SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj ishin në kantierin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës ku ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë projekt.
Ata njoftuan se po punohet me ritme të shpejta, ku krahas ndërtimit të pistës së aeroportit, paralelisht po ndërtohet e gjithë infrastruktura aeroportuale që është pjesë e projektit.
Deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike. Drejtori Ethemaj bëri të ditur se projekti, ashtu sikundër ishte parashikuar, po zhvillohet me disa faza.
“Aeroporti në vetvete është planizuar që të zhvillohet në tre faza. Kjo është faza e parë e zhvillimit, i cili do të shoqërohet pastaj, në bazë të numrit të pasagjerëve, në fazat e tjera. Kjo që shihet shoqërohet edhe me një proces koordinimi mes palëve. Aktualisht drejtoria e Aviacionit Civil, aeroporti, Dogana dhe Policia kanë filluar punën për përcaktimin e kërkesave, vendeve ku do alokohen me qëllim llogaritjen e stafit të nevojshëm. Punimet po ecin shumë mirë”, tha Ethemaj.
Nga ana tjetër, Balluku tha se punimet fizike do të përfundojnë në fund të këtij viti, siç është parashikuar, për t’i lënë më pas kohë proceseve të certifikimit dhe kolaudimit të këtij aeroporti.
“Fazat janë të definuara, se çfarë do të ndodhë në secilën fazë, pasi një njësi kaq e madhe e aviacionit civil, ku ka disa komponentë brenda, nuk ndërtohet e gjitha që në fazën e parë. Ashtu siç është edhe e planizuar në studimin e fizibilitetit ka disa faza për të avancuar me të gjithë procesin e ndërtimit të aeroportit deri në realizimin final të të gjithë volumeve të punës që ky aeroport do të ketë. Për këtë arsye edhe ne jemi të përgatitur sipas një kalendari dhe fazave që do të hedhim një nga një, por për fazën e parë, e cila do të jetë faza e hapjes të operimeve dhe e nisjes së disa nga sektorëve, ne jemi plotësisht gati”, u shpreh Balluku.
Aeroporti do të zhvillohet në tri sektorë, aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila deri më tani i mungon Shqipërisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e vendosi theksin tek respektimi i afateve duke sjellë në vëmendje edhe faktin se tashmë vendi ynë ka eksperiencën e duhur për finalizimin e të gjithë procesit.
“Kemi me të vërtetë në radhët tona ekspertë të mirë të fushës, të cilët e njohin tashmë procesin. Kemi bërë një test me procesin e aeroportit të Kukësit dhe ja kemi dalë në afate dhe në kohë, kështu që tashmë edhe skuadrat tona janë skuadra me eksperiencë, me kontakte shumë të mira me partnerët ndërkombëtarë dhe nga ana tjetër kanë kaluar dhe një test të fuqishëm që ka qenë ai i certifikimit të Kukësit. Kështu që tashmë le të themi kjo nuk është një provë, ky është një sukses i garantuar, mjafton që ne ti qëndrojmë afateve, ndaj insistoj tek pjesa e afateve”, nënvizoi Balluku.
Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike./ CNA
Skandalet e Alfred Pezës në krye të RTSH-së duket se n...
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa nga pikat e rre...
Rezultante alarmante vijnë për 15-vjeçarët shqiptarë n...
Të huajt kanë vijuar të shfaqin interes për Shqipërinë...
Radio Televizioni Publik Shqiptar me në krye Alfred Pe...
Pak muaj më parë u miratua nga qeveria një akt normativ pë...
Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një ...
Ditën e sotme, CNA, përmes një investigimi me prova dh...
Të mërkurën, Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan N...
Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipëris...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Min...
Opozita nuk tërhiqet. Ashtu siç ka paralajmëruar, do t...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në Shkodër, ku...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
PISA ka publikuar raportin ku vlerëson aftësinë e nxën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri...
Protesta e profesionistëve të lirë dhe pankarta "i dua...
Drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Ko...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...