Europa përfshihet nga vala e të nxehtit, Italia në alarm me temperatura deri në 45°C
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...

Zbatimi i kontratës së koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit hyri në vitin e gjashtë në 2024, duke konsumuar gati gjysmën e afatit të kontratës me qeverinë 13 vite.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, kompania “Gjoka Konstruksion” që ka fituar koncesionin për ndërtimin e këtij objekti ka marrë gati gjysmën e financimeve prej mbi 15 miliardë lekësh, teksa punimet për ndërtimin e tunelit të Murrizit, pjesa më e vështirë e segmentit, vijojnë ende.
Sipas raportimeve dhe konfirmimit të Autoritetit Kontraktues për Ministrinë e Financave deri në vitin 2023 kanë përfunduar 54 km trup rrugë, në stadin e punimeve të avancuara, ku në rreth 19 km ka përfunduar e gjithë paketa e shtresave asfaltike (konglomerat, binder dhe asfaltobeton) dhe pjesa tjetër është në fazën e shtresës së binderit.
Kanë përfunduar punimet me të gjitha elementët e parashikuara në projekt për segmentet rrugore nr. 1, nr. 6, Klos dhe segmenti rrugor Maqellarë – Bllatë, kanë përfunduar 5 tunelet e reja, me të gjitha elementet (përfshi edhe ndriçimin).
Ka përfunduar ndërtimi i 2 urave beton-arme, përkatësisht mbi Lumin e Zallit të Bulqizës (144 metra e gjatë) dhe mbi lumin Drin (260 metra e gjatë), ka përfunduar Ura e Vashës dhe Ura e Fshatit Fshat si dhe By Pass-i i Murrizit, me një gjatësi prej 9.6 km.
Gjithashtu kanë përfunduar punimet deri në shtresë Konglomerati, në segmentin rrugor para hyrjes së tunelit të Murrizit, ku kanë përfunduar pilotat, punimet e mbrojtjes me mur të përforcuar.
Ministria e Financave njoftoi se aktualisht po punohet për ndërtimin e tunelit të Murrizit ku janë realizuar gërmimet në masën 100%, ku pavarësisht vështirësive si pasojë e formacionit gjeologjik, ku u pezulluan punimet për 17 muaj në këtë vepër, aktualisht po punohet në disa fronte pune në të dy tubat, atë kryesor dhe të emergjencës, me fazat e betonimit të themeleve/veshjes finale, drenazhimit, hidroizolimit si dhe me riprofilime (përforcim të tunelit), në zonat ku është e nevojshme etj.
Për sa i përket llojit të financimit ky projekt koncesionar/PPP është me mbështetje buxhetore, pagesat e të cilit kanë filluar në vitin 2019.
Pagesat faktike të vitit 2023 janë në masën 2.84 miliardë lekë dhe në total pagesat buxhetore ndaj koncensionarit janë paguar 15,7 miliardë lekë ose rreth 150 milionë euro, nga rreth 33,8 miliardë lekë që është vlera totale e kontratës.
Rruga e Arbrit ka kaluar një histori të komplikuar kostosh dhe procedurash, nga planet fillestare për ndërtimin e saj me 70 milionë euro, deri në ditët e sotme ku fatura pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.
Qeveria e mori në dorëzim rrugën në nëntor të vitit 2021, edhe pse punimet nuk kishin përfunduar në një pjesë të madhe të segmenteve. Afati i kohëzgjatjes së ekzekutimit të kontratës është 13 vjet, ndërkohë që punimet nisën më 2019. Këtë vit mbushen 6 vjet nga hyrja në fuqi e kontratës. Sipas përcaktimeve në kontratë rruga duhej të ishte dorëzuar e plotë maksimumi në 2022-shin./Monitor
Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka ndryshuar masën për...
Deputetja Jorida Tabaku ka deklaruar para mediave se l...
Ashtu si në rastin e dy testimeve të tjera, atij të Gj...
Ish-kandidatja për Bashkinë e Korçës, Ledina Alolli ës...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të ...
Gjykata Kushtetuese ka nisur sot seancën e hapur ku po...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Sot 28 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tret...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ndodhet në Jug...
Prezantohet në panairin ndërkombëtar EUROSATORY që po ...
Gazetari Blendi Fevziu ka treguar ëndrrën 89-vjeçarit ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po kalon orët e makthit të ...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, është justifikuar në media pë...
Avokatët e kryebashkiakut të zgjedhur të Bashkisë së H...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me ve...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka humbur gjyqin kundër nd...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Me hyrjet e shtetasve të huaj që janë rritur me mbi 30...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...