër të caktuar kontrollesh, por do të jenë nën inspektim gjatë gjithë vitit, për shkak të rrezikut të shtuar që paraqesin për shëndetin dhe mjedisin.
Risk shumë i lartë, tre inspektime në vit për ujin
Kategoria më kritike mbetet ajo e furnizimit me ujë. Burimet e ujit, depot, stacionet e pompimit, ujësjellësit dhe puset do të inspektohen tre herë në vit. Ky fokus i shtuar reflekton rëndësinë strategjike të ujit të pijshëm dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që cilësia e tij ka në shëndetin publik./Monitor.al
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar këtë të martë, p...
Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas intervistës së Marie G...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fit...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka njoftuar se shteti i ...
Rrugët në fshatin Blush të Kolonjës janë në gjendje të deg...
Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim as ditën e sotm...
Aksi Librazhd-Korçë do të jetë i bllokuar nga data 3 sh...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot sërish në lidhje me...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ndodhet në...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se Elbasani ë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot një p...
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve kombët...
Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur d...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të min...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për d...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndodhet në Shtetet e Ba...
Blushi i Metës është qarë për kushtet dhe trajtimin e kreu...
Rreth 400 banorë të fshatit Tërovë, në Bashkinë Maliq, po ...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme, Ilda Z...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...