Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Rreth 400 banorë të fshatit Tërovë, në Bashkinë Maliq, po përballen prej më shumë se dy javësh me një problem serioz të ujit të pijshëm. Uji që vjen në rubineta ka aromë të rëndë dhe është i papërdorshëm, jo vetëm për t’u pirë, por as për nevojat bazë të përditshme.
Përballë mungesës së një zgjidhjeje, këtë të martë banorët kanë dalë në protestë, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.
Sipas banorëve, problematika është konstatuar prej kohësh edhe nga Ujësjellësi dhe Bashkia Maliq, por deri më tani nuk janë marrë masa konkrete. Ata shprehen se rrjeti i ujësjellësit është relativisht i ri dhe dyshimet më të mëdha lidhen me burimin e furnizimit.
“Ne kemi problem ujin e pijshëm, kemi rreth 2 javë që uji është me aromë të keqe dhe nuk shërben as edhe për të larë, për të pirë jo e jo. Problemi është se e kanë konstatuar edhe nga Ujësjellësi dhe Bashkia, por s’po marrin masa. Ujësjellësi është i ri, është bërë rreth 10–15 vite më parë dhe është i cilësisë së mirë. Mundësia më e madhe është te burimi. Kemi problem edhe për dush, edhe për gjellë, sepse edhe kur zihet, bie aromë më të keqe.”
Kryeplaku i fshatit thotë se janë kryer verifikime në të gjitha linjat e furnizimit, por ende nuk është gjetur shkaku i ndotjes së ujit. Ndërkohë, familjet janë të detyruara të blejnë ujë, duke përballuar kosto shtesë.
“Kemi rreth 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Kam folur me Ujësjellësin e Korçës, kanë ardhur dhe kanë verifikuar të gjitha linjat. Nuk kemi probleme në linja. Është një problem i vështirë dhe s’po e kuptojmë nga na vjen. Mbase shkak kanë qenë rreshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, sepse uji që kemi është i papërdorshëm dhe ka rrezik helmimi, sidomos për fëmijët.”
Edhe banorë të tjerë shprehen të shqetësuar për situatën, duke theksuar se kjo problematikë nuk ka ndodhur më parë dhe se mungesa e ujit të pijshëm po u vështirëson jetesën e përditshme.
“Ky problem është prej dy javësh. Uji vjen me aromë shumë të keqe dhe nuk pihet fare. Kjo situatë s’ka ndodhur më parë. Ne tani e blejmë ujin ose e mbushim në vende të tjera. Nuk është vetëm për të pirë, por edhe për të larë e për të gatuar. Kërkojmë që ta shohin seriozisht dhe ta rregullojnë.”
“E kemi pasur gjithmonë të mirë ujin, por prej rreth dy javësh ka aromë shumë të keqe dhe nuk pihet. Ujin e blejmë edhe për të gatuar. Edhe rrobat kur i lajmë, mbeten me aromë të keqe. Është shumë e vështirë për çdo familje.”
E njëjta problematikë raportohet edhe në fshatin Pendavinj, po në Bashkinë Maliq. Në total, rreth 1000 banorë të këtyre zonave po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, duke e kthyer këtë situatë në një problem madhor shëndetësor dhe social. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, përpara se situata të përkeqësohet më tej./ CNA
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme, Ilda Z...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë...
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga PD, Dorian...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në A2 CNN ka folur për ra...
Mund të duket e pabesueshme apo qesharake, por kryebashkia...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segment...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Erion Veliaj është pa dyshim “peshku” më i madh dhe ndër “...
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institut...
Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiska...
Një fenomen shqetësues me të cilin përballesh sapo vendos ...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën...
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën gjatë di...
CNA TV ka bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ...
Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Nol...
Demokrati Lisandër Hoxha ka ndarë sot një qëndrim lidhur m...
Ka përfunduar në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet socia...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...