Shpallet fituesi për poligonin dhe palestrën 2.1 milionë euro për forcat speciale
Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fit...

Bashkia e Pogradecit ka reaguar pas intervistës së Marie Gushos, vajzës së Lasgush Poradecit. Intervistë në të cilën Marie Gusho hodhi disa akuza drejt bashkisë.
Në reagimin e bërë, Bashkia e Pogradecit thotë se sa i përket aktiviteti që do të zhvillohet në austri në nder të shkrimtarit ky institucion nuk është organizator, por merr pjesë si e ftuar. Disa ditë më parë, Marie Gusho tha se Bashkia e Pogradecit nuk e kishte njoftuar dhe nuk e kishte ftuar për këtë aktivitet.
Por bashkia bën me dije se e ka ftuar vajzën e Lasgush Poradecit si pjesë e delegacionit të bashkisë për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Më tej, në reagimin e bërë, Bashkia e Pogradecit është ndalur dhe te banesa e poetit në Pogradec, për të cilën thotë se është shitur nga vetë trashëgimtarët dhe tashmë është në pronësi private.
Reagimi i bashkisë
Bashkia Pogradec, pasi ndoqi të plotë intervistën e znj. Marie Gusho, vajzës së poetit të madh Lasgush Poradeci, në një media kombëtare, lidhur me akuzat e ngritura ndaj institucionit tonë, ndien detyrimin të sqarojë publikisht si më poshtë:
Së pari, në lidhje me aktivitetin që do të mbahet në Graz të Austrisë për vendosjen e pllakës përkujtimore në banesën ku ka qëndruar Lasgush Poradeci, sqarojmë se Bashkia Pogradec nuk është institucioni organizator i këtij aktiviteti. Organizimi realizohet nga Ambasada Shqiptare në Austri dhe Bashkia Pogradec është e ftuar zyrtarisht në këtë event.
Megjithatë, pas reagimit publik të znj. Marie Gusho, ku u përfshi edhe Bashkia Pogradec, ne si institucion ofruam mbështetjen tonë të plotë për pjesëmarrjen e saj në aktivitet, pavarësisht se nuk jemi organizatorët e tij, mbështetje e cila u refuzua.
Së dyti, përsa i përket emërtimit të Pallatit të Kulturës në Pogradec, sqarojmë se që prej vitit 1988, me pjesëmarrjen edhe të shkrimtarit Ismail Kadare, kjo godinë mban emrin Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”, emër që vazhdon të mbetet i pandryshuar edhe sot.
Qendra multifunksionale e përmendur nga znj. Marie është krijuar për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, artistike sportive dhe promovuese,(QMP ka në varësi Qendrën Kulturore dhe Drejtorinë Sportive) por nuk ka ndryshuar asnjëherë as emrin e Pallatit të Kulturës, i cili vazhdon të mbajë emrin e poetit të madh dhe as emrin e Qendrës Kulturore.
Së treti, në lidhje me akuzat për fatura false dhe përhapjen e lajmeve të pavërteta në media, sqarojmë se:
Shoqëria QMP sh.a. funksionon sipas legjislacionit për shoqëritë aksionere me kapital shtetëror dhe është subjekt i kontrollit të vazhdueshëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në përfundim të çdo viti dorëzohen bilancet financiare, të përgatitura nga kontabilistë të licencuar, në përputhje me legjislacionin e Ministrisë së Financave.
Nga krijimi i kësaj shoqërie në vitin 2022 e deri më sot, nuk është konstatuar asnjë shkelje dhe asnjë dëm ekonomik.
Gjithashtu, administratori i shoqërisë është subjekt i ILDKPKI, një tjetër mekanizëm kontrolli dhe transparence.
Së katërti, në lidhje me shtëpinë muze të Lasgush Poradecit, për hir të së vërtetës, rikujtojmë se banesa e poetit është shitur nga vetë TRASHËGIMTARËT dhe aktualisht është në pronësi private.
Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, prej vitesh po punon për të gjetur dakordësinë me pronarët aktualë, me qëllim kthimin e saj në shtëpi muze, ashtu siç e meriton figura e Lasgush Poradecit. Aktualisht jemi në proces, në kuadër të projektit për rikualifikimin e lagjeve historike, ku përfshihet edhe muzeu.
Së pesti, përsa i përket restaurimit të shtatoreve të Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit, sqarojmë se ato ishin dëmtuar nga faktorët atmosferikë. Bashkia Pogradec kishte hartuar një projekt restaurimi dhe, në bashkëfinancim me Këshillin e Qarkut Korçë, ishte drejt finalizimit të punimeve.
Atë kohë, pati një vetëofrim nga profesori i nderuar z. Vladimir Llakaj, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me institucionin tonë, realizoi falas restaurimin e të dyja shtatoreve.
Në përfundim, Bashkia Pogradec e kupton indinjatën e znj. Marie Gusho në lidhje me aktivitetin në Graz, por rithekson se nuk është organizatore e këtij eventi. Pikërisht për këtë arsye, Bashkia e ka ftuar znj. Gusho të bashkohej me delegacionin tonë.
Kërkojmë që në të ardhmen të shmangen akuzat e pavërteta dhe dezinformuese ndaj institucionit që përfaqëson qytetarët e Pogradecit dhe që, me respekt maksimal, ka nderuar çdo vit figurën e Lasgush Poradecit përmes aktiviteteve të shumta kulturore, ku znj. Marie ka qenë gjithmonë e ftuar por që për arsye të saj personale, ka munguar.
Faleminderit.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpalli së fundmi fit...
Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka njoftuar se shteti i ...
Rrugët në fshatin Blush të Kolonjës janë në gjendje të deg...
Gjykata Kushtetuese nuk do të marrë vendim as ditën e sotm...
Aksi Librazhd-Korçë do të jetë i bllokuar nga data 3 sh...
Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot sërish në lidhje me...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ndodhet në...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka deklaruar se Elbasani ë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pritur sot një p...
Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve kombët...
Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha, është paraqitur d...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka reaguar pas deklaratave të min...
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore për d...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndodhet në Shtetet e Ba...
Blushi i Metës është qarë për kushtet dhe trajtimin e kreu...
Rreth 400 banorë të fshatit Tërovë, në Bashkinë Maliq, po ...
Drejtuesja e Departamentit të Politikës së Jashtme, Ilda Z...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00, në seancë...
Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar sot seancën dëgjimore me...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga PD, Dorian...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...