SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare. Në rendin e ditës është parashikuar, ndër të tjera, zhvillimi i një interpelance me ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
Seanca do të nisë me miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme dhe me njoftime, ndërsa më pas deputetët do të shqyrtojnë një sërë projektligjesh që lidhen kryesisht me ratifikimin e marrëveshjeve të financimit me Bashkimin Europian dhe vendet fqinje, për programet e bashkëpunimit ndërkufitar për periudhën 2021–2027.
Në rend dite janë gjithashtu projektligje që parashikojnë ndryshime në legjislacionin për kontrollin e lëndëve narkotike dhe psikotrope, barnat narkotike, mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe projektligji për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.
Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë projektvendime për ngritjen e një nënkomisioni për zhvillim të qëndrueshëm dhe për ndryshime në përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Seanca do të mbyllet me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës
Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar – 6 shkurt 2026, URDHËROJ:
Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 3.2.2026, ora 10:00.
Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.1.2026. 2. Njoftime.
3. Interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.
4. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Francës dhe Komisionit Evropian, për programin e bashkëpunimit (Interreg VI-C) Interreg Europe 2021-2027".
5. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.1, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ShqipëriKosovë, 2021-2027, ratifikuar me ligjin nr. 12/2024".
6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi - Shqipëri 2021–2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024".
7. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1, të rishikuar, me shkëmbim letrash, të marrëveshjes së financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuar nga Sekretariati për Çështjet Evropiane, dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Maqedonia e Veriut - Shqipëri, 2021 - 2027, ratifikuar me ligjin nr. 71/2024"
8. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, "Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope..
9. Projektligji "Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, "Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope", të ndryshuar.
10. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 221, datë 4.2.2010, "Për mbrojtjen nga diskriminimi".
11. Projektligji "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike".
12. Projektvendimi "Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm".
13. Projektvendimi "Për ndryshimin e vendimit nr. 75, datë 27.10.2025 "Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar.
14. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë./ CNA
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga PD, Dorian...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur m...
Ish-prokurori Eugen Beçi i ftuar në A2 CNN ka folur për ra...
Mund të duket e pabesueshme apo qesharake, por kryebashkia...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segment...
Gazetari Mentor Kikia ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ...
Erion Veliaj është pa dyshim “peshku” më i madh dhe ndër “...
Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institut...
Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiska...
Një fenomen shqetësues me të cilin përballesh sapo vendos ...
Ditën e sotme është zhvilluar seanca paraprake në Gjykatën...
Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Tiranën gjatë di...
CNA TV ka bërë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij ...
Në qytetin e Korçës, në ambientet e Universitetit “Fan Nol...
Demokrati Lisandër Hoxha ka ndarë sot një qëndrim lidhur m...
Ka përfunduar në GJKKO seanca për kryebashkiakun e arrestu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet socia...
Komisioni "Xhafaj" ka shkelur sërish ligjin. Pas inspektim...
Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim kryetarin e Bashkis...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...