Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Pak muaj më parë u miratua nga qeveria një akt normativ për menaxhimin e ujërave të zeza nga bizneset, të cilat ndodhen në zona turistike, në bregdet, liqen dhe pranë lumenjve. Akti normativ ka për qëllim zgjidhjen e problematikës së ujërave të zeza, ndërsa është vendosur se subjektet duhet të instalojnë impiante për trajtimin e ujërave në të kundërt do të përballen me gjoba të larta.
Disa përfaqësues të bizneseve në Pogradec, pasditen e djeshme, janë mbledhur për të diskutuar lidhur me këtë akt normativ duke kundërshtuar vendosjen e impianteve për përpunimin e ujërave të ndotura. Sipas tyre, qyteti i Pogradecit e ka një impiant, i cili përballon ujërat e zeza edhe të bizneseve private.

"Sot ishin ndoshta ata më të sensibilizuarit, sepse ka pasur dhe një efekt penalizimi nga strukturat shtetërore për këtë proces dhe kjo e bën më evident problemin. Sepse, problemi nuk ekziston, Pogradeci nuk e ka këtë problem, ose më mirë le të jenë instancat shtetërore që ta vërtetojnë nëse ekziston. Ne këtë kërkojmë, që Pogradeci të mos bëhet pjesë e gjithë ligjshmërisë në gjithë vendin.
Është problem i zgjidhur në këtë qytet. Disa biznese janë penalizuar, me shifra që bizneset në Pogradec nuk e përballojnë. Shkon në 1.5 milionë lekë të rinj. Ne kërkojmë mirëkuptimin nga të gjitha institucionet, do t'u dërgojmë një shkresë që të shihet specifikisht çështja e Pogradecit, sepse është problem i zgjidhur. Nëse s'do të mirëkuptohemi, do reagojmë me bojkotimin e shërbimit të klientëve, aq më tepër që presim sezonin turistik."
Përfaqësuesit e bizneseve thonë se çmimi për të instaluar këto impiante është i papërballueshëm për ta, pasi fillojnë nga 13 mijë euro deri në 100 mijë euro në varësi të kapaciteteve. Nga ana tjetër, shprehen se në aktin normativ bëhet fjalë për bizneset, ujërat e të cilëve kalojnë drejtpërdrejt në liqen, ndërsa në Pogradec derdhen në kanalizime.

"Zona jonë, Pogradeci, dhe Njësia Administrative Buçimas jemi me impiant, me kolektor të bërë dhe vazhdon kapaciteti, është marrë parasysh rritja progresive e popullsisë etj. Ne mendojmë se i ka kapacitetet edhe për 50 vjet të tjera ai impiant. Duhet të ulemi të flasim, ku është ndotja? Ne që i hedhim në rrjet, paguajmë taksa, detyrime, të gjitha. Pse duhet ta bëjmë ne?
Ne nuk jemi kundër kësaj nisme, duhej bërë me kohë siç e bëri Pogradeci me Njësinë Administrative. Pa diskutim, ai që e derdh në lumenj e liqen nuk e pranojmë dot të themi që s'duhet bërë. E kemi kundërshtuar, kemi bërë dhe dëgjesa me bashkinë. Tani jemi të detyruar të bëjmë këtë lëvizje. Luftë me shtetin nuk do bëjmë, por një reagim duhet të ketë. Si ta zgjidhim? A jemi për njëri-tjetrin? Ne paguajmë taksa, hajde t'i japim zgjidhje, por jo në këtë mënyrë."
Në këtë takim, bizneset vendosën t'i drejtohen ministrisë me një kërkesë për shfuqizimin e këtij akti normativ për zonën e Pogradecit. Po ashtu, në kërkesë kanë theksuar edhe anulimin e gjobave të cilat kanë filluar të vendosen dhe kapin vlerën deri në 10 milionë lekë. Nëse nuk do të ketë plotësim të kërkesave të tyre, bizneset do të mbyllen në shenjë proteste.

"Ka dalë një akt normativ i qeverisë, është konsideruar emergjencë kombëtare vendosja e impianteve pranë ambienteve të hoteleri turizmit për pjesën e derdhjes së ujërave të ndotura në dete, liqene, lumenj. Ky akt normativ ka cekur edhe Pogradecin, por duam të shpjegojmë që jemi në një situatë krejt ndryshe.
Në Pogradec është bërë një investim shumë i mirë i KFV-së gjermane prej 20 vitesh ku janë marrë parasysh të gjithë prurjet që do ketë si nga biznesi dhe familjarë për gjithë vitet e ardhshme. Aktualisht impianti nuk është në kapacitetin e tij të plotë, e përballon këtë fluks më së miri dhe s'ka nevojë që bizneset të cilat janë të lidhura me kolektor, kryesisht të Pogradecit dhe Njësisë Administrative Buçimas, të kenë impiante të tjera shtesë.
Së dyti, investime në pjesën e kolektorit po bëhen edhe në Lin dhe në Njësinë Administrative Udënisht dhe shumë shpejt edhe ata do shkëputen nga derdhja në liqen. Ne mendojmë që nuk duhet bërë kjo, pse duhet të paguajmë dy herë taksa, ne i paguajmë. Pushteti vendor dhe Ujësjellës Kanalizime Sh.A e taton çdo biznes këtu për heqjen e ujërave të zeza.
S'kanë pse të blejnë impiantin, të paguajnë kosto të caktuar dhe të paguash edhe ujësjellësin. S'mund të ketë taksapagim të dyfishtë për një shërbim. Patjetër që rrit kostot e biznesit, sepse si impiant ka një kosto relativisht të lartë. Variojnë nga 16 mijë euro deri në 100 mijë euro nga kapaciteti i biznesit. Një kosto e tillë dhe e menjëhershme për bizneset e Pogradecit është shumë e rëndë."
Në zonën e Pogradecit janë rreth 120 biznese operuese. Pjesa më e madhe e tyre e kanë të pamundur vendosjen e impiantit që për ta është e një kostoje mjaft të lartë, duke marrë parasysh edhe faktin se sipas tyre, situata është normale pasi ujërat e ndotura kalojnë në kanalizime e jo në ujërat e liqenit./ CNA
View this post on Instagram
Miliona metra katrorë në dy gadishujt shqiptarë, Karaburun...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, me anë të një ...
Ditën e sotme, CNA, përmes një investigimi me prova dh...
Të mërkurën, Gjykata e Apelit ka lënë në qeli Dritan N...
Pak orë para nisjes së ndeshjes mes Kroacisë dhe Shqipëris...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka përcjellë Min...
Opozita nuk tërhiqet. Ashtu siç ka paralajmëruar, do t...
Detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi në Shkodër, ku...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
PISA ka publikuar raportin ku vlerëson aftësinë e nxën...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri...
Protesta e profesionistëve të lirë dhe pankarta "i dua...
Drejtori i Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza, ka...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e Ko...
Sot është zhvilluar mbledhja e Sekretariatit Teknik të...
Analistët kthehen në profesionistë futbolli. Ky është ...
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Programi i Kombe...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur pas përfundimit të sean...
Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rru...
Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka ndryshuar masën për...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...